E martë, 18 Maj, 2021

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Duhet të lexoni

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se...

Urimi i ministres Belinda Balluku për Fitër Bajramin: Vatrat tuaja qofshin të lumtura e të begata!

Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, ministrja Belinda Balluku ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një postimi...

 “Sikur të isha djalë” dhe “Pse?”, psikologjia dhe tragjizmi i personazheve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Ishte viti 1935 kur botohej “Pse?” e Sterjo Spasses dhe vetëm disa muaj më...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku në emisonin Dekalognë RTSH 24, Naço sqaroi për opinionin publik problemet dhepërplasjet me lidershipin e LSIsë për të cilin ai shprehet se e përjashtuan dhe e larguan në mënyrë tinzare dhe të pabesë.

Zotio Naço, ju keni qenë tre herë i zgjedhur deputet i LSIsë, dy herë nënkryetar i kuvendit, dy herë ministër dhe pas afro 13 vjetësh në LSI befas largoheni dhe bëheni pjesë e PSsë. Çfarë ndodhi realisht?

Probleemt e mia me lidershipin e LSIsë kanë filluar që nëzgjedhjet lokale të vitit 2015. Ne si LSI fituam tre bashki,Skraparin, Beratin dhe Kuçovën. Por nuk pati një fjalë të vetempër të gjithë këtë puë që u bë. Për hir të vërtetës duhet thënë se kjo ua rrit në bashkëpunim me PSnë dhe Edi Ramën. Dua ta them se asnjë përfaqësues i LSIsë nuk ka ardhur në atë kohë as në Berat, as në Kuçoë e as në Skrapar.

Si ka mundësi? Asnjë përfaqëesues i LSI?

Po. Asnjë.

Po zoti Meta? Në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit.

As zoti Meta. Për hir të vërtetës ka qenë një bashkëpunim shumëi mirë me PSnë. Nuk duhet të harrojmë se nga nëntë bashki qëfitoi LSI në ato zgjedhje lokale, tre u morën në qarkun e Beratit.

Po pas kësaj çfarë ndodhi?

Unë u largova si minsiër i Drejtësisë në vitin 2015. Unë u foksuova në Berat dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 LSI mori dy deputetë nga 7 mandate që kishte qarku. Kemi lënëPD-në mbrapa. Kemi marrë gjysmat e votave të PartinëSocialiste dhe kemi lënë pas Partinë Demokratike.

PS mori 4 mandate, LSI 2 mandate dhe PD 1 mandat. Dheçfarë ndodhi më pas?

2017 brenda LSIsë u krijua një marrëdhënie disi e ngurtëpas largimit Ilir Metës. U ndryshua statuti. Në LSI ështëkrijuar një kryesi ekzekutive që në një farë mënyre sfumoikryesinë e madhe. Të gjitha vendimet i merrte një grup prej trekatër vetash. Nuk përfaqësonin ndonjë gjë të madhe në elektorat. Kjo kryesi ekzekutive ishte njësoj si ajo në kohën e Enverit, sisekretariati.

Kur filloi momenti kur ju përfundimisht vendosët që tëlargoheshit?

Për shumë vendime që janë marrë në emër të LSIsë disa herëkemi reaguar dhe disa herë jo për të mos prishur marrëdhaniet,sepse kur kjo kryesi merrte vendim ishte vendim politik dhe ne duhet të ishim pjesë e tyre. Ju i keni ndjekur deklaratat e lidershipit të LSIsë që thoshin se këta janë të Ilir Metës që i ka caktuar ai. Dua stafin tim. Ne nuk jemi ndjerë aq komodë. Përhir të vërtetës, pas dorëzimit të mandatit mua më është kërkuartë punoja në Durrës.

Sepse ju e dorëzuat mandatin, nuk ishit si ata që qendruannë Kuvend.

