E shtunë, 6 Mars, 2021

Lëvizja VETËVENDOSJE!, e uron popullin amerikan për zgjedhjen e presidentit të ri, Joe Biden

Duhet të lexoni

Plot sharm dhe elegancë, Rudina Dembacaj shfaqet në super formë

Nga Marjon Gorica Aktorja Rudina Dembacaj është shfaqur ditën e sotme në rrjetet sociale në një mënyrë tepër të veçantë. Në...

Lamtumirë mjeshtër! Nuk besoj se si Agim Krajka kishte një të dytë në muzikën shqiptare.

NGA ROLAND QAFOKU Jo vetëm se kompozoi “Këngët e Rinisë”. Jo vetëm pse kompozoi “Kafe Flora burra plot”. Jo pse...

‘Tirana Youth Voice’/ Nënkryetarja Ruseti: Sukseset dhe përpjekjet e të rinjve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Më kujtohet dita ime e parë si studente e porsa ardhur në kryeqytetin e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Lëvizja VETËVENDOSJE!, si subjekti më i madh politik në Kosovë, e uron popullin amerikan për zgjedhjen e presidentit të ri, Joe Biden, dhe zv. presidentes, Kamala Harris. Qysh gjatë fushatës ne e kemi dhënë mesazhin tonë mbështetës për z. Biden, sepse e kemi dëshiruar vërtet fitoren e tij. Joe Biden është një politikan me përvojë të angazhimit në Ballkan, ku vazhdimisht ka mbajtur qëndrime të drejta në raport me agresionet e agresorët, por edhe në ndihmë të viktimave e të lirisë së tyre. Si mik i dëshmuar i shqiptarëve, ne besojmë se ardhja e tij në detyrë është arsye për shpresë për kombin tonë, nëse ne shqiptarët punojmë siç duhet e ndershmërisht, e nëse i largojmë prej qeverive të korruptuarit e të gjitha ngjyrave.

Presidenti i ri, Biden, pritet të jetë një përforcues i aleancave e jo një dobësues i tyre. Ai është një politikan që e njeh mirë kontekstin e fuqive, para dhe pas Luftës së Ftohtë, për pasojë besojmë se do të jetë fuqizues i NATO-s e do të ndihmojë për vendosjen e kufijve ndaj ndikimit të fuqive si Rusia e Kina në rajonin tonë. Prirja programore e Partisë Demokratike të SHBA, për politika sociale, gjithëpërfshirje, luftim kundër diskriminimit dhe rritje të mirëqenies, përputhet me kahjen e përpjekjen e politikave tona, prandaj përkrahja për ta ka qenë e natyrshme. Zhvillimi i përgjegjshëm ekonomik, duke ruajtur e shëruar natyrën, duke përparuar njerëzoren e duke mos e cënuar assesi lirinë, këto janë çështje për të cilat mezi presim të bashkëpunojmë.

Ndryshimi në SHBA duhet të reflektohet edhe me ndryshim në Kosovë, ku tash disa muaj kemi një qeveri të paaftë dhe jolegjitime. Kjo qeveri u ndërtua me detyrën e vetme: dobësimin ndërkombëtar të Kosovës, dhe servilizmin ndaj emisarit të presidentit Trump, Richard Grenell, i cili pati si synim zhbërjen e trashëgimisë demokratizuese e lirisjellëse të presidentëve Clinton e Bush në Ballkan. Fatkeqësisht, përpjekje të tilla destabilizuese gjetën mbështetje edhe te disa shqiptarë, të gatshëm të shkojnë kundër historisë sonë, vetëm për pushtet. Kosova ka nevojë urgjentisht për zgjedhje të reja dhe qeveri e institucione legjitime, të cilat do të kenë mundësinë të zhvillojnë raporte të drejta me fqinjët, e të thellojnë aleancën me SHBA e me presidentin e ri z. Biden.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Plot sharm dhe elegancë, Rudina Dembacaj shfaqet në super formë

Nga Marjon Gorica Aktorja Rudina Dembacaj është shfaqur ditën e sotme në rrjetet sociale në një mënyrë tepër të veçantë. Në...

Lamtumirë mjeshtër! Nuk besoj se si Agim Krajka kishte një të dytë në muzikën shqiptare.

NGA ROLAND QAFOKU Jo vetëm se kompozoi “Këngët e Rinisë”. Jo vetëm pse kompozoi “Kafe Flora burra plot”. Jo pse kompozoi këngën e gjyshes. Jo...

‘Tirana Youth Voice’/ Nënkryetarja Ruseti: Sukseset dhe përpjekjet e të rinjve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Më kujtohet dita ime e parë si studente e porsa ardhur në kryeqytetin e zhurmshëm e të madh për...

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”. Pyetjes...

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë administrative Sukth dhe Katund i...

Më shumë artikuj të ngjajshëm