Almin Shaqiri, Msc Integrime Evropiane, ligjerues në kolegjin Universum Prishtinë
Abstrakt
Në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ështëpërjashtuar as korigjimi i kufijve aktual, gjë që do të afektoj dheLuginën e Preshevës, këtë e vërteton dhe Presidenti i Republikëssë Kosovës përmes deklaratave zyrtare të tij.
Historikisht Lugina e Preshevës ka shprehur vullnetin e sajpolitik për bashkangjitjen me Kosovën, gjë që këtë më së miri e argumenton Referendumi i 1 dhe 2 Marsit 1991, pastaj me konfliktin e armatosur të Ucpmb-së në vitin 2001 dhemarrëveshjen e Konculit, dhe tani sërish do jetë në tavolinën e bisedimeve cështja e Luginës së Preshevës.
Ringjallja e kësaj teme për herë të tretë, tani më në rrafshitpolitik ndërmjet dy vendeve dhe atë ndërkombëtarë i trazonqendrat vendimmarrëse më të rëndësishme në rajon dhe mëgjerë, duke u munduar që të vejmë në pah aktin e fqinjësisë sëmire mes dy vendeve që deri dje ishin në armiqësi dhe luftë, dhepërfundimisht vullneti politik i Luginës së Preshevës pas Referendumit, konfliktit të armatosur të fitojë në tavolinënnegociuese dhe të bashkangjitet me Kosovë.
Fjalë kyçe : Lugina e Preshevës, Kosova, Serbia, shkembim, korigjim kufijsh
Hyrje
Pas pavarësisë së Kosovës, në Ballkanin Perëndimor filloi njëepokë e re e akterëve vendimmarrës si rajonal dhendërkombëtarë, duke filluar epoka e bisedimeve në tavolinënnegociuese mes dy vendeve si të barabarta, si dy Republika, dhekjo e ringjalli ëndrrën e madhe për bashkangjitjen e Luginës me tani më Republikën e Kosovës.
Duke e parë ndër vite vullnetin e madh të Luginasve përbashkangjitje me Republikën e Kosovës dhe referendumin e 1 dhe 2 marsit 1991, në vitin 2001 erdhi një moment revolte më e madhe ajo e armatosur në mes forcave serbe dhe UCPMB (Ushtria Clirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc), e cilapërfundoi me marrëveshjen e Konculit.
Ndër vite kërkesat drejtuar qendrave të mëdha rajonale dhendërkombëtare ishin të pa suksesshme, që nga referendumi kumbi 99% e shqiptarëve të kësaj treve shqipfolëse dhanëverdiktin e tyre se janë për bashkangjitje me Republikën e Kosovës por fatkeqësisht përsëri Lugina mbeti nënadministrimin e shtetit serb.
Tani që jemi gati në fazën finale të procesit të bisedimeve mesKosovës dhe Serbisë, njëkohësisht edhe Bashkimi Evropianështë tej mase i interesuar që sa më shpejt të arrihet kjomarrëveshje për shkak edhe të politikave të saj për zgjerim nëballkanin perëndimorë.
Deri më tani marrëveshjet e arritura nuk janë zbatuar dhedialogu është kaluar me tensione të mëdha mes dy vendeve.
Vendimmarrja ndërkombëtare ka qenë e vendosur me cdo cmimtë vazhdojë negociatat deri në një arritje finale të marrëveshjessado e dhimbshme të jetë nga dyja palët.
Dialogu për më shumë se një vitë ishte i bllokuar pasi që ish-Kryemnistri Haradinaj ia vuri taksën 100% produkteve me origjinë nga Serbia, për shkak të lobimit nga diplomacia serbenë arenën ndërkombëtare për mosnjohje, cnjohje dhe mosantarësimin e kosovës në organizata të rëndësishme sic ishterasti i interpolit
dhe kjo e bllokoi për një kohë të gjatë procesin e dialogut nëBruksel edhe pse BE-ja bënte presion të madh mbi Prishtinënzyrtare dhe për këtë vendi u detyrua të shkojë në zgjedhje pas bllokimeve që ndërkombëtarët ia bënë kosovës për shkak tëmosheqjes së taksës nga qeveria e kaluar.
