Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kërkuar mbylljen e auditoreve, po ashtu dhe të konvikteve për një muaj deri sa të dalin në një vendim të dytë.
Për këtë gjë kanë reaguar menjëherë dhe drejtoritë e konvikteve, konkretisht RSU1 dhe RSU2, ku qartësojnë studentët në lidhje me procedurën që do ndiqet.
NJOFTIMI:
Të dashur studentë!
Duke marrë shkas nga vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit në universite online gjatë muajit nëntor dhe mbylljen e konvikteve, ju njoftojmë se:
- Të gjitha regjistrimet aktuale në konviktet e inxhinierisë dhe të mjekësisë, për sezonin arsimor 2020 – 2021, do të jenë të vlefshme. Ky vendim nuk prek regjistrimet dhe si i tillë, asnjë prej tyre nuk do të anulohet. Me rihapjen e konvikteve, të gjithë studentët aktual do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontrateve të nënshkruara.
- Pagesa e tarifës për muajin nëntor, për ata studentë që nuk do ta marrin shërbimin, do të jetë e mbartur për muajin dhjetor.
Faleminderit!
Rezidenca Studentore Universitare Nr.2