E enjte, 25 Shkurt, 2021

“Luli me 5 vila në një vit pandemie”, Veliaj: Ka një arsye pse opozita e ka humbur Shqipërinë; PS është forca transformuese

Duhet të lexoni

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj theksoi nga Rrogozhina se Partia Demokratike e ka humbur Shqipërinë sepse nuk ka bërë asgjë për të, si kur ishte në pushtet, ashtu edhe tani që është në opozitë. “Keni parë kryetar opozite, në ndonjë vend të botës, të bëhet me 5 vila vitin e fatkeqësisë? Keni parë që vitin e pandemisë këta flasin si të rrisin të ardhurat e tyre. Në opozitë, imagjino këta në pushtet! Kjo është arsyeja pse humbasin në Sinaballë, në Rrogozhinë, në Tiranë, kjo është arsyeja pse e humbasin Shqipërinë. Sepse nuk i kanë lënë vend vetes kur i kanë pasur në dorë, janë provuar dhe stërprovuar dhe sillen në mënyrë aq harbute dhe arrogante në opozitë, sa kurrë mos e dhëntë zoti të jenë në pushtet prapë. Sigurisht që edhe unë kam shtëpi, nuk jetoj poshtë urës. Por ka një diferencë sepse jetoj te e njëjta shtëpi prej 12 vitesh, që nga 2009. Nuk i shtoj vilat çdo vit”, tha Veliaj gjatë një takimi në Rrogozhinë.
Ai vuri në dukje strategjinë për fitoren më 25 prill. “Ata e kanë ambicien sa një filxhan. Ambicia jonë është shumë herë më e madhe, për transformimin e Shqipërisë dhe të gjithë realiteteve të komuniteteve ku jetojmë. Me këtë ambicie, me këtë energji pozitive, me këtë bashkim, me dyer dhe mendje të hapura dhe për ata demokratë dhe LSI-stë të ndershëm që po na bashkohen, e sigurt që do të fitojmë. PS thotë gjithmonë të vërtetën, edhe kur nuk e ka realizuar një premtim, di të kërkojë ndjesë. Por sot kemi përballë njerëz që nuk dinë të kërkojnë ndjesë as kur s’bëjnë dot një shkollë, as kur shtojnë pesë vila, as kur braktisin çdo kauzë, as kur vrasin njerëz me plumba në mish. Në datë 25 prill ne do të vlerësojmë skuadrën që punon, Edi Ramën dhe PS, për një mandat historik të tretë”, theksoi Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog”në RTSH 24, Naço...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga politika, por dhe nga armata...

“Aplikacioni GjejZá”

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Unë quhem Jonada Shukarasi dhe jam nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin “Partizani”. Në kohën time të lirë...

Të jesh mjeke

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ “E kam kuptuar se do të bëhesha mjek që kur isha fëmijë dhe shihja një pemë qershie në oborrin...

Më shumë artikuj të ngjajshëm