Nga Marjon Gorica
Rinia etiketohet si e ardhmja e një shoqërie dhe vendi në tërësi, ndërkohë pa diskutim që është dhe e tashmja.
Kur jemi vetëm disa muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, na ndodh që të shohim dhjetra e qindra të rinj qëpërfshihen në organizime partiake, sipas orientimeve familjare apo ato shoqërore, pasi nëse do të na duhet të flasim për ideologji, mund të jetë një pakicë shumë e vogël që mund ta shohin në të tillë pikëpamje orientimin e tyre në një forcëpolitike.
Çdo kush prej nesh sheh nëpër subjekte të ndryshme partiake element të rinj, pikërisht studentë të cilët janë të prirur tëangazhohen në këto forca politike për disa qëllime, e një prej tyre për të qënë aktiv në shoqëri.
Por a duhet të rinjtë të orientohen drejt subjekteve politike?
Të jesh një i ri aktiv, do të thotë të jesh i dobishëm për komunitetin në të cilin bënë pjesë, i aftë për tu përshtatur dhe pa diskutim i prirur për të bërë më të mirën. Një pjesë e konsiderueshme e jona e ka nisur angazhimin si vullnetar në njëOJF apo parti politike, e kemi kuptuar që të marrësh pjesë nëorganizime të tillë pa diskutim që është suportuese për cdo kënd nga ne.
Sigurisht që të rinjtë duhet të jenë të prirur drejt partive politike, por me një ndryshim, mos ta shohin kastën e vjetër si orientim. Kur e them këtë gjë, nuk bazohem te fakti që t’i neglizhojnë ata, por i referohem cështjes që të promovojnë veten e tyre, të pa ndikuar nga këta faktorë të cilët ndër vite mund të kenë njëeksperiencë mbi supe.
Sot më tepër se kushdo janë pikërisht partitë politike të cilat kërkojnë të rinj aktiv, të rinj të prirur për tu angazhuar në to e pa diskutim që në një të ardhme të shpejt pse jo të mos jenë lider.
Në historinë e politikës vendase ne kemi shembuj të cilët kanëardhur nga aktivizimi në struktura, në nivele zonale, locale e mëpas qëndrore, e deri sa janë bërë përfaqësues të popullit, e nëposte ministrore.
Çfarë na duhet sot?
Sot na duhen të rinj që mos jenë shembull i propagandës qëpërdorin disa indvidë. Të jenë realist e të bëjnë politik tëmirëfilltë. Nuk na duhen ata të rinj të cilët funksionojnë me skenare, si një shembull negative për veten e shoqërinë, ku personalitetin e tyre e tjetërsojnë për të formuar një të ri.
Na duhen persona që të sjellin idetë e tyre, klauzola tëndryshme, të ngrenë cështje e probleme, ku pa diskutim tëorientojnë dhe zgjidhjen e tyre.
Ne kemi shembuj të të rinjve me personalitet të cilët janë ngritur në bazë të një orientimi të tyre, me personalitetin që ju karakterizon, e nuk shohim si orientim një kryetar partie. E shembuj të tillë të rinjsh të ardhur nga aktivizimi janë shumë e tëpozicionuar si kryetar bashkie, ministër apo ministre, apo dhe si një faktor i rëndësishëm në zërin opozitar.
Ku shembujt mund të identifikohen lehtësisht nga cdo kush prej nesh, që nga angazhimi i tyre në pozicionimin në struktura të larta, të ngritur me punë e përkushtim, por mbi të gjitha duke qënë aktiv, e të mëparshëm por aktual ende për rëndësinë që kanë e parimor gjithnjë.
Ne jemi të bindur që sot ka të rinj pikërisht në strukturat e partive politike që ekspozojnë veten dhe aftësitë që kanë, sigurisht dhe personalitetin e mirë formuar.
Këta të rinj duhet të jenë të fokusuar që s’duhet të tjetërsojnëasgjë nga formimi me të cilin kanë mbërritur deri këtu, e të japin shembullin më të mirë, pasi më të mirët në aktivizim janë ata tëcilët kanë ecur përpara.
Kasta e vjetër ka eksperincën ndërsa ju keni energjinë, mentalitetin e ri dhe forcën për të bërë më të mirën në këtëvend!