E diel, 18 Prill, 2021

Roboti SPAC, dezinfektues anticovid

Duhet të lexoni

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’.

Që në vegjëli, më ka tërhequr jashtëzakonisht shumë bota e informatikës dhe e teknologjisë.

Ndërkohë që bashkëmoshatarët e mi thjeshtë argëtoheshin duke shijuar kënaqësinë e përdorimit të një lodre robotike si: makina me tekekomandë, ekskavatorë me bateri etj… mua gjithnjë më gërryente nga brenda kureshtja se si janë ndërtuar dhe se si funksionojnë këto lodra që ne fëmijëve na jepnin kaq shumë kënaqësi kur ne luanim me to. Gjithmonë kureshtjen time nuk e lija thjeshtë si një kureshtje dhe kaq, por këto paisje, unë i ç’montoja për ti studiuar çfarë ka nën ato plastika të lodrave tona dhe se si funksiononin qarqet,
ingranazhet e mekanizmat.

Duke u rritur më shumë, gjithnjë kisha edhe më tepër kureshtje për teknologjinë dhe gjithnjë pyesja të tjerët, lexoja ndonjë gjë, eksploroja në internet, shikoja video në youtube dhe kështu, pak e nga pak krijova një farë bagazhi sipërfaqësorë të diturisë , në fushën e teknologjisë dhe informacionit.

Pasi mbarova arsimin 9-vjeçarë, isha në një dilemë shumë të madhe se çfarë shkolle të
vazhdoja. Alternativat ishin ose gjimnazi, si një shkollë e mesme e përgjithshme, ose një shkollë profesionale për degën që unë e kam përzemër, pra IT. Duke hulumtuar bashkë me prindërit e mi, gjetëm shkollën profesionale “Gjergj Canco” këtu në Tiranë.

Në fillim kur u regjistrova në këtë shkollë, gjithçka më dukej e re, por ama isha i qetë sepse
isha në profilin tim, IT. Që nga viti i parë kam filluar të mësoj bazat e robotikës dhe programimit. Kam ndërtuar disa mini projekte robotike, duke eksperimentuar me to dhe duke ua treguar mësueseve të shkollës. Kështu me kalimin e kohës fillova të mësoj shumë e më shumë në fushën e robotikës dhe duke u menduar për ide te ndryshme se si mund
të krijojmë mjete teknologjike që e ndihmojnë shoqërinë për zgjidhjen e problemeve të përditshme, fillova të ndërtoj robotë të thjeshtë por që kryejnë një funksion të caktuar dhe janë totalisht të përdorshëm.

Një ndër ata robotë është roboti im që e kam quajtur SPAC” Jo ai SPAK-u që mendoni ju. Smart Protection Anti Covid është një robot i cili kryen funksionin e SPAK-ut i cili është një mekanizëm ligjor kundër një të keqeje të madhe siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Edhe roboti im “SPAC” e lufton të keqen por duke u marrë me elementë të një niveli mikrobiologjik ‘Koronavirusin’.

• SPAC-u, është një robot i dizenjuar për të dezinfektuar ambjentet e mëdha duke lëvizur
në mënyrë autonome.
• Ai është i paisur me një sistem sprucimi, i cili merr dezinfektantin nga depozita dhe e nxjerr atë në mënyrë të sprucuar nga krahët e tij. Krahët janë të dizenjuar që të lëvizin me një kënd nga 0 deri në 180 gradë, duke filluar nga poshtë-lart në mënyrë që të mbulohet një sipërfaqe e gjerë dezinfektimi.
• Ai ka disa sensorë të pozicionuar tek sytë e tij, tek trupi, të lokalizuar, një majtas , një
djathtas dhe një mbrapa tij.
• Disa bateri të rikarikueshme, që i mundësojnë robotit kohë të mjaftueshme për të kryer të
gjithë dezinfektimin e ambjentit.
• Dhe pika kyçe e këtij roboti është software. Një software i ndërtuar me algoritme të
ndryshme, të cilat e bëjnë robotin të jetë sa më autonom. Autonom do të thotë që paisja të jetë e aftë të lëvizë pa e komanduar një person me telekomandë por duke u komanduar nga software, i përbërë prej programimit dhe algoritmeve që ndodhen në memorjen e robotit. Që nga momenti i parë që roboti ndizet në një ambient të ri, ai fillon skanimin e territorit ku do
të lëvizë. Ky proçes bëhet vetëm njëherë në fillim, në mënyrë të atillë që roboti të krijojë një hartë virtuale me ambjentin e skanuar, duke e ruajtur atë në memorjen e tij. Kohëzgjatja e skanimit varet në varësi të madhësisë së ambjentit. Por pasi skanimi ka përfunduar, roboti tashmë e di, se ku ndodhet në bazë të hartës virtuale që ka krijuar dhe sensorëve që ai ka.

Këta sensorë janë të aftë të masin distancën nga muri në mur. Më pas i takon algoritmit të robotit të kryejë llogaritjet dhe të bëjë të mundur që roboti të lëvizë në mes të korridorit. Në këtë mënyrë ai nxjerr dezinfektantin nga krahët e tij dhe bën të mundur mbulimin e pjesës më të madhe të ambjentit me dezinfektant.
Ky është qëllimi që e ndërtova këtë robot. Të ndizet automatikisht në orën 6:00 të mëngjesit
dhe të filloj dezinfektimin e të gjithë shkollës. I gjithë procesi zgjat vetëm një orë, duke marrë parasysh këtu që shkolla jonë ka 4 kate, ku roboti duhet te shkojë në çdo klasë. Në orën 7:00 roboti tashmë ka përfunduar dezinfektimin dhe kthehet në vendin e tij, ku atje lidhet me një karikues të veçantë. SPAC-u gjatë punë së tij, nuk ka nevojë për ndonjë asistencë nga njeriu. E vetmja asistencë për të cilën ka nevojë roboti është mbushja e shisheve me dezinfektant kur të boshatisen, dhe gjithashtu një here në tre muaj një kontroll për probleme të mundshme.

Ky pra ishte një nga disa projektet që unë kam ndërtuar. Të gjitha projektet i kam realizua duke përdorur kursimet e mia, por jo SPAC-un. Fatmirësisht ky robot është sponsorizuar nga shkolla, dhe unë i jam asaj shumë mirënjohës. Një falenderim nga zemra shkon për të gjithë
mësuesit e mi që më kanë ndihmuar kur kam patur nevojë. Në veçanti një falenderim i madh
shkon për drejtoreshën tonë Znj. Hedije Gjoni, që duke parë dëshirën time për të mësuar, më lejoi të përdor laboratorin 3D që shkolla ka. Deri në projektin tim të rradhës ju uroj çdo të
mirë dhe mirupafshim!

Jusuf Gazmir Rrustaj
Nxënës në klasën e XII , shkolla e mesme profesionale ‘Gjergj Canco’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat e braktisur shtëpitë e dikurshme...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e Partisë Socialiste, ka zgjedhur të...

Agim Bajko në mbështetje të Eljo Hyskos: Ngritje kapacitetesh në industrinë kreative dhe start-up

Pas një periudhe jashtë vëmendjes së jetës publike, ikona e humorit dhe satirës Agim Bajko rishfaqet në mbështetje tëangazhimit qw deputeti Eljo Hysko ka...

Flora Nika, nga biznesi në politikë

Nuk është një emër i panjohur ai i Flora Nikës, juriste në profesion dhe sipërmarrëse e njohur në vend. Prej shumë vitesh vajza nga...

Më shumë artikuj të ngjajshëm