E diel, 18 Prill, 2021

Qarku i Beratit përballë ndryshimeve historike, favorit për zhvillim të mëtejshëm

Duhet të lexoni

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Marjon Gorica

Koha tregoi që Berati nuk kishte nevojë për politikanë turistë, por për njerëz të cilët të jenë çdo ditë në të, për të punuar me përkushtim dhe dinjitet!

Është dashur dëshira, koha dhe projektimi, për ta orientuar qarkun e Beratit nga një zonë e cila ishte lënë në harresë, drejt orientimit progresiv zhvillimor të të gjithë qyteteve që përfshin ky qark.

Ish bastioni i Ilir Metës, i cili kurrë nuk u pa me hapin e së ardhmes, por për shfrytëzimin momental për interesa partiake, sot po prek ndryshime jetike, të cilat janë shtysa e ngritjes së një ekonomie tjetër, si shkak i turzimit, e zhvillimit infrastruktoror.

 

Berati këto vite ka qenë dhe është pjesë e investimeve madhore, të cilat tjetërsojnë çdo situatë të cilën ka përjetuar deri më sot Skrapari, Poliçani, Kuçova, apo vetë ai.

E gjithë vëmendja e krijuar nga institucionet për të ringritur Beratin historik, ka nxjerr në pah një interes të vazhdueshëm të turistëve, por jo vetëm, e t ëish banorëve të vjetër të Beratit dhe rrethinave përqark që të kthejnë sytë sërish në atë vend.

Projekti i rrugës që lidh Beratin me Ballabanin është një tjetër hap i rëndësishëm, duke e kthyer Beratin nga një qytet ‘xhep’ në një rrugë kalimi të rëndësishme, sic ka qënë shumë dekada më parë, aks i cili përdorej dhe për tregti ndërkombëtare.

Duke pasur me investimin e bërë ndërmjet Skraparit dhe Përmetit, si një tjetër projekt i cili duhej bërë prej vitesh, por që askush nuk e pa këtë zonë për interesa qytetare, përvecse një ‘bastion’ i cili ishte  i rezervuar, nga i cili goditja do të jetë tepër fatale gjë e cila do të njëhsohet me mandate.

Një tjetër projekt madhor i rëndësishëm është dhe rruga e Malit të Tomorrit, një rrugë tek e cila nuk mendohej se do të vendosej ndonjëherë dorë. Investim ky i cili i jep një vlerë të rëndësishme Beratit-Policanit-Skraparit. Si një mundësi më tepër për turistët, të cilët pasi vizitojnë Beratin, Kanionet e Osumit, e shumë vende të tjera kulturore dhe historike, mund të ngjiten drejt Tomorrit për pak minuta, për të shijuar pamjen piktoreske të një natyre mbreslënëse.

E pra, këto janë vetëm 3 nga pikat zhvillimore të Beratit, pa përmendur projektet urbane të ndodhura në këtë qark, investimet në zona të caktuara të lëna në harresë prej dekadash, duke mos hedhur sytë asnjëherë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat e braktisur shtëpitë e dikurshme...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e Partisë Socialiste, ka zgjedhur të...

Agim Bajko në mbështetje të Eljo Hyskos: Ngritje kapacitetesh në industrinë kreative dhe start-up

Pas një periudhe jashtë vëmendjes së jetës publike, ikona e humorit dhe satirës Agim Bajko rishfaqet në mbështetje tëangazhimit qw deputeti Eljo Hysko ka...

Flora Nika, nga biznesi në politikë

Nuk është një emër i panjohur ai i Flora Nikës, juriste në profesion dhe sipërmarrëse e njohur në vend. Prej shumë vitesh vajza nga...

Më shumë artikuj të ngjajshëm