E martë, 18 Maj, 2021

Koço Devole… Të tillë autorë të humorit, gjithnjë janë të rrallë.

Duhet të lexoni

Super komedia me super aktorët, shfaqja që nuk duhet humbur!

Nga Marjon Gorica E çfarë më mirë se pak humor në këto kohë të vështira që po jetojmë do të...

Aleksandër Moisiu: “Teatri është art për të rinjtë. T’u lëmë vendin atyre!”

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të mërkurën e 24 shtatorit 1930, në ballinë, një shkrim në lidhje me...

Zamira Kita: Jam plotësisht dakord për prishjen e teatrit

Aktorja e njohur Zamira Kita, shpreh nevojën urgjente për ndërtimin e një godine të re që do të shërbejë...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Mësova me dhimbje lajmin e vdekjes së aktorit e autorit të humorit shqiptar, Koço Devoles, i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në spital në Tiranë, me simptoma të rënduara të COVID-19. Devole, beratas me origjinë, pjesëtar i një brezi të talentuar, e zhvilloi humorin e tij në kushte të shtetit të kudondodhur, gjatë diktaturës, dhe e vazhdoi atë në kushte të shtetit të larguar në drejtime të panjohura, gjatë demokracisë. Pra, humori i tij ndërtohet pikërisht në humnerën që gjendet mes dëshirës së njerëzve për normalitet, parashikueshmëri, jetë të mirë, drejtësi e liri, dhe dështimit të plotë të asaj dëshire prej dy ekstremeve politike ku ka kaluar Shqipëria, katër dekada stalinizëm dhe tre dekada neoliberalizëm.
Humori i Koço Devoles ishte një humor i thellë e i punuar me kujdes. Edhe pse shpesh i thënë me gjuhë popullore, ai nuk binte pre e formulave kopjuese, klisheve bajate, apo imitimit banal. Rrallë merrej ai me individë, sepse kishte aftësinë të karikaturizonte fenomenin, pa u bërë megjithatë skolastik apo skematik. Të tillë autorë të humorit, gjithnjë janë të rrallë, dhe shpresoj të jetë frymëzim për humoristët e gjeneratave të reja. Ngushëlloj familjarët e Koço Devoles dhe gjithë adhuruesit e artit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se...

Urimi i ministres Belinda Balluku për Fitër Bajramin: Vatrat tuaja qofshin të lumtura e të begata!

Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, ministrja Belinda Balluku ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare...

 “Sikur të isha djalë” dhe “Pse?”, psikologjia dhe tragjizmi i personazheve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Ishte viti 1935 kur botohej “Pse?” e Sterjo Spasses dhe vetëm disa muaj më vonë “Sikur të isha djalë”...

Letra e një të panjohure

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' Dashuria është një ndjenjë e pastër që shumë shkrimtarë rreken ta përcjellin në mënyra të larmishme e sa më...

Kompozim/Koka e prerë e Ali Pashait në kamare

Kompozim/Koka e prerë e Ali Pashait në kamare Euro Rrasa Fakulteti i Arteve të Bukura Programi – Skulpturë Universiteti i Arteve, Tiranë

Më shumë artikuj të ngjajshëm