GUXO, OJ SHQIPONJË VJOSA OSMANI!

Shkruan: Refiqe R. Hamiti

Vjosa Osmani sot në Kosovë nuk është guxim ,nuk është diçka që ishte e guxuar apo që tashmë është e guxuar.
Vjosa nuk e ka pamjen e guximit që do të ndërtojë një urë. Guximin i Vjosës nuk i paraprinë paqës dhe ndërtimit.Vjosa nuk u përmbush,pak e nga pak për t’u bërë ajo që është. Vjosa nuk u vërtetua as siç konfirmohet një ” tezë fillestare”, nga përvoja përkundër dyshimit se braktisi shtëpin e madhe. Vjosa nuk është shkencë.
Vjosa në Kosovë nuk është as krijim, nuk është diçka që krijohet apo që tashmë u krijua. Nuk e ka formën e ndonjë pikture a fotografie. Nuk e ka pamjen e engjëllit apo strukturën e ndonjë sonate apo kompozimi.
Vjosa në Kosovë nuk është paraprirë nga paqe-krijimi. Nuk është artiste apo autore e politikës. Vjosa si është sot s’të josh as s’të neverit, asnjëherë nuk të step. Vjosa nuk është art.
***
Vjosa në Kosovë është produkt. Është ndërtim dhe krijim. Është punë dhe vepër. Vjosa është industri. Vjosa është përsëritje. Vjosa edhe ka lindur edhe jeton. Vjosa merr frymë.
Vjosa është përsëritje serike në shiritin e njëjtë, gjithmonë të lëvizshëm për Kosovën.
Vjosa është dita dhe nata, secila ditë dhe natë që e jetojmë ngase gjithë është e mirë me Vjosën. Ajo ekziston për t’u përsëritur.
Vjosa është një ditë më shumë , është një natë më shumë, Vjosa është vullnet ,është një ditë më shumë në politikë, Vjosa është procesi i prodhimit të paqës në Kosovë.
Për prodhimin e paqes punojnë mijëra njerëz në botë.Mijëra ushtarë e policë, mijëra mësues e mjek,mijëra shkrimtar e aktor, mijëra bukëpjekës e pjatalarës,mijëra inxhinjer e arkitekt,mijëra kanalhapës e elektricist,mijëra varrhapës e lulethurës,mijëra tregtar e argjendtar,mijëra xhamprerës e bankier,mijëra ekonomist e pronashitës.
Vjosa sot është fjala kryesore. Vjosa është kryefjala dhe kallëzuesi,sot politika është mendimi kryesor në Kosovë.
Jo luftë ,jo korrupsion,jo përqarës,jo hajn shteti, jo pazargji i natës, jo vrasës.
Po veç paqe.
Asgjë ma shumë po,po,po paqe dhe shtet,me plotë kuptimin e shtetit.
Lufta ka mbaruar më shumë se njëzet vjet pas së cilës kemi paqen.Lufta mund të përsëritet një ditë por Vjosa çdo ditë prodhon dashuri,bashkim, guxim për paqe.
Duke e përkrahur Vjosën është edhe një ditë më shumë me paqe, është edhe një ditë më tej pa luftë mes nesh.
Vjosa sot e ka kuptimin e politikanës së guximshme, e jo e heshtur pranë zhurmave ritmike të ish politikanave që e sosën Kosovën.
Vjosa është shkenc është art.
Vjosa pas Ibrahim Rugovës është unifikuesja.
Vjosa nuk është Helena apo Kleoparta.
Një grua është si një bustinë çaji- ti asnjëherë nuk e di sa e fortë është ajo deri sa e vendos në ujë të nxehtë.”- Eleanor Roosevelt, politikane, diplomate, aktiviste.
Vjosa ka me lënë emër në Kosovë;
Vjosa duke sjell guximin e ri në Kosovë, të sjell ndërmend Melinda Gates, Malala Yousafzai, Oprah Winfrey, Maya Angelou, Amelia Earhart, Nancy Pelosi…
M’u desh shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam, nuk do të hesht.”- Madeleine Albright, politikane.
Pyetja nuk është kush do më lejojë mua, por kush do më ndalojë .”- Ayn Rand, shkrimtare
Të lutem sot për sot ;
Vjosa Osmani ;GUXO!
Me ty guxojmë sepse ti e mbanë fjalën!
Një femër që i dëgjohet zëri, përkufizohet si një femër e fortë. Kjo është Vjosa Osmani nga Kosova!