Duke patur parasysh të kaluarën e dy vendeve, si Kosova siSerbia udhëhiqen nga politikan nacionalist duke e patur tëvështirë arritjen e një marrëveshje paqësore pasi që dy vendet e kan kusht primar të rrespektojnë kushtin e fqinjësisë së mirë, dhe Serbia duhet përfundimisht të heq dorë nga lobimi në arenënndërkombëtare dhe të njohë pavarësinë e kosovës.
1.Referendumi
Referendumi ishte mundi dhe sakrifica shumëvjecare e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që administrativisht jetojnënë serbi, duke shprehur vullnetin e mbi 97% e qytetarëve përbashkangjitjen e Luginës së Preshevës me Republikës e Kosovës.
Referendumi erdhi si rezultat e shtypjes së të drejtave dhemohimi i të drejtave themelore të shqiptarëve të Luginës duke iapamundësuar të realizojnë arritjen e këtyre të drejtave për arsim, culture, përdorimi i simboleve kombëtare, përfaqësimin politikdhe institucional që e kishin shqiptarët në këtë kohe ishtepothuajse in egzistent dhe i pa përfillshëm nga aparatetshtetërore serbe, dhe duke u gjendur në këto rrethana aspak tëmira referendumi ishte i vetmi mjet organizativ gjithëpopullorqë ishte i patjetërsueshëm për kohën në mënyrë që të shprehetvullneti i popullit për autonomi politike dhe teritoriale dhe me tëdrejtë bashkangjitje më Republikën e Kosovës.
Referendumi u mbajt në rrethana shumë të vështira, njerëzit u organizaun nëpër shtëpitë e tyre vetëm e vetëm për të ngritëzërin e tyre kundër pakënaqësive që po ndodhnin në atë kohë.
Rreth 45 mijë qytetarë dhe në 71 vendvotime në teritorin e Luginës së Preshevës unanimisht kërkuan përmes mjetitdemokratik të quajtur referendum gjithpopullor që të shpallinAutonomi politike dhe teritoriale me të drejtë të plotëbashkangjitje me Republikën e Kosovës.
Referendumi llogaritet për kohën që u mbajt si mjeti më i fortëpolitik për sensibilizimin e cështjes shqiptare të Luginës sëPreshevës, duke shprehur perms vullnetit gjithë popullorindinjatën dhe pakënaqësitë mbi mos realizimin e të drejtave dhelirive themelore të njeriut dhe duke kërkuar të drejtën e bashkangjitjen me Republikën e Kosovës.
2.Lufta e UCPMB (Ushtria clirimtare për PreshevëMedvegjë dhe Bujanocit)
Mos realizimi i të drejtave dhe lirive themelore për arsim, kulturë, përdorimi i simboleve kombëtare, pra mos pasja suksese referendumit të 1 dhe 2 marsit 1991 dhe pas shumë protestaveqë u mbajtën në Luginë, një dekadë më vonë ndodhi ajo që ishtee paralajmëruar që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe liria e kosovës.
Përfundimi i luftës në kosovë dhe clirimi i saj, e forcoi krahun e rezistencës për shqiptarët e Luginës së Preshevës duke u organizuar tani më jo me mjete demokratike por me forcat e armatosura pra doli në skenë krahu i rezistencës së armatosur siUCPMB.
Fillimi i konfliktit të armatosur në mes forcave serbe dheshqiptare vuri në pozitë të rëndë dhe faktorin ndërkombëtarë, sepse sapo kishte arritur një marrëveshje paqeje mes dy vendevefqinjë kosovës dhe serbisë dhe ishte i interesuar të arrihet njëpaqe gjithë përfshirëse mes shqiptarëve dhe serbëve në ballkaninperëndimor.
Më shumë se një vitë e gjysëm në pjesë të ndryshme tëkomunave Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë kishte luftime mesdy forcave të armatosura shqiptare dhe serbe, duke patur dheushtarë të vrarë mijëra të strehuar në kosovë nga vatrat e luftës.
Pas futjes së faktorit ndërkombëtarë dhe një periudhe të vështirëbisedimesh u arrit marrëveshje demilitarizimi i UCPMB duke ihapur rrugë marrëveshjes së Konculit.
Marrëveshja e Konculit është dokumenti i parë historik i arritur mes dy forcave të armatosura në Luginë të Preshevës, mesforcave serbe dhe UCPMB-së i arritur më 2 Maj 2001, ku u arritmarrveshja e demilitarizimit të UCPMB-së dhe fillimi i njëepoke paqeje ku edhe sot e kësaj dite nuk është rrespektuar kjomarrëveshje në shumicën e rasteve.
