E premte, 22 Janar, 2021

Botohet në Tiranë abetarja e dialektit arumun për pakicën arumune

Duhet të lexoni

Sondazhi i GADC: 78.8% e vajzave dhe grave të larguara nga puna në fasoneri pa asnjë ndihmë ekonomike

Ditën e djeshme është mbajtur tryeza e diskutimit mbi të drejtat e punës së grave dhe vajzave në industrinë...

Përse shpikësi i viagrës, Ferid Murati, është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë? Përgjigja epike e Skënder Gjinushit

Ferdi Murati është një shqiptaro-amerikan nga më të njohurit nëbotë. Ai është fitues i çmimit Nobel në Mjekësi në...

20 vite që përmbytej, ‘Shaban Bardhoshi’ rruga e Kombinatit merr zgjidhje. Investimi e kthen në normalitet

Nga Marjon Gorica ‘Shaban Bardhoshi’ deri pak kohë më parë ishte një nga rrugët më problematike të Tiranës, ku përgjatë...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Botimi i abetares së dialektit arumun është projekt që mbështetet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë- Departamenti për Rumunët e Kudondodhur (Rumani). Ky projekt në Shqipëri po zbatohet nga një organizatë e shoqërisë civile Fondacioni “Harriet Martineau” me qendër në Tiranë.

Botimi është një projekt që synon ti vijë në ndihmë pakicës arumune, e njohur nga shtetit shqiptar si pakicë kombëtare përmes një ligji të miratuar Kuvend në vitin 2017.  Në Shqipëri jeton një komunitet i rëndësishëm i dhe konsiderueshëm arumunësh.  Botimi i abetares synon të vihet në dispozicion të promovimit të dialektit arumun si një ndër kryesorët e gjuhës rumune.  Abetarja ka për synim tu mësojë dialektin arumun në veçanti fëmijëve që vijnë nga familjet arumune që dëshirojnë të ruajnë idiomën materne.  Pas ndryshimit të sistemit Shqipëria  ka pësuar një sërë ndryshimesh që kanë në qendër edhe të drejtat e njeriut. Një ndër to është e drejta e pakicave.

Fondacioni “Harriet Martineau” si një ndër OSHC-të shqiptare synon të tregojë aftësi organizative në drejtim të edukimit të të rinjve me vlerat e shoqërisë së të drejtës.  Duke përfituar nga programi  i mbështetjes së qeverisë rumune (DRP), Fondacioni aplikoi për të botuar një manual të mësimit të dialektit arumun. Për këtë u përzgjodh një ndër 9 versionet që autori Thoma Binjaku (tashmë i ndjerë) nga komuniteti i arumunëve fierakë kishte përgatitur gjatë një pune disa vjecare.  Për rekatimin shkencor u kujdes një ndër njohësit më të mirë të këtij dialekti, z. Andon Kristo.  Për botimin e saj për arumunët në Shqipëri u mbështet në abetaren dy gjuhëshe (rumanisht-arumanisht) të autorëve Candroveanu.

Botimi i “Abetares së dialektit arumun” synon të jetë edhe një homazh për punën e palodhur të të gjithë atyre arumunëve të Shqipërisë që jetën ja kushtuan dashurisë për gjuhën e nënës. Botimi ndër të tjera synon të mbajë gjallë bashkëpunimin edhe midis njohësve të këtij dialekti- dy bashkëpunëtorët e këtij botimi janë nga familjet më të njohura arumune fierake dhe elbasanase.

Ky libër ka nisur të prezantohet ndërkohë edhe në mediat kombëtare dhe ato lokale. Prej datës 28 nëntor në valët e Radio Tiranës dhe në Televizionin lokal “Kombi” në Fier ka nisur transmetimi i materialit informativ që përcjell daljen e këtij botimi. Ky material po vijon të prezantohet në valët e medias kombëtare për 60 ditët në vijim dhe në valët e televizionit lokal gjatë gjithëprogramit ditor.

Me Ligjin nr. 96/2017 për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, miratuar më 13 tetor 2017 arumunëve u është dhënë statusi zyrtar si pakicë kombëtare. Sa i takon numrit të pjestarëve të këtij komuniteti në vendin tonë, sipas të dhënave të Censusit në Republikën e Shqipërisë, të publikuara në datën 13 dhjetor 2012, në Shqipëri janë 8.266 arumunë (0.3% e totalit të popullsisë brenda). Sipas Atllasit Demografik të Shqipërisë (viti 2003), numri i arumunëve është 139.065. Faqja e internetit e Komitetit Shtetëror për Minoritetet tregon një numër prej disa dhjetra mijë arumunësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sondazhi i GADC: 78.8% e vajzave dhe grave të larguara nga puna në fasoneri pa asnjë ndihmë ekonomike

Ditën e djeshme është mbajtur tryeza e diskutimit mbi të drejtat e punës së grave dhe vajzave në industrinë...

Përse shpikësi i viagrës, Ferid Murati, është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë? Përgjigja epike e Skënder Gjinushit

Ferdi Murati është një shqiptaro-amerikan nga më të njohurit nëbotë. Ai është fitues i çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 1998 për shpikjen e...

MËRGATË, A I KENI GADIT ZARFAT!?

Shkruan:Refiqe R. Hamiti Shoqja ime Arife Sheholli sot më tha se janë "çart shqiptart në Amerikë"! Aq shumë janë mobilizue djemt e vajzat tona atje, sa...

20 vite që përmbytej, ‘Shaban Bardhoshi’ rruga e Kombinatit merr zgjidhje. Investimi e kthen në normalitet

Nga Marjon Gorica ‘Shaban Bardhoshi’ deri pak kohë më parë ishte një nga rrugët më problematike të Tiranës, ku përgjatë së cilës ndodhet një kanal...

SHKËMBIMI I TERITOREVE DHE LUGINA E PRESHEVËS

Almin Shaqiri, Msc Integrime Evropiane, ligjerues në kolegjin Universum Prishtinë Abstrakt Në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ështëpërjashtuar as korigjimi i kufijve aktual,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm