E enjte, 26 Nëntor, 2020

Shkrimi i botueses së ‘InfoElbasani’ që mori vëmendjen e mediave Turke

Duhet të lexoni

Nismat e ligjvënësit në lidhje me kompetencat e Presidentit nuk “vrasin” Metën po Presidencën.

Nga Fejzo Subashi Opinioni publik tashmë është njohur dhe bërë më dije, nëlidhje me nismën e një grupi deputetësh, për...

Turqia si shpresë/ Mes përkthyesve dhe një ekipi të huaj në punë 24 orë!

Nga Marjon Gorica Pa diskutim që si një gazetar do të më duhet të bëj punën time e cilësuar në...

Duhen strategji të reja për ta luftuar Covidin, jo mbyllje totale

Kryeredaktori i “Epokës së re” Mal Qorraj ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Avdullah Hoti për mbyllje totale të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Marjon Gorica

Ndonëse Turqia po përjeton një situatë emergjence si shkak i tërmetit që tronditi pak ditë më parë shtetin laik, mediat i kanë kushtuar rëndësi të veçantë dhe lajmeve të botuara në lidhje me Presidentin Erdoğan.

Bëhet fjalë për një shkrim të publikuar nga Anisa Bahiti, drejtues e medias ‘InfoElbasani’. Një  artikull ky i cili flet në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Europë e jo vetëm, por që pa drejtësisht i faturohen Recep Tayyip Erdoğan.

Në shkrimin e saj i cili tashmë është publikuar në rreth 100 media turke, e përkthyer e botuar gjithashtu në disa gjuhë e vende të tjera, si në gjuhën Maqedonase dhe atë Arabe, Bahiti përmend faktet se çfarë ndryshimesh ka përjetuar Turqia në drejtimin 18 vjeçar të Erdoğan. Duke e cilësuar atë si një lider i cili arriti të nxjerr Turqinë nga kriza e thellë që e kishte kapur, duke e renditur aktualisht  në 10 superfuqitë botërore. Një lider i cili i ka dhënë shpresë rinisë, e ka përmirësuar ndjeshëm bizneset, shprehet Anisa Bahiti në shkrimin e saj.

SHKRIMI: 

Europës nuk ia ka fajin Erdogani!

Prej disa kohësh ka filluar një histeri e madhe “anti Erdogan” në Europë dhe në mediat e saj. Akuzohet për gjithçka të ndodhur; nga Libia në Jemen, nga Mesdheu në Armeni, nga Siria në Greqi, nga Qipro në Liban, e nga Holanda në Francë. Çdo dështim i brendshëm ose i jashtëm Europian i faturohet Erdoganit. Niset një kriminel nga Tunizia kalon dhe strehoet nga autoritetet në Itali, shkon dhe vret disa njerëz të pafajshëm në Nise, Francë, prapë debati publik është: “ Erdogani dhe panislamizni i tij”.

Por si është e vërteta ?

Në 18-të vjet Erdogani e ka transformuar Turqinë nga një vend në krizë të thellë në një nga 10-të Fuqitë më të Mëdha botërore, ekonomike dhe politike. Ai ka përmirësuar me dhjetra herë më shumë jeten e turqve dhe i ka dhënë jete, shpresë e biznes rinisë turke. Ai ka vendosur autoritetin ushtarak, politik e strategjik të Turqisë aty ku i takon. Turqia është fuqia më e madhe rajonale në Mesdheun Jugor dhe Detin e Zi. Ajo është kthyer në një superfuqi ekonomike, turistike dhe ushtarake. Megjithatë në diskurin politik të vendeve të BE-së, çdo dështim të tyre të brendshëm ia faturojnë “fuqisë” së Erdoganit. Kjo ndodh me Holandën, me Gjermaninë, Francën, Greqinë, Italinë etj.

Kaq e paarsyeshme është kjo situatë sa që dhe ata që nuk përkrahin Erdoganin, apo dhe qasjen e tij doktrinare, fetare kur sheh që çdo kurth apo dështim i faturohet atij, i vjen të mendojë a mos është koha që BE-ja, e cila me zor mori 1 milion emigrante gjatë periudhës 2014-2015, ndërkohë që Turqia ka 5 milionë të tillë në shtetin e vetë prej vitesh, fajin ta shohë te vetja dhe jo tek “Turqia e Erdoganit ?!”

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Nismat e ligjvënësit në lidhje me kompetencat e Presidentit nuk “vrasin” Metën po Presidencën.

Nga Fejzo Subashi Opinioni publik tashmë është njohur dhe bërë më dije, nëlidhje me nismën e një grupi deputetësh, për...

Turqia si shpresë/ Mes përkthyesve dhe një ekipi të huaj në punë 24 orë!

Nga Marjon Gorica Pa diskutim që si një gazetar do të më duhet të bëj punën time e cilësuar në detaje, e jo të shprehem...

Duhen strategji të reja për ta luftuar Covidin, jo mbyllje totale

Kryeredaktori i “Epokës së re” Mal Qorraj ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Avdullah Hoti për mbyllje totale të vendit për ta luftuar virusin...

Dita ndërkombëtare e fëmijëve jetim. Bushati: Prioritet i Qeverisë shqiptare

Ne kuader te dites nderkombetare te femijeve jetim, kryetari i PS Tiranes, Ervin Bushati, zhvilloi nje vizite ne qendren komunitare “Gonxhe Bojaxhi”. Nen nje atmosfere...

Koço Devole… Të tillë autorë të humorit, gjithnjë janë të rrallë.

Mësova me dhimbje lajmin e vdekjes së aktorit e autorit të humorit shqiptar, Koço Devoles, i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në...

Më shumë artikuj të ngjajshëm