Nga Marjon Gorica
Indicia për këtë shkrim ka ardhur pas kontaktit që pata me persona të cilët kanë qënë të fundit me viktimën B.H nga qyteti i Lushnjes.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku siç e raportojnë disa media një i ri është hedhur nga kati i dytë i një ndërtese, por që në të vërtet 26 vjecari B.H është vetë hedhur nga kati i shtatë i objektit.
Ky person ka kaluar një gjendje të rëndë infektimin prej Covid19, ku i është dashur të merrte dhe ndihmë më te specializuar mjekësore. Nga data e ngjarjes, viktima kishte vetëm një javë që kishte lënë ambientet spitalore, për tu rikthyer në banesën e tij.
Prej kohësh ne kemi dëgjuar që ngjarjet e ndodhura në spitale, ku disa persona janë bërë viktimë e akteve të tilla, mund të kenë ardhur si shkak i kushteve apo atyre cfarë shohin në spitale, por jo!
Situata nuk lidhet me gjendjen e mjediseve spitalore, këtë e fakton dhe ky rast i fundit, për të cilin do të jap të tjera informacione dhe në vijim.
Referuar kësaj ngjarje, jam duke u përpjekur të kuptoj më tepër në lidhje me atë cfarë ndikon tek këta persona.
Përse të gjithë kryejnë të njëjtin veprim kur marrin një akt të tillë?
A janë halucinacionet ndikues të këtyre akteve makabër?
Shkak i cili më bën të mendoj më tepër është fakti, përse të gjithë viktimat vetëhidhen e nuk kanë një mënyrë tjetër vetëvrasje?
I riu nga Lushnja prej disa ditësh kërkonte ndihmë për tu ndjekur nga një psikolog i cili për fat të keq nuk arriti ta merrte një shërbim të tillë.
Pra prej disa ditësh ai pranonte që nuk ndihej mië!
Kjo ka qënë kërkesa e tij e fundit, e cila për fat të keq askush nga ata të cilët kishte pranë nuk e morën parasysh!