Tungjatjeta, shqiptar! VIKTIMAT QAJNË EDHE SOT!

Shkruan: Refiqe R. Hamiti

(Është mëkatë të merresh me mëkatarin,sepse ai nuk e done as zotin…)

Andaj:”Sot unë jam me UÇK-ës sepse ” kurrë s’jam kanë me UÇK”.
Njeriu çartet kur e tradhton dikend, e jo kur bëhet viktimë e tradhtisë.
“Sot unë jam në anën tënde Hashim Thaqi, dhe bashkëndjej me ty”.
Të kuptojë si ndjehesh:
I sosur, i thyer, i çaraveshur,i tradhtuar, i nënçmuar, i hidhur vet në gropën e gërmuar,a të vjen gjynah prej vetes se nuk e ke pritur dhe të kanë mashtruar, ta kanë thy besën që ta kanë dhënë ,ndihesh i pafuqishëm,vetëm dhe i këputur në njëqind copa !
Vështir është me ta këput vargun. Ti ju ke thënë mos këndoni por ata kanë kënduar…
Ke menduar si perëndi që :
Ligjit nuk ju prek dhe nuk ndëshkoheni kurrë për “pabesit e juaja”. Këtu bazohem nga intervistat e fundit në mediat elektronike që i ke dhënë këta gjashtë muajt e fundit. Dhe tash i rikujtonë veprimet e tua ,e ke vështirë ti përjetosh sepse para syve të dalin kënaqësit e tua duke u zgërdhi dhe festu me kallash kur viktimat kanë qajtë nga dhimbja ose janë vrarë . Në qoftë se ato viktima kanë qenë çetnika ,unë e para ta bëjë hallall,sepse çetnikut duhet me ia dhënë atë që ,ai ja ka bërë shqiptarit në vendin e vet, Kosovë.
Sot më duket vetja shumë e rëndomt…Ne fakt çdokush duhet te ketë njefarë respekti për veten.Respekti quhet :”Element që i jep dinjitet egzistences njerëzore”.
Perveç kësaj thuhet: Duaje mikun tënd si vetën tënde. E sot e diele po të pyes nga largë : A ndihesh i poshtëruar ,inferior? Sepse si president që të kamë pas po mundohem me të “dasht” , si vetën time.
Të ka tradhtuar dikush që e ke hëngër me sy!
Të ka tradhtuar dikush që e ke ulë në sofër!
Të ka tradhtuar dikush që edhe shtratin e ke ndarë me të!
Të ka tradhtuar dikush që tutet prej hijes së vet!
Të ka tradhtuar dikush që e ke përshtypjen se e rrëzon malin dhe flladin pranverore!
Të ka tradhtuar dikush që i ke thënë shok,vëlla, dajë,boss por ky dikushi kam përshtypjen që sallaten ruse, e ka ruajt vetëm për vete.
Krejt çdo shqiptar në njëfarë mënyre themi se :Edhe na e kemi provuar vet,shumëherë pabesin, e di, kur i beson dikujt, e të del e kundërta e asaj që të ka premtuar, për një çast më mirë të duket të mos ekzistosh dhe bërtet pa zë hapu tokë e qiell ,e mos ta shoh askend.
Nganjëherë disa njerëz me personalitet të dobt dhe me pak respekt për veten përpiqen të zhvillojnë një peisazh të rrem ose një mur të zbukuruar ,me të cilën mund të përballojnë botën.
Ngadal ,ngadal ” zotria jote” ,do ta kuptojë se:
Askush nuk e ka bërë konceptin e zotit !
Se zotron askush këtë koncept . Sepse zoti nuk ka thënë me vra. Shumë ndihet keq njeriu kur i kujton të shkruarat e librit të shenjtë në Kuran:
“Do të vie një kohë kur vrasësi nuk e din pse ka vrarë dhe i vrari nuk e di pse është vrarë”.
Kjo ditë ka ardhë.
