E diel, 18 Prill, 2021

Bujqësia, një pasion për brezin e ri

Duhet të lexoni

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’

I apasionuar pas bujqësisë, shtysë e trashëguar nga familja, e shkolla që përfundova më bën që të jem më tepër kërkues për të zhvilluar një biznes në fushën e bujqësisë.
Gjë të cilën e kam nisur duke marrë pjesë në disa projekte. E nisa me projektin ‘Panairi i Ideve të Gjelbërta’ në kuadër të programit “Gjelbërimi i Ekonomisë”, REC Shqipëri dhe GIZ-ProSME nga ku kam fituar çmimin e parë. Duke vazhduar më pas me pjesëmarrje në projekte të tjera, ku kam qenë pjesë e ‘Programit të Vetë-Punësimit’ që zbaton qeveria shqiptare në bashkëpunim me PNUD-in. Kam patur një numër të konsiderueshëm idesh, të gjitha të lidhura me bujqësinë, ku dhe jam shpallur fitues e kam arritur të realizoj idenë time.
Njëkohësisht sapo kam përfunduar dhe realizimin e një projekti të fituar nga PIU-ProSEEED pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Programi implementohet nën mbikqyrjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë së Shqipërisë dhe përmes skemës IDEA-Grant më është ofruar një mbështetje financiare për të realizuar idenë time të biznesit.
Dëgjimi i shumë konsumatorëve që ankoheshin përsa i përket produkteve perimore, për faktin se ato nuk i kishin me cilësinë që kishin patur më përpara, ishtë shtysa për të bërë një projekt mbi kultivimin e produkteve autoktone të Shqipërisë së mesme, duke qenë se kjo zonë ka pasur vërtetë varietete me cilësi shumë të mira. Projekti im synon që të rikthejë dhe një herë në tryezat e konsumatorit, vlerat dhe shijet e këtyre produkteve.
Aktualisht kam një serë me sipërfaqe rreth 1000 m2, të cilën e kam të mbjellë me varietete të Shqipërisë së Mesme. Gjatë verës në sera mbillen produkte si: ‘domate zemër kau, domate e Prushit, spec i Laknasit, patëllxhan i Zall-Herrit, patëllxhan Toptan, pjepër Qarrs i Tiranës, Qarrs i Shijakut’. Ndërsa gjatë dimrit, sera mbillet me disa erëza autoktone (majdanoz, koper, dhjosem), gjithashtu mbillet dhe sallatë Alliasi dhe spinaq i Kavajës.
Të gjitha këto perime autoktone janë nga më të kërkuarat në treg për vetë faktin se i përmbajnë të gjitha kërkesat që konsumatorët duan si, cilësinë, aromën e shijen.
Qëllimi im është prodhimi i produkteve me cilësi më të lartë, për të mbrojtur konsumatorin, mjedisin dhe ekosistemin, për të siguruar efektivitet sa më të lartë e qëndrueshmëri të këtyre kultivuesve autoktonë duke promovuar në këtë mënyrë ekonominë lokale dhe produktet bujqësore ‘Made in Tirana’.
Misioni im është që të ofroj produkte bujqësore nga farat autoktone që kanë kultivuar fermerët kohë më parë, gjithashtu të kontribuoj në përmirësimin e gjendjes ekonomike të të gjithë fermerëve.

Edmir Uku, ish Student i UBT, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat e braktisur shtëpitë e dikurshme...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e Partisë Socialiste, ka zgjedhur të...

Agim Bajko në mbështetje të Eljo Hyskos: Ngritje kapacitetesh në industrinë kreative dhe start-up

Pas një periudhe jashtë vëmendjes së jetës publike, ikona e humorit dhe satirës Agim Bajko rishfaqet në mbështetje tëangazhimit qw deputeti Eljo Hysko ka...

Flora Nika, nga biznesi në politikë

Nuk është një emër i panjohur ai i Flora Nikës, juriste në profesion dhe sipërmarrëse e njohur në vend. Prej shumë vitesh vajza nga...

Më shumë artikuj të ngjajshëm