Përmes kësaj marrëveshja u arrit që zgjedhjet lokale të mbahennë 3 komunat me shumicë shqiptare, e edhe për kuvendetkomunale ku përfaqësimi do jetë shumicë shqiptare, policia do jetë multietnike dhe kështu përfundoi lufta dhe u arrit paqja, mirpo një paqe e brishtë sepse realisht as sot e kësaj dite nukrrespektohet në plotni marrëveshja e Konculit.
3.Bisedimet Kosovë– Serbi
Që pas çlirimit të Kosovës nga viti 1999, Kosova është qeverisurnga qeveritë e dalura nga zgjedhjet e rregullta dhe demokratikebrenda teritorit të Republikës së Kosovës, pra nga qeveritëshqiptare, por megjithatë edhe 20 vite pas luftës kufijtë e saj, sovraniteti i saj ende kontestohen mes dy vendeve dhe kanëprobleme me njohjet reciproke në shumë cështje.
Procesin e dialogut e ka bërë shumë të vështirë për të mos e thënë të pamundur muajve të fundit edhe vendimet e qeverisë sëish-Kryemnistrit Haradinaj për taksën me origjinë nga vendifqinjë serb, dhe kjo ndodhi pas lobimit të politikës së jashtmeserbe dhe procesin e bllokuar të njohjeve dhe pas këtij veprimitë qeverisë kosovare dialogu u bllokua totalisht, dhe faktorinërkombëtarë u gjend para një situate të vështirë sepse tani mëishte një bllokadë që e vështirësonte arritjen e paqes në gjithërajonin e ballkanit perëndimorë.
Koncepti politik i “korigjimit”, realisht varet për nga qasja se sipalet diskutojnë, qoftë ndarje, shkëmbim teritoresh ose edhe indarjes së teritoreve.
Dihet qartë që ky veprim, përcaktim i vijave kufitare nënkuptonnjë marrëveshje për normalizim, stabilitet dhe gatishmëri përkonceptin e fqinjësisë së mirë, sepse realisht koncepti ikorigjimit të kufijve është një koncept dhe akt normal ndërmjetshteteve dhe një veprim apo process i pashmangshëm nëse duanqë shtetet të arrijnë një marrëveshje ndër fqinjësore.
Por situata aktuale është pak më ndryshe mes Kosovës dheSerbisë sepse këto procese të korigjimit apo shkëmbimit tëteritoreve nuk mund të kenë sukses deri sa serbia e kontestonshtetësinë e kosovës, dhe se tani dallojmë dy pozita të vendeve, atë që serbia e ka kryer punën e saj në kosovë duke spastruaretnikisht veriun nga shqiptarë dhe duke avancuar serbët sikategori kushtetuese, ndërsa me politikat e saj shumë regresiveka dobësuar dukshëm si pozitën e shqiptarëve të Luginës sëPreshevës poashtu edhe ndikimin e shtetit të kosovës mbiLuginën e Preshevës dhe përmes politikave të saj ka spastruarLuginën e Preshevës duke arritur ta përgjysmojë me shqiptarëtautoktonë.
Koncepti i korigjimit të kufijve ka futur në lojë dy rajone qëadministrativisht kanë qenë jashtë vullnetit të tyre të qeverisuranga vendet fqinje, Lugina e Preshevës e qeverisur pa vullnetin e saj nga shteti serb, dhe Veriu i Kosovës i qeverisur nga shteti iKosovës.
Tek rasti mes shtetit të kosovës dhe atij serb dallojmë një vecantinë këtë pike, sepse si kocept politik nuk kemi të bëjm me korigjim kufijsh, por me shkëmbim teritoresh por gjithashtuedhe shkëmbim mes popullatës së dy rajoneve, dhe pikërisht nëkëtë pike mund të konkludojmë që nuk ka korigjim apo ndryshim të vijave kufitare mes dy vendeve fqinje.
Një element me rëndësi që duhet patur parasysh mes raportitndërshtetror Kosovë– Serbi është impakti serb në Kosovë kurdihet qartë që serbët janë kategori kushtetuese dhe se përfaqësojnë një fuqi të madhe në kuvendin e Republikës sëKosovës, dhe elementi i dytë është asociacioni i komunave serbenë Kosovë me fuqi ekzekutive brenda teritorit të Kosovës, por me e rrezikshmja është impakti që Beogradi zyrtarë ka mbiserbët në Kosovë, duke kontestuar gjithçka dhe çdobashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës.