Pra…
“Askush”,nuk e koncepton veten siç duhet. Sot tek ne “askush”,nuk është i pikëlluar dhe nuk e ka një gëzim të shfrenuar…
“Askush”,tek ne sot nuk është optimist,e as pesimist i pa fre…
“Askush”,nuk është kokëkrisur dhe as i lire nga ndonje frikë e veçant…
“Askush”, tek ne sot nuk donë ta kuptojë:Se është person i suksesshëm,i kohërave por edhe se nuk është gjithë një hiç…
“Askush”, tek ne sot nuk mundet ta shtrijë dorën e pajtimit…Modesti nuk ka !
Ma ke ba ,ta bëjë…
“Askush”, sot nuk i pranon kritikat dhe nuk bënë një koncept për ta kritikuar vetën për mos me i mbyll sytë para të metave.
Se sa jemi të pafat ,ne shohim,mendojmë ,analizojmë dhe nga të sillemi vëjmë duart në kokë.
Sot të gjithë e kanë një barrë të rëndë mbi kokë.
Sot të gjithë janë bërë vetë të tedhjetë.
Kudo ku i hedhin sy ka varre.
Sot të gjithë kudo i shikojnë ata njerëzit e mirë, që dikush i kishte vrarë pas lufte.
Sot të gjithë ende nuk janë pajtuar me vdekjet e tyre. Sot të gjithë kërkojnë drejtësi duke thirrur me zë të mekur,nja një milion herë: Pse…?
S’të shpëton syri e as mendja,as fati, e as kujtimi,as ai moment kur ti je ligshtue dhe ke veprue padrejtë, e veprimet e tua të papeshuara për një të kaluar të hidhur ta qajnë shpirtin edhe sot.
Fraksionet ishin mollë sherri…
Pushteti ishte “kaka”, që ju koriti…
Parat që si patët kurrë ju verbuan…
Ne jemi rritur në luftë; e kemi parë luftën; kemi shpëtuar gjallë; i kemi parë vëllezërit tanë duke na i rrahur, e duke i vrarë shkiet.
Nevema asnjë tragjedi nuk na duket e madhe, më e madhe se yragjedia që e kemi ndjerë dhe e kemi përjetuar në luftë dhe pas lufte nuk ka askund sepse ata që krijonin drama pas lufte ishin soji ynë…
Sot kot e shoh Adem Grabovcin publikisht duke kërkuar falje ,e disa tjerë deputet që myten në heshtje për gabimin e bërë ,nuk bëhen gabimet për hatrin e askujt,e as për “ngjymjen e nofkës tradhtar” . Pse ta ka shpreh Hashimi?
Pse votuat të keqen ?
Symbyllur me pas shkue në Kuvend, ditën kur e ke ngrit dorën për Gjykatën Speciale është dashtë me i hedh sytë kah qielli, dhe me bërtitë me zë të fuqishëm, më ndihmo o qiell sepse as Hashim Thaqi s’po dinë çka po bënë !
UÇK ishte kristali në dorën tonë!
Ai që nuk e shkel besën, pra besniku, gjithmonë e han mashtrimin e besëthyesit, sepse niset nga vetja.
Prandaj, kurrë nuk ndodh që besniku t’ia kthej prej gëzofi tradhtarit, dhe të thyhet gogla për tradhtarin triumfues, por gjithmonë ndodh që tradhtari të jetë më i mençur dhe më egoist i djallëzuar dhe në fund triumfoj mbi besnikun.
E di që gjumi s’te zë.
Për atë bashkëndjej me ty.
Kur të “mashtrojnë”, ti nuk je i mashtruari. Nuk je kanë kalemgji dhe një pyetje ia bënë vetës gjithëmon, mos e ke mashtruar edhe ti ndonjëherë dikend, dhe duke shikuar thellë në librin tënd të jetës, dalin plot njerëz që ia ke plas zemrën,ua ke tha gojën,ke lanë jetima dhe vdekja të ka përcjell orë e çastë. Dhe, nëse s’gjen njerëz që i ke mashtruar dikur siç të kanë mashtruar ty sot, nuk e merr si ndëshkim nga Zoti, por si fatalitet!
I mashtruari nuk ka ngushëllim, por provë.
Zoti ua ka dhanë mundësin me u sprovue.
