Nga Marjon Gorica
Tirana dhe i gjithë vendi është përfshirë orët e fundit nga temperatura të ulëta dhe reshje të dendura shiu. Kushte klimaterike këto të cilat krijojnë dhe vështirësi të shumta për familjet në nevojë, por të cilat nuk lihen jashtë vëmendjes nga drejtuesit e qeverisë.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Infrastruktrës dhe Energjitikës Belinda Balluku, është shfaqur pranë familjeve në nevojë në zonën e Kombinatit, duke ju kushtuar vëmendje e ndihmuar për të përballuar situatën në të cilën ndodhen.
POSTIMI I PLOTË:
Në këtë natë të ftohtë e me reshje, u gjendëm pranë disa familjeve në nevojë, në zonën e #k❤mbinat -it. Askush jashtë vëmendjes tonë, të gjithë meritojnë dashuri e përkushtim.