Si shkak i një avarie në linjën e furnizmit me energji elektrike në Mëzez, kanë mbetur pa energji disa zona të ndryshme në Tiranë. Njoftimin e bën vetë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku thuhet:
Njoftim për abonentët #Tiranë
Për shkak të një avarie në linjën L30-40/1 Tirana 220-Mëzez, kanë mbetur pa energji NST Valias dhe NST Vora Mobile që furnizojnë me energji zonat:
Bërxullë, Domje Bathore, Breg Lumi, Qerekë, Tapizë, Laknas, Valias, Kamez, Çekrezë.
Kasallë. Grupi i avarisë eshte në terren dhe po punon për riparimin e defektit