Konsulli i Nderit i Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari, njëherësh një nga biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri, i cili jetën e tij e ka ndërtuar midis Greqisë dhe Shqipërisë, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka bërë një vlerësim e përshëndetje në lidhje me punën që po bën ambasada jonë në shtetin helenë.
Postimi i plotë:
Si gjithnjë e përkushtuar dhe shumë e veçantë në misionin e saj diplomatik, znj.Luela Hajdaraga.
Shqipëria po tregon një kujdes të përqëndruar në marrëdhëniet e politikave ndërkombëtare, kryesisht me shtetet fqinje, e kjo vihet re dhe në shërbimet konsullore, e çdo veprim tjetër apo procedurë nëpër ambasada, ku theksoj faktin që Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është në shërbim 24 orë.
Një shtetas shqiptar i kudo ndodhur nëpër botë, suportin për çdo shqetësim apo problematik që mund të ketë e gjen pranë ambasadës së kombit të tij, e ku më mirë se në Greqi mund të dallohet kjo. Ku pēr vetë faktin që kemi të bëjmë me një numër të lartë qytetarësh shqiptar që jetojnë në shtetin helenë.
Znj.Hajdaraga është shembulli i një revolucioni që ka pësuar Ambasada Shqiptare në Greqi, e parë kjo në këmdvështrimin menaxherial prej saj, duke ndërtuar një marrëdhënie korrekte si me shtetin fqinjë, po ashtu dhe me emigrantët nga vendi ynë, për të pasuar në krijimin e linjave të shkëlqyera diplomatike, veprimtari të mira ekonomike, e ndërthurje artistike e kulturore.
Janë aq shumë persona që punojnë si një ekip së bashku, të cilët s’mund të përmenden dot një për një për punën e pa kursyer që bëjnë, por mund të falenderojmë gjithë secilin përzemërsisht për punën e gjatë e të përkushtuar, për të realizuar misionin me të cilin janë caktuar aty.
Nëse do të mbahesh mend për mirë, shkoj në ndihmë bashkëkombasve të tu!
# Albania in Greece – Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi