E enjte, 25 Shkurt, 2021

Gabimisht, mos më harro mua…

Duhet të lexoni

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’

Ti ike udhës së pafundme dhe, teksa flladi i lagësht i dimrit i përkundte lehtë lisat shtatgjatë, unë të vështroja e përhumbur. Ecje ngadalë e shtruar, si një shtojzovalle nëpër lëndinat plot blerim, me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë derisa diku në horizont edhe ti u shkrive. Kur silueta jote nuk dukej më nën rrezatimin e medaljonit hënë, dhe era filloi të godas trungjet e thara me tërbim, e kuptova se nuk ishe më, se ishe larguar dhe për ty e humbur do të isha njëherë e përgjithmonë.

 

Megjithatë unë të prita nën kupën qiellore të paskajshme. Prita me durim për një fjalë, një hap apo një pëshpërimë. Prita me shpresë, me sy të ngulitur pas fantazmës tënde, por koha dalëngadalë e shkeli dhe fijen e fundit rrëzëllitëse që deri tani buçiste në zemër.

 

Duhet të dish se asnjëri nuk zhduket aq lehtë nga jeta e dikujt pa dhuruar diçka, sado e vogël qoftë. Secili lë pervoja, eksperienca dhe ç’është më e rëndësishmja kujtime. Këto kujtime luhen vazhdimisht në magnetotrurin tonë dhe kurrë nuk rreshtin së emocionuari, kurrë nuk rreshtin së perloturi, kurrë nuk rreshtin së ekzistuari. Kjo ndodhi edhe me ty. Me ditë të tëra më mbete në mendje dhe ende fantazoj për kohët kur çdo ditë për ne ishte një përsiatje e re, deri sa…

Sa më larg shkoje drejt mjegullës së harrimit, aq më tepër pas kujtimeve fort shtrëngohesha, deri sa përveç tyre gjë më s’mbeti.

 

Dhe kur ti u largove, u trishtova fort, pasi me zemrën që më lëngonte mu desh të mbyllja atë kapitull aq të bukur me një fund aq të hidhur. Çfarë më mbeti më pas qenë veç fjalë, fjalë e fjalë pafund, të cilat nën sytë e mendjes dukeshin të pakuptimta, të zbrazta dhe boshe. Lexoj si rob ëndërrimesh, si një spektator që s’ka tjetër ç’të shijojë. Nën grackat e mureve të së shkuarës jam e kyçur dhe ligësia e saj, me një nënqeshje mizore, rrugëdaljen më ka bllokuar. Dëshiroj më tepër… më tepër gërma dhe fjalë, më tepër paragrafe dhe ngjarje, por të reja si to pa ty s’mund të krijoj.

 

Mendimet e mia tashmë rreth teje. E trishtuar qëndroj nën kupën hyjnore të vetmisë. E hidhëruar qëndroj e ulur këtu, nën dritën verbuese të qiriut teksa shkruaj për ty pak rreshta dhe përpiqem që përmes tyre ty të të heq nga mendja. Meqënëse në kështjellën tonë të dashurisë s’mbeti tjetër gjë veç rrënojave dhe pluhurit ndotës gri, plot shpresë uroj që gabimisht, të mos më harrosh dhe të mos më flakësh në ndonjë qoshe të kujtesës tënde… Gabimisht, mos më harro mua…

IRIS NURI

Gjimnazi: “Partizani”

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakExanimum Griseo
Artikulli tjetërTë jesh mjeke

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog”në RTSH 24, Naço...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga politika, por dhe nga armata...

“Aplikacioni GjejZá”

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Unë quhem Jonada Shukarasi dhe jam nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin “Partizani”. Në kohën time të lirë...

Të jesh mjeke

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ “E kam kuptuar se do të bëhesha mjek që kur isha fëmijë dhe shihja një pemë qershie në oborrin...

Më shumë artikuj të ngjajshëm