E martë, 3 Gusht, 2021

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Duhet të lexoni

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Fejzo Subashi

Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga politika, por dhe nga armata e auditorëve dhe stafet akademike.
Krizat dhe situatat, jo të mira ekonomike nuk janë të përhershme, fatkeqësitë jo e jo… Ato kalohen me dhimbje dhe me pasoja të cilat kooperohen dhe asimilohen edhe shpejt, por pasojat, dëmet dhe plagët e arsimit e sidomos të arsimit të lartë, e pa mundur të rregullohen ndonjëherë.
Mungesa dhe ndjekja hap pas hapi nga ministria e  kontrollit dhe ndjenjës së përgjegjësisë, si dhe situata ka favorizuar ca “kioska të kolegjeve të arsimit të lartë”, të cilët në këtë kohë pandemie i kane katandisur ato, thjeshtë paguaj dhe merr diplomën… Stafet e tyre mësimdhënëse, pasi është turp dhe ofendim t’iu thuash stafe akademike, janë për turp e faqe të zezë, ku dhe shkollat e mesme në rrethe i kanë më të mira. Grada dhe tituj te blera kohën e fundit, të pa mëritura dhe të pa regjistruara te cilët gjenden edhe në poste dekani etj. Tituj të marre me ryshfete dhe darka e dreka, pse jo edhe duke i gjezdisur komisionet e vlerësimit,  jo vetëm nëpër Shqipëri, por edhe në Evrope… Aq krenar janë për këto, sa i tregojnë me mburrje, ku i telendisin këto komisione, se nuk dinin të hanin spagetin me karkaleca, nuk dinin çfarë vere pinin etj. Ndërsa, në dosjet e tyre tëgradave dhe titujve, përveç batutave nëpër darka dhe dreka, nuk gjen asgjë tjetër… Veç kësaj, as kriterin kohë nuk e kanë, pasi më përpara kanë marrë gradën apo titullin se sa masterin.
Të tilla mostra, përveç fenomenit te nepotizmit dhe familjaritetit, të cilat i kam trajtuar edhe më parë, i gjen dhe në universitetet Shtetërore, ku për çudi kafilluar të bëjnë dhe politikat madhore të Kombit.
Më e keqja Znj. Ministre, këto “kioska”- kolegjesh universitare, falë lidhjeve, ndërhyrjeve, por mbi të gjitha pagesave që u bëjnë grupeve të kontrollit dhe të AKEP-it, penetrojnë dhe vazhdojnë të japin diploma, të cilat janë plagët më të mëdha që do i vuajmë jo vetëm nesër, por minimumi një shekull.
Çdo shqiptar, politikan, intelektual, njerëz të medias dhe media të tera shqetësohen,  diskutojnë dhe bëjnë objekt debati publik e mediatik, një dekoratë që jep kreu i shtetit, apo një institucion tjetër në të tilla raste, kurse për marrjen e një titulli, apo grade shkencore  në këtë mënyrë, nuk shqetësohet njeri, aq më pak të mbajëndokush përgjegjësi…
Znj. Ministre, po e trajtoj këtë fenomen, i cili është  vrasës për Kombin, ku institucioni ku Ju keni marrëpërsipër të bëni dhe menaxhoni politikat e tij, ka këtë situate reale dhe fenomene të prekshme, të cilat duhet të marrin vëmendjen tuaj…
Jo vetëm një njeri i medias, por dhe një institucion i tëre mediatik, gjënë e pare që bën është bërja prezent e këtij konstatimi. Kërkohet dhe është e domosdoshme që të kaloni në sitën e vetingut akademik dhe shkencor këto fenomene të titujve dhe gradave, pasi nëse i meshojmëfort pasojave që sjell një diplome e blerë, merreni me mend sesa pasoja e çfarë dëmi sjell një gradë apo titull i marrë pa merite, apo me keq i blerë…
Institucioni i kontrollit ministri dhe agjencitëkontrollojnë këto kolegje “kioska”, duhet t’iu bëhet një revizionim, në lidhje me; kontrollet që kanë bërë, situatën që kanë konstatuar, detyrat që kanë lënë, si dhe  për pa aftësinë, apo fenomenet korruptime  të treguara në këto kontrolle. Ju siguroj se aq të papërgjegjshëm janë kryer, apo formalitetin e tyre, pasi tjetër gjë kanë konstatuar, tjetër gjë kanë pasqyruar në kontrolle dhe tjetër gjë ka në realitet në këto “kioska” kolegje universitare. Do të ishte më normale, më e pranishme që të jepte leksione një që ka mbarur universitetin mirë në kohën kur vërtet kishte shkollë, sesa këta që kanë marrë këto tituj dhe grada shkencore, por për fat të keq din ca gjëra të tjera, por jo të përgatisin njerëzit për fatet e Kombit nesër.
Znj. Ministre! Sot falë këtyre fenomeneve dhe palaçollëqeve tilla, “tregtarët e makaronave dhe tregut Çam”, i gjen auditorët e universiteteve si “mendja” e tyre, kurse ata që merren me punë kërkimore, shkencorë, ku titujt dhe gradat i kanë me mund, djersë dhe me punë konkrete të mirëfilltë  shkencore, i gjen të pa punë, apo me ndonjë institucion ku nuk është vlerësuar sa dhe si statura e tyre, apo ndonjë biznes privat… 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për herë të parë "Zajednicën" (asociacionin...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve të rrezikuara. Kjo kishte ardhur...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA deklaron se shpallja non grata...

Më shumë artikuj të ngjajshëm