E martë, 3 Gusht, 2021

Të jesh mjeke

Duhet të lexoni

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’

“E kam kuptuar se do të bëhesha mjek që kur isha fëmijë dhe shihja një pemë qershie në oborrin e shtëpisë. E vetmja dëshirë që kisha ishte ta shëroja, sepse kokrrat e qershisë më dukeshin si plagë në trupin e saj.”

 Një mjek anonim 1876-1927

 Kisha dëgjuar shpesh se për t’u bërë mjeke, duhet të kesh një kujtesë të mirë dhe të zhytesh në studime të gjata. Kanë kaluar 6 vite nga tetori 2014-tës, kur pas mbarimit ne gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, unë u regjistrova në Fakultetin e Mjekësisë dhe tani që mbaj diplomën në dorë, mund t’ju them se nuk mjafton vetëm kaq. Me mjekësinë duhet të kesh një lidhje të fortë dashurie. Duhet të jesh ekzaktësisht si ky mjek anonim, fjalët e të cilit jo pa qëllim i bashkëngjita si më sipë Çfarë të duhet për t’u bërë mjek? Mbi gjithçka dhembsuria. Të ndjesh nevojën për të shpëtuar edhe një pemë, nëse ajo nuk të duket mirë. Duhet ta shohësh jetën që gjendet dhe te gjërat e vogla. Unë këmbëngul shumë tek kjo puna e dashurisë, sepse mjekësia është kërkuese. Nuk kënaqet me pak.

Përgjatë këtyre 6 viteve, jam rritur shumë. Në fillim ishte e vështirë të mësoheshe me ritmin e studimit. Duhet të përvetësoje që në vit të parë gati 100 faqe brenda dy ditëve dhe kur vjen nga gjimnazi, e gjithë kjo të duket titanike. Leksionet mund të mbaronin edhe në orën 17:00 dhe të nesërmen të duhej të përgatiteshe për seminarin e rradhës. Shumë shoqe të miat që nuk vazhduan mjekësi, ankoheshin për mua, sepse unë nuk isha gati asnjëherë në takimet me to, prandaj do t’jua përsëris derisa t’ju mërzis që mjekësia do dedikim. Për shkak të tranzicionit, viti i parë është më sfiduesi. Nëse do të më pyesnit cili vit është më i rëndësishëm, do t’ju përgjigjesha viti i tretë, sepse ai është lidhës me Mjekësinë Klinike dhe ky kapërcim ka qenë i vështirë.

 

Deri në vit të dytë, studentët mësojnë qetë çfarë quhet normale në organizëm. Në vit të tretë pastaj, fillon përballja me armiqtë, sëmundjet. Është e paharrueshme për mua hera e parë kur vizituam një pacient nën mbikqyrjen e një pedagogeje. Mjekësia të emocionon shumë. Shumë prej të sëmurëve e përmbyllnin takimin me ne studentët duke na uruar që të bëheshim mjekë të mirë dhe nuk ka sesi mos të buzëqeshës pas këtyre fjalëve. Qëndra Spitalore Universitare e Tiranës është si një hartë. Aty ke të përmbledhur gati të gjitha specialitetet dhe vit pas viti i zbulon të gjitha. Më kujtohen gjithmonë përgatitjet e gjata që të duhet të bësh për provime.

Kam qenë sistematike gjithmonë dhe kjo është receta. Nuk duhet të humbasësh seminare/leksione për asnjë arsye. Nëse mjekësia mund të mësohet duke qëndruar në shtëpi, atëherë të gjithë lehtësisht do të ishin bërë mjekë. Patjetër, mua është dashur të bëj një pjesë të punës edhe me veten time dhe vjen koha që të lexosh dhe kuptosh artikuj shkencorë pa ndihmën e dikujt, por derisa të arrish deri aty, duhet të të udhëheqin. Ndonëse e ardhmja mbetet kurdoherë një mister i bukur, mua do të më pëlqente shumë të behësha Neurologe. Mjekësia mirëpret cilindo që është i dashuruar pas saj. Mësohesh me oraret e vona, me të ndenjurit roje, me injeksionet, me hyrje-daljet nga sallat e operacionit, mësohesh me gjithçka, por ju them se në ka diçka me të cilën nuk mund të mësohesh asnjëherë në 6 vite, në 60 apo 600 është vuajtja njerëzore.

Prandaj të qenurit mjek është madhështore në vetvete. Duhet ta duash shumë njeriun. Mësimi më bazik për mua ka qenë pikërisht ky se, përtej një grumbulli kockash, muskujsh e nervash që e tregon njeriun Anatomia, njeriu në fakt është shumë më shumë se aq.

Ana Dushi

Fakulteti i Mjekësisë

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për herë të parë "Zajednicën" (asociacionin...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve të rrezikuara. Kjo kishte ardhur...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA deklaron se shpallja non grata...

Më shumë artikuj të ngjajshëm