Sondazhi i GADC: 78.8% e vajzave dhe grave të larguaranga puna në fasoneri pa asnjë ndihmë ekonomike
78.8% e vajzave dhe grave të larguara nga puna në fasoneri ngakorriku i vitit të kaluar nuk kanë përfituar asnjë ndihmëekonomike apo asistencë sociale për papunësi, ndërsa 88.3% e tyre nuk kishin informacion për procedurën që duhej ndjekur përtë marrë pagën e papunesisë. Shifrat e sondazhit të kryer ngaQendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” në kuader tëmonitorimit të efekteve te pandemisë në punësimin e vajzavedhe grave në sektorin fason u bënë publike këtë të martë gjatëTryezës Kombëtare të Diskutimit mbi “Të drejtat e grave punonjëse në fabrikat “fasone”, si pjesë e projektit të realizuarme mbështetjen e qeverisë suedeze përmes “Olof Palme International Center”.
Kompanitë e industrisë së prodhimit të veshjeve dhe këpucëve konsiderohen si një nga burimet kryesore të punësimit të grave në Shqipëri. Në analizën e zhvilluar për të parën herë nëShqipëri nga Aleanca Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti theksoi se gratë përballen me paga të ulëta, të detyruara tëpunonjnë në kushte të vështira, në mungesë të mbrojtjes sëduhur sociale dhe te papërfaqsuara në sindikata, shpesh ato janëtë paregjistruara. Janë pikërisht këto kushte, që ndikojnë nërefuzimin e vajzave dhe grave për të punuar në këtë sektor. Ky konstatim doli në pah gjatë të dhënave që përcolli Këshilltarja e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Majlinda Demko. Ajo verejti se pavarësisht se në total janë regjistruar 6280 kërkesapër punësim në industrinë fason, 4170 prej tyre kanë mbetur tëpaplotësuara, duke dëshmuar për interesin e ulët të forcës sëpunës, kryesisht vajza dhe gra, që punojnë zakonisht në këtësektor.
Ajo çka duhet përmiresuar në këtë drejtim është kontrolli izbatimit të kodit të punës. Në këtë kuadër, nënkryetarja e parlamentit Vasilika Hysi theksoi nevojën për të përforcuarkontrollin parlamentar në lidhje me të drejtat dhe liritë e sanksionuara me ligj në kodin e punës. Në funksion të këtijprioriteti të kuvendit për këtë vit që sapo ka nisur, znj.Hysi, kerkoi që të ketë më shumë bashkërendim dhe koordinim të tëgjitha institucioneve përgjegjesë për të garantuar sa më shumë tëdrejtat ekonomike dhe sociale.
Pandemia ka theksuar dukshëm problemet ekzistuese nësektorin fason. Sondazhi i GADC i ndërmarrë gjatëShtatorit të 2020-ës ka evidentuar se në periudhën e mbylljespër shkak të masave të marra për të parandaluar përhapjene COVID-19, shumë prej këtyre grave u hoqën nga lista e pagesave, punuan pa kushte të përshtatshme sipasprotokollit për pandeminë, u laguan nga puna/ose i hoqën sidhe punuan me orë të reduktuara. Albana Konçi, koordinatore e projektit beri me dije se jane realizuar 10 fushatandërgjegjsuese me mbi 250 vajza dhe gra në 40 fasoneri në 10 qytete të vendit, me qëllim fuqizimin e njohurive të tyre përtë drejtat që kanë sipas kodit të punës. Si rrjedhojë 60% e grave kanë raportuar përgjatë vitit që lamë pas në emër tëkolegevë të tyre për shkeljet e vërejtura. Dhjetë raste nga këtodenoncime janë ndjekur në mënyrë zyrtare nga Inspektoriati iPunës, ndërsa 12 raste të denoncuara në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 18 18, aktiv prej 2018-ës nga Aleanca Gjinore përZhvillim janë duke u ndjekur nga përfaqsuesit ligjorë tëorganizatës.