Nuk më ka shkuar asnjëherë në mend që mandatin e marrë nëemër të LSI ta mbaja për arsyet e mia personale. E mora në emërtë LSIsë dhe ua kam dorëzuar. Por dua ta them se dorëzimi imandateve ishte një dështim me sukses i lidershipit të LSIsë. Ashtu siç ishte dështim me sukses qenia në parlament me 20 deputetë tëe LSI në fund të sallës dhe nuk kishin atë fuqi sepsenuk donin të ishin në vijën e parë. Vetëm gjashtë muajtë e parëdeputetët e LSI ishin aktivë, pra deri në janar. Madje më shumëse deputetë e PSsë por edhe të PDsë. Kronikat janë aty. Nga dhjetori që ndodhën ngjarjet e pakëndshme dhe nga janari derinë qershor kemi patur debate mes Ramës dhe Bashës dhe ne atyishim vetëm figura. Nga qershori deri në dhjetor bojkotuamparlamentin. Në janar dhamë dorëherqjen dhe ikëm. Të gjithakëto unë do ti quaja dështim me suskes të lidershipit të LSIsë. Edhe pse dështonin në mënyrë të përsëritur, ata mendonin sejanë mirë.

Dhe vendimi juaj final zoti Naço?

Për hir të tarsnparencës të anëtarëve dhe simpatizanëtev të LSIsë, që u serviret në shtyp që Nasip Naçon e blenë, e shitën, mundtë them që më është kërkuar. Ka një vendim të kryesisë së LSIsë që unë të isha në Durrës me organzimin e LSIsë atje. Prej njëviti jam marrë atje në Durrës duke kosnoliduar strukturat dhe përtë hyrë në një fushtë I përgatitur. Nga LSI është kërkuar njërezultat jashtë çdo parashikimi. Nuk po e them numrin e deputetëve që më është kërkuar se mund të qeshni.

Po nuk ka problem, qeshim.

Unë jam njeri serioz dhe nuk dua tju bëj për të qeshur. U tashëqë kjo nuk arrihet. Më është kërkuar që të shkoj në qarkun e Beratit siguriisht për të patur një rezultat më të mirë se ai që ne kishim marrë. Pra më shumë se dy deputetë. Por edhe pse u mora me organizimin në qarkun e Beratit, vetëm kur shikoj me titra në televizione që kishin ardhur dy kandidatë të tjerë.

Nuk kishit dijeni fare?

Nuk jam as i pari, e as i fundit që i ndodh kështu.

Pastaj ju morët vetë një vendim apo ju ofruan?

Nuk kam marrë vendimin vetë sepse ju e dini se unë doja tikthehesha profesionit tim të avokatit. Kjo ishte një marrëdhëniee ndërpreë nga lidershipi i LSIsë pa asnjë lloj kontakti. Ishte nëmënyrë tinzare dhe të pabesë. Po të më thoshin, kisha ikur . Mëpas një pjesë e mirë e strukturave të LSIsë më kanë kërkuar tikontaktoja dhe ti përfaqësoja dhe nuk janë pak. Po ti shikonikandidatët asnjë nga kandiatët e LSI që ishin në zgjedhjet e vitit2017 nuk janë aktualisht kandidatë në qarkun e Beratit dhe nukjanë fare në agjendën e lidershipit të LSIsë dhe kjo përmendimin tim ëshë një eksperiment politik që duan të bëjnë me qarkun e  Beratit për tu thënë disa të tjerëve që kur ne hoqëmkëta që ishin më të mirët, çmund të bëjmë me ju.

Pra ky ishte kuptimi i asaj që ju thatë eksperiment politik?

Po. Eksperiment janë bërë gjatë githë kohës. Një herë ketej dhenjë herë andej. Eksperiment do ta quaja dorëzimin e mandateve, eksperiment do ta quaja mosfutjen në zgjedhje dhe largimin ngabashkitë, eksperiment do ta quaja lidershipin e LSI që ështëkthyer në vasale të PD. Ne kemi kërkuar të jemi partner dhe jo vasal. Ju e keni parë që janë bërë 10 protesta të mëdha nëbulevard dhe dhe LSI nuk ka qenë as afër podiumit. Sepse donintë karikonin Luzlim Bashën. Por unë nuk kam qenë te LSI për tëbërë Bashën kryeminisër.

Në fakt ti e kë thënë në emisionin tim që punoje që Ilir Meta të bëhej kryeminisëtr.