4.Bashkangjitja e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës
Shqiptarët e Luginës së Preshevës historikisht kanë dhënëverdiktin e tyre në të gjitha format qoftë demokratike apo jo demokratike (përmes konfliktit të armatosur) se dëshira e tyre e pa kontestueshme është bashkangjitja e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.
Vullneti i tyre politik frymëzon njëzëri pra kompakt drejtaspiratave që gjithmonë si rajon dhe popull të jenë unik përrealizimin e qëllimit të vetëm, atë të bashkangjitjes së Luginëssë Preshevës me shtetin e Kosovës.
Që nga referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992, që si mjet demokratikshqiptarët e Luginës së Preshevës e përdorën për të shprehurvullnetin e tyre për Autonomi politike dhe teritoriale me të drejtëbashkangjitjeje me Kosovën e deri tek lufta e armatosur e Ushtrisë Clirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc e qëpërfundoi me marrëveshjen e Konculit, shqiptarët e Luginëskanë qenë të vendosur në kërkesat e tyre që nuk ka alternativëtjetër pos bashkangjitje me shtetin e Kosovës.
Dihet qartë që 20 vite pas luftës mes Kosovës dhe Serbisë tanimë kosova është një realitet që e kemi ëndërruar ndër shekuj, tani më ajo është shtet, me pavarësi, e pranuar nga shumë shtetenëpër botë dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Por, edhe pse të gjitha këto janë realitet, prap se prap Serbia vazhdon të loboj dhe kontestoj kundër shtetit të kosovës, iakonteston dhe kundërshton pavarësinë,pra e mohon edhe vetështetin e kosovës si realitet dhe vazhdon të loboj kundërnjohjeve dhe anëtarësimeve të shtetit të kosovës në organizatatndërkombëtare, sepse ajo ende e konsideron kosovën si tërësiteritorile të saj, duke e patur dhe në kushtetutën e saj.
Që nga ulja e tyre në tavolinën negociuese Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por kemi hasur nëmosgaditshmërinë e palës serbe për rrespektimin e këtyremarrëvshjeve, dhe refuzimin nga pala serbe që të njohë realitetine shqiptarëve në rajon, dhe me këtë nënkuptohet që ende ështëlarg arritja e marrëveshjes dhe paqes mes shqiptarëve dheserbëve, dhe se ndoshta vetëm marrëveshjet nuk mjaftojnë përarritjen e paqes, por duhet një element tjetër si psh korrigjim ikufijve mes dy vendeve që përgjithmonë të arrihet paqja në këtërajon.
Dihet që korigjimi i kufijve nënkupton shkëmbimin e teritoreve, ky akt e fut në esencë pozitën e shqiptarëve në serbi dhe serbëvenë kosovë, e që këta të fundit janë dhe kategori kushtetuese dhepjesë e pandashme e legjislativit të shtetit të kosovës, prakuvendit.
Duke i ditur pozitat e tyre, serbët në kosovë në mënyrë direkte, veprojnë konform direktivave të Beogradit, madje ata dherefuzojnë cdo llojë bashkëpunimi ndër institucional me shtetin e kosovës dhe pa ndërpre lobojnë që Veriu i kosovës të ndërrohetme një pjesë të Luginës së Preshevës.
Duke e parë këtë diskurs politik të shtetit serb dhe pakicës serbebrenda Kosovës, edhe pse si pakicë kanë avancuar shumë në tëdrejtat e tyre, tani më edhe pala kosovare përmes Presidentit tëRepublikës, Hashim Thaçi ka aktualizuar çështjen e shkëmbimitterritorial dhe ndryshimit të kufijve, duke e paraqitur si cështjethemeltare për normalizimin e raporteve mes dy shteteve dhe dypopujve.
Përfundime
Duke e parë kronologjinë e ngjarjeve që kanë prekur diskursinpolitik të tanishëm në Luginën e Preshevës dhe duke e parëecurin e bisedimeve mes dy vendeve, mund të konkludojmë se vetëm një marrëveshje finale e ndërmjetësuar dhe garantuar ngandërkombëtarët mund të arrijë që stabiliteti dhe qetësia tëjetësohet në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.
Kjo marrëveshje është garanci e stabilitetit rajonal.
Rekomandime