E diel, 18 Prill, 2021

Lamtumirë mjeshtër! Nuk besoj se si Agim Krajka kishte një të dytë në muzikën shqiptare.

Duhet të lexoni

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

NGA ROLAND QAFOKU
Jo vetëm se kompozoi “Këngët e Rinisë”. Jo vetëm pse kompozoi “Kafe Flora burra plot”. Jo pse kompozoi këngën e gjyshes. Jo pse kompozoi perlën e filmit “Zonja nga qyteti”. Jo pse ishte njw nga mw tw talentuarit nