Kam me të përkrah Vjosa Osmani dhe Pikë!

Shkruan Refiqe R. Hamiti

Në vetën e parë.
Në telashe të gjithë burrat shqiptar.
Gjithë këtë urrejtje ndër ne e ka fut antipatiku më i madh,në shqiptari Isa Mustafa
Me e shpreh publikisht urrejtjen veç pse është femër e zonja Vjosa Osmani, i’u ka ba modë.
Askush nuk e fsheh urrejtjen për Isa Mustafën.
Askush tash për tash nuk donë me ia pa surratin përveç Driton Selmanaj ,Agim Veliu,Besa Gaxherri dhe Arben Gashi. Me vullnet dhe me entuziazëm të pashoq e shajnë, e mallkojnë, e nëmin me gur e dru; ia dëshirojnë më të keqen; çka s’flitet e çka s’thuhet për të; neveria është aq madhe ndaj tij, sa s’di qysh s’po e lëshon toka.
E quajn Putin ,Millosh,Krryle,hajn,e çka nuk e quajn por;
Ky njeri ose është “alien”,ose është mbimashtrues i madh. Nuk e dinë çka është me u korit. Ose e ka trajnue nëntoka e Stalinit.
Posa të sillesh ndër mend historikun shqiptar, në pesë dekadshin e vuajtjeve të shqiptarve në ish-Jugosllavi ,Isa Mustafa ti terrav sytë. Ende mendon që është adolishent dhe krejt këtë “referendum fyerjesh”, dhe antipatie shqiptarqe,që e shprehin të gjithë,
e kanë prej xhelozie, për të!
Këtij njeriu duhet me ia spjegue dikush termin neveri. Me i thanë në “lul të ballit”,dikush sepse unë Refiqja i dokem “lole”: O Isa Mustafa nuk je ka e dinë sa të neveritshëm po të bën lakmia?
Kur përmendet ky, nuk të bjen në mend asnjë e mirë e tij për shqiptart dhe Kosovën .
Ky të asocon në shumë të kqija:
– Vjedhjen e 3 % (na ka sos);
– Në ndëprerjen e telefonit të Ibrahim Rugovës (ish dasht me “ia tregue sahatin e dekës”… këta Rugovistat e vërtet të LDK ), me tregu kush e ka shti që në kohën më të errët për ne, me lënë Presidentin në terr informativ dhe pa para );
– Në thënien e tij famoze kur iknin Kosovarët për Serbi e përfundonin në burg në Hungari: ”Me qenë shqiptarët e varfër nuk kishin pasur Ajfona”;
– E fitojë Prishtinën me duar në gjepa;
– Në tenderin që ia dha djalit të tij sa ishte Kryeministër;
– Në konstatimin e tij se ”Albini është gomar”;
– Në përjashtimin e familjes së Rugovës nga LDK;
– Në sjelljen e tij jashtë normales e të vrazhdtë ndaj vajzës së Jusuf Gërvallës;
-Në lëvizjen e vetullave të Hashim Thaqit dhe e bëri President;
– Në sjelljen e vrazhdë ndaj Shpejtim Bulliqit sa ishte në LDK;
– Me shumë urdhëresa, me e sha me nënë, e me babë Shefqet Dibranin duke ia lëshue mercenart ,ren për me ik nga partia e LDK;
-Në formimin e Asosacionit Serb;
– Në sjelljen e tij jashtë mbi normalës ndaj Vjosa Osmanit e cila ia ktheu dinjitetin LDK në zgjedhjet e 6 tetorit 2019;
– Prishjen e marrvjeshjes Qeveritare më 25 mars 2020 me mocionin e mosbesimit (plan i hartuar me Hashim Thaqin e Agim Veliun),në kohëm më të rëndë të Pandemis;
– Dhe kuptohet në Rrahman Morinën, po më shumë në përuljen e tij te varri i Titos;
Sherri i tij sot nuk ka LDK, ka veç Isa Mustafë.
Sherri i tij sot në LDK,ka veç mercenar të Bujar Bukoshit.
Në Shqipëri tash për tash si ka mbet askush veç Sali Berisha, e për naj rast sherri Edi Rama. Sepse edhe Edvin Kristaqi ,prej që ka shkue Hashimi në Hagë diçka u “shkym “…
Jemi ardhë në konstatim, na njerëzit e ” rendit të dytë”, për Isa Mustafën se derisa në politikën shqiptare është Isa Mustafa, Sali Berisha,Edi Rama, Ramush Haradinaj ,Fatmir Limaj dhe Ali Ahmeti, shqiptarët hajr s’kanë me pa.
Në vetën e dytë:
E dashura dhe simpatikja më e madhe ndër shqiptar momentalisht është Vjosa Osmani. Dihet.
Simpatike e bën dija e ”fortë”dhe faca e saj e butë; ndërsa se sa është e besueshme e bën fakti se nuk është e korruptuar as politikisht, as kombtarisht.
E vetmja politikane që ka arrit të bëhet simpatike mbas vdekjes së Ibrahim Rugovës (por jo sa Rugova), është Vjosa Osmani, nëse ia del ta menaxhojë nevojën e saj për t’u dukur shumë më e ditur se të tjerët sepse këtë nevojë nuk e kishte Ibrahim Rugova. Rugova e disiplinonte veten në publik. Vjosa ka ende kohë me manaxhue disiplinen në publik.Vjosa Osmani ka ende kohë me menaxhue euforin e besimit sepse në LDK ende ka mercenar të nëntokës që munden me i’u ngjizë kishe jemi me ty.
Nëse arrin t’u tregoj ndjekësve të saj të shumtë se është grua fisnike dhe politikane e mençur e jo profete, kjo hypi n’qiell.
Në vetën e tretë:
Vjosa është Troja…Krejt prishtakat politikë janë grumbulluar,me e thye.
Nganjëherë nxehet por muret e saj janë të forta!
Vjosa është Kalaja e Ulqinit…
Me kërkue me hesht Vjosa është si me kthye kazanin me ujë të valë mbi kokë.
Vjosa nuk vazhdon me hesht, s’i dihet, mund të bëhet pozitive dhe korrekte duke e trefishuar ngritjen e zërit. Këtë klasë politike në Parlamentin e Kosovës s’ka kush e disiplinon.
Vjosa po i shtyn “kerret parlamentare me plot mbeturinat”,me gjoks këndej dhe andej kufirit shqiptaro-shqiptar.
Nëse i llogaritet sakrifica Vjosës edhe me listen e re të saj,po i grumbullohen pikët.
S’kam pa njeri që i rri posti i Presidentes më bukur se Vjosës!
Isa, ” rrushe i zi”, u ba merak për fundin e tij, saqë fundi po i rri ”kaq bukur për merak”,por këtë disfatë se ka paramendue kurrë me e pas,nga një grue e fort si Vjosa që i shikonte pas.
Siç po duket Vjosa ia ka vjedh “lojën”, në politikë.
P.S.
A e meritojmë më mirë?
Na ka ardh dita me ba”rahmet”,në Isa Mustafën. Merrne me mend.
Kush është ai budall me ba rahmet në hajnin e 3%?
Dy milion shqiptarë sytë i kanë kah Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.
Këta dy politikanë të Kosovës,nëse nuk e rrëzojnë Isa Mustafën me diplomaci, me ”urrejtje”, po se po ka me e rrëzue populli!?
Sepse LDK e sotme nuk i ngjanë LDK së Ibrahim Rugovës.
Isa Mustafa ,ky “rrushi i zi “,me mercenarët e Bujar Bukoshit, ka me marrë grushtin e fort nga vet , votuesit e dikurshëm të LDK së Ibrahim Rugovës…
Ishalla hajr!