Rodolf Xhillari për Ndërkombëtare të Holokaustit:
Nderojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit viktimat e ekstremizmit dhe racizmit që i morën jetën miliona njerëzve të pafajshëm…
Genocidi më i rëndë në historinë e njerëzimit ishte vrasja e gjashtë milionë hebrenjëve nga nazistët, ku për shkaqe racizmi u viktimizuan miliona njerëz të cilët sot përkujtohen me dhimbje nga çdo kush prej nesh.
#Shqipëria si vend i traditës, bujarisë dhe benikërisë ka mbajtur qendrime kundër urrejtjes, duke u ardhur në ndihmë mbi 2000 hebrenjëve përgjatë luftës së dytë botërore.
E megjithatë solidariteti, paqja e lufta për të mirën, triumfojnë në kohë, histori e dinjitet!