Nga Marjon Gorica
Pa diskutim që si një gazetar do të më duhet të bëj punën time e cilësuar në detaje, e jo të shprehem vetëm me opinion, por kjo i takon një tjetër lajmi e tjetër kohe. Por sot do më duhet të flas për atë ç’ka shoh çdo ditë në një nga spitalet covid të vendosur në një zonë e quajtur Gazi Osman Pasha, në Stamboll.
Çdo kush që vjen këtu vjen si shkak i një situate të pa këndëshme e cila pothuajse ka prekur çdo familje shqiptare. Njē pandemi që po lë gjurmë të thella në historinë globale por për të cilën lutemi që të përfundoj një orë e më parë.
Kur bëhet fjala për të ndjekur një mjekim jashtë vendit, të gjithe stepemi pasi nuk dimë çfarë na pret. Por situata është krejt ndryshe. Sapo zbret nga avioni spitalor, një pacient udhëton me auto ambulancë drejt spitalit covid, ku dhe do të shtrohet për të kryer ndërhyrjen e mjekimin e duhur, me shpresën për tu konkretizuar me sukses. Por jo çdo gjë ndonjëherë është në dorë të mjekëve.
Ekipi spitalor gjithnjë përbehet nga disa persona, ku në mesin e tyre ka disa shqiptarë të cilët ndjekin çdo proces të nevojshëm, për të asistuar në përkthim të pacientëve, mjekëve dhe familjarëve, të cilët tashmë janë të shumtë.
Një punë e cila ja vlen dhe duhet të përgëzohet është ajo ekipit të përkthyesve që rrinë aty, sa nga një pacient tek tjetri, e ndërmjet familjarëve e mjekëve.
Pa diskutim që dhe ngarkesa e tyre është tepër intensive, e cila prej pak kohësh po shtohet dita ditës.
Kjo është dhe një nga arsyet e reagimit tim, ku dua të përgëzoj punën e atyre vajzave të cilat janë të kurdo gjendura dhe të vecanta, e pa diskutim të burrave fisnik.
Vajza të cilat i gjen nga mëngjesi në pasdite nëpër korridore e shkallë, zyra e dhoma, për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë aty ku janë.
Ndaj dua ti përgëzoj!