Unë I besoja asaj që i kam thënë. Mos harroni se në atë kohë nëBerat LSI është rritur me 13 mijë vota. Kur PD ka rënë 7 mijëvota dhe PS është rritur me 3 mijë vota. Kështu besoja unë seishte gjithë Berati dhe gjithë Shqipëria. Unë nuk e mohoj që e kam thënë për Metën sepse ai u bë kryetar i kuvendit dhe u bëedhe president. Me këtë nuk besoj se kam gabuar nëparashikimet e  mia. Mua Ilir Meta më ka futur në politikë. Kemi qenë bashkëudhëtarë për disa fitore rresht. Në 2009, njënga katër mandatet është marrë në qarkun e Beratit edhe me kontributin e zotit Meta. Më pas LSI ka ecur me këmbët e vetaduke u mbeshtetur nga qytetarët.

Po më pas?

Unë nuk kam për ta qëlluar asnjëherë me gurë LSInë. Po për hirtë transparencës këto pesë gjëra i kam thënë dhe po i them edhekëtu.

Ju thirri vetë Edi rama?

Për hir të vërtetës marrëdhëniet e mia me Ramën kanë qenë tëshkëlqyera.

Edhe për Berishën kështu keni thënë.

Për Berishën kam thënë korrekte, ligjore dhe njerëzore.

I bie të shkëlqyera.

Ju e thatë të shkëlqyera. Me zotin Rama nëse do lexoniprocesverbalet në mblerdhjet e qeverisë do ta kuptonimbështetjen që më ka dhënë sidmos për reformën në drejtësi. Nuk mund të kesh ecuri pa mbështetjen e kryeministrit. Kemi patur mbështetje nga zoti Rama si LSI në qarkun e Beratit nëzgjedhjet lokale dhe vetë kandidati në atë kohë na hapi shumëprobleme për të fituar bashkinë e Beratit. Mardhëniet nëkoalicion janë të ëvshti dhe delikate. Duhet kompromis.

Rama ju kërkoi dhe ju thirri?

Mardhëniet i kam patur me Ramën korrekte. Do përshëndetesha dhe do bisedoja sa herë ndeshesha.

Por ama ju keni marrë pjesë edhe në protesta kunrqeverisë Rama?

Po. Por unë nuk kam qëlluar asnjëherë me gur. Nuk kam thënasnjëherë që Rama është i krimit dhe drogës dhe në parlamentnuk kam shkuar as te podiumi të qëlloja me vezë, me gurë apo me çizme. Jam serioz në atë që bëj. I respektoj institucionet dhenuk kam për ta bërë ndonjëherë. Besoj se pas sondazheve që ka bërë PS-ja besonte se unë kam mbështeteje në Berat. Sigurishtqë më kontaktoi edhe vetë Rama. Janë 70-80 për qind e elektoratit të LSI më kanë kontaktuar që unë tipërfaqësoja.

I sati do jeni në listën e kandidatëve PS Berat?

Unë nuk bëj lista.Nëse ata si kryesi e PS mendojnë se unëvlej që të hyj në garë, unë do jem në garë. Nëse jo, unë do jap kontributin tim në këto zgjedhje për PS dhe kaq. Nuk ështëqëllim në vetvete qenia deputet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se...

Urimi i ministres Belinda Balluku për Fitër Bajramin: Vatrat tuaja qofshin të lumtura e të begata!

Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, ministrja Belinda Balluku ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare...

 “Sikur të isha djalë” dhe “Pse?”, psikologjia dhe tragjizmi i personazheve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Ishte viti 1935 kur botohej “Pse?” e Sterjo Spasses dhe vetëm disa muaj më vonë “Sikur të isha djalë”...

Letra e një të panjohure

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' Dashuria është një ndjenjë e pastër që shumë shkrimtarë rreken ta përcjellin në mënyra të larmishme e sa më...

Kompozim/Koka e prerë e Ali Pashait në kamare

Kompozim/Koka e prerë e Ali Pashait në kamare Euro Rrasa Fakulteti i Arteve të Bukura Programi – Skulpturë Universiteti i Arteve, Tiranë

Më shumë artikuj të ngjajshëm