E enjte, 25 Shkurt, 2021

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Duhet të lexoni

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga...

“Aplikacioni GjejZá”

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Unë quhem Jonada Shukarasi dhe jam nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin “Partizani”....
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit


95.8% e familjeve n
ë njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri në bashkinë Durrës nuk kanë mundur të përdorin aplikacionin “Shtëpia ime” të vënë në dispozicion nga qeveria si mënyrë për të përfituar nga fondet e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Të dhënat janë bërë publike në tryezën e parë të organizuar nga shoqëria civile në lidhje me procesin e rindertimit dhe situatën social-ekonomike të banorëve në zonat rurale të Durrësit. Mirela Arqimandriti, drejtore e “Aleancës Gjinore për Zhvillim”, organizata që ka udhëhequr studimin në terren, falë mbështetjes së qeverisë suedeze dhe rrjetit “AËEN” me afro 400 familje në 2 njësitë administrative vuri theksin që në fillim të takimit se pavarësisht ecurisë pozitive, janë të shumtë banorët që kanëngritur pretendime për sistemin e pikëzimit mbi vlerësimin e dëmit që shkaktoi tërmeti si dhe vështirësitë që kanë hasur nëaplikim.

Mungesa e një vlerësimi të thelluar ka bërë që dëmshpërblimi të mos shkojë në përpjestim të drejtë me nevojën në rastin e riparimit të banesave, ndërsa mbetet i paqartë procesi i riparimit të mjediseve të përbashkëta dhe fasadave tëpallateve.” – nënvizoi Arqimandriti teksa shtoi më tej se nëprocesin e aplikimit rreth 40% e të anketuarëve kanë pohuar se kishin vështirësi në plotësimin e dosjes ndërsa 49 familje (12.8) janë shprehur se nuk kanë përfituar nga ky proces. Gjendja social-ekonomike e këtyre banorëve mbetet ende njëshqetësim ndaj znj.Arqimandriti (GADC) vuri theksin tek nevoja që paralelisht me rindërtimin, çdo bashki të kthejësytë edhe tek punësimi pasi në 54.7% të familjeve, kryefamiljari ishte pa punë, ndërsa ty ku gruaja ishte kryefamiljare, në 65% e rasteve rezultonin të papuna.

I pyetur në lidhje me familjet që ende nuk kanë mundur tëaplikojnë dhe nëse do të ketë një rihapje të procesit për to, ministri i shtetit për Rindërtimin dhe Rimëkëmbjen, z. Arben Ahmetaj bëri të qartë se:

“Procesi ka një fillim dhe një mbarim. Ështe hapur 3 herë. Pikërisht për të dhënë mundësinë që të aplikonin edhe ata qe nuk e kishin bërë edhe prej mosbesimit.”

Z.Ahmetaj vuri në dukje më tej mundësinë që iu është dhënëgjatë procesit atyre familjeve që kanë ngritur pretendime mbi vlerësimin:

Janë inxhinierë të pavarur që bëjnë vlerësimin dhe ai futet nëdosje. Kushdo qytetar që është i pakënaqur, duhet të bëj njëankesë dhe të kontraktoj privatisht një inxhinier me licencë për të bërë vlerësimin e dytë. Në çdo rast fjalën e fundit edhe pas vlerësimit të dytë e ka Instituti i Ndërtimit” – tha ministri përgjegjës për rindërtimin dhe rimëkëmbjen.

Familjet në Sukth dhe Katund i Ri janë pyetur në këtë hulumtim edhe nëse u janë kërkuar para nën dorë për të përfituar nga programet e rindërit. Edhe pse vetëm 3 prej 334 familjeve tëintervisutara pretendojnë që u kanë kërkuar para, koordinatorja e projektit vëzhgues në terren, Marinela Seitaj bën me dije se 38% kanë zgjedhur të heshtin, duke mos iu përgjigjur pyetjes ndërsa 44.2% mendojnë se ka vonesa në zbatimin e programit tërindërtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog”në RTSH 24, Naço...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga politika, por dhe nga armata...

“Aplikacioni GjejZá”

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Unë quhem Jonada Shukarasi dhe jam nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin “Partizani”. Në kohën time të lirë...

Të jesh mjeke

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ “E kam kuptuar se do të bëhesha mjek që kur isha fëmijë dhe shihja një pemë qershie në oborrin...

Më shumë artikuj të ngjajshëm