Nga Marjon Gorica
Tërmeti që tronditi të gjithë vendin, padiskutim që la pas dëme të konsiderueshme, por që sic duket gjithcka po shkon drejt ringritjes. Kemi parë me qindra kantiere ndërtimi, me dhjetra projekte, miliarda fonde investime, gjithcka për të bërë më të mirën, madje më mirë sec ishte.
Një ndër zonat më të prekura prej tërmetit është dhe Kombinati, lagja e vjetër dhe historike e Tiranës, e njohur në të gjithë vendin, si një zonë e vecanta e me një popullaritet të konsiderueshëm.
Një numër i konsiderueshëm objektesh u dëmtuan në Kombinat, duke sjell kështu prishjen e shumë godinave, madje dhe pallateve shumë vjecar që ndodhen në këtë lagje.
E njoh Kombinatin si një i ri i cili fëmijërinë e tij e ka kaluar nëpër rrugicat e tij. Mes familjarësh e shokësh, ku na lidhte shkolla apo aktivitete të tjera qofshin ato fizike apo sociale. I kam parë pallatet e vjetra të Kombinatit, ku teksa hyje në to, shpresoje që gjithcka të shkonte mirë, pasi realisht një pjesë e konsiderueshme e tyre ishin të ‘frikshëm’.
Të pa mirëmbajtura, të lëna si mos më keq, me hyrje të cilat sapo fillonte të binte muzgu, asaj kohe duhej të merrje një nga ata cakmakët e ‘famshëm’ me dritë, për të hedhur hapat e për të shkuar aty ku ishe nisur.
E kur sheh sot, që një gjë e keqe solli një të mirë nga pas, pa diskutim që ka një shpresë, një ndjesi ndryshe, për ta parë Kombinatin e rindërtuar, si një lagje model të Tiranës, e pse jo gjithë Shqipërisë.
199 kontratat e para të apartamenteve firmosen këtë javë, për t’i hapur rrugë e shumë punëve të tjera për të pasuar më pas me të tjera kontrata për qytetarët e Kombinatit.
Kombinati po rindërtohet!