Për disa demagogë që mundohen të imponojnë dhunshëm dashurinë ndaj Hashimin, veq pak kthjellim…

Shkruan: Mentor Llugaliu

1. Hashimi me gojë t’vet ka deklaruar që ka qenë larg vijave të frontit dhe rrjedhimisht nuk ka luftuar.

2. Hashimi nuk e ka pranuar me kohë marrëveshjen e Rambujesë, duke i dhënë kohë Serbisë për t’i shumëfishuar forcat kriminale në Kosovë, për pasojë kanë humbë jetën qindra mijëra shqiptarë.

3. Hashimi në Hagë po akuzohet edhe për vrasjen e kundërshtarëve të atëhershëm politik. Atëbotë LDK-në e udhëhiqte një njeri i ndershëm si Ibrahim Rugova, të cilin nuk mund ta shantazhonte, prandaj ndodhi çka ndodhi. Me LDK-në e sotme luan si të dojë, dihet kjo.

4. Hashimi e ka lexuar shpalljen e Pavarësisë, Pavarësi e cila pa të kishte qenë shumë ma e fortë e më e mirë. Po këtë pavarësi t’lodhtë më vonë e ka çmontuar ngadal, duke e anashkaluar mendimin e GJND-së lidhur me përputhjen e Pavarësisë së Kosovës me ligjet ndërkombëtare.

5. Pastaj vjen 6 pikëshi i Ban Ki Munit, Zajednica, falja e mijëra hektarëve Malit të Zi me demarkacionin e famshëm.

6. Pastaj Gjykata Speciale e cila duke u munduar me ‘ua ngulë’ të tjerëve ia nguli edhe vetës.

7. Pastaj planet e tij me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës, plan të cilin ia la në fyt Haga.

8. Pastaj hajnitë nga viti 1999 e deri 2020, ku pothuajse nuk ka pas ndërmarrje publike që nuk e ka kontrolluar financiarisht nëpërmes servilëve të tij hiena. Si pasojë sot e kemi Telekomin para falimentimit, KEK-un e shitur për një grusht euro, toka të privatizuara me 1 euro arin, mbyllje të fabrikave duke i shndrruar ato në prona dostash e jaranash..

9. Si pasojë e qeverisjës së tij, Kosova është e varfër, e vetmja e izoluar në Europë, me shëndetësi përtoke, me arsim n’fund t’pusit, me qeveri ku këshilltarë ka njerëz të akuzuar për 113 kg drogë…

10. Në ditën e fundit si President falë me dekret njerëz të dënuar për krimet më të rënda.

Kësi pikash mundem të ju shkruaj deri në mëngjes, por po e lë me 10.

Qaq! #JoeBiden (po ua përmendi pak sa me ua idhtësu mbrëmjen)