Andaj unë kam qef ju të ktheheni si çlirimtar!
PS:
Nuk po mërzitem për emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse UÇK,nuk ka qe 20 vjet. Edhe UÇK ,e Salih Çekajt,Adem Jasharit ,e Zahir Pajazitit i ka rrënjët e forta ,rrënjët e tyre për çlirimin e Kosovës kurrë s’kalben .Kurrë së akuzohen dhe as çnderohen .
Nuk ngushllohem as me faktin që LDK e Ibrahim Rugovës është shkatërruar nga mistreci Isa Mustafa, i cili i përzuri nga partia të gjithë njerëzit e afërt të Ibrahim Rugovës.
Jam mësue dhe e bindur që këta argatët e Bukoshit dhe të Isës që kupolën e kanë pas në Tiran te Hoteli i Rognert,pas vdekjes së Presidentit, të gjithë i gjeti të bashkuar dhe arriti ta pushtojë partinë LDK, me ata që Ibrahim Rugova s’i shihte me sy,e as s’ua hapte derën kurrë.
Pra na nuk jemi të tradhtuar nga pak njerëz.
“E ti Hashim nuk e ke merituar të jesh i tradhtuar siç po mendon sot”.
Tradhtia ndër shqiptarët nuk është ndëshkuar kurrë me Ligj siç ndëshkohet sot më shumë se kurrë nga evropjanët dhe amerikanët, për 4 vjet rresht Amerikanët e konsideruan Trampin aksident, dhe e hodhën veten Amerikanët me 3 nëntor në aksion drastik që ” aksidenti Tramp”,të fluturojë si Kadri Veseli nga aeroplane i Baton Haxhiut, qe 21 vjet lejuam të na ripërseritet drama e ” KARMËS”, prandaj sot tradhtia,skandalet te ne sot janë konsum i përditshëm.
Burrin që rren, e ka fatin e Trampit dhe Avdullah Hotit.
Naiviteti konsiderohet padije.
Kur na tradhtojnë njerëzit, na mësojnë që kurrë askujt të mos i besojmë më, sa qef kisha pas veç dhjetë minuta ti kem përball Hashim Thaqin e Dullën me i pyet : A është jeta hile?
A konsiderohet besnikria konsiderohet naivitet…?
Këta gjashtë muajt e këtij viti i kam dëgjuar shumë qytetarë dhe politikanë duke thënë se nuk është lehtë të tradhtohet Hashim Thaqi,Kadri Veseli,Rexhep Selimi.
Rexhep Selimi në një takim të LVV ,e kish pas ditë që do ti bëjë pyetje për Komandant Abejen dhe e kish pas angazhue një shok timin me thënë se Bekim Berisha ishte mercenar .
Paguhej nga FARK…
Aty e kam kuptuar që Rexha e dinë që unë jam gjahtarja e çantës…
Andaj angazhimi i shokut mistreci nuk bëri bujë sepse unë shkollën se kam kryer me markat e vjedhura të 3%, e as të fondit “Vendlindja thërret”.
Njeriu që e dinë çka ka kovat çartet edhe në publik,por duke i ndërsy qetë e ligë, e çartja sheshit të bënë të ligë dhe të çonë kah gjella me shumë krip!
Unë e di çka është me e pa njeriun e zemrës në varr.
Këta kurrë se kanë ditë që tradhtia të lig, t’i këput këmbët, e nuk të çart. Tradhtia veç vjen duke u trash, e bënë njëherë pastaj të duket lodër,me kap dhe me lëshue sipas “sahatit të ligë”.
Tradhëtia ka zemër . Tradhtia të mbushë me adrenalinë,njeriu çartet kur e tradhton dikend, e jo kur bëhet viktimë e tradhtisë.
Tash mos harroni dhe mos gaboni me shkue hapave të kriminelave çetnik,ata ishin vrasësit e shqiptarve ,civilëve,femijëve,pleqve.
Ata kam pas lexuar diku,që kur shiheshin në oborrin e burgut në Hagë, përgjakeshin .
Ju lutem ju po thoni jemi çlirimtar,kthehuni si çlirimtar… Ne do të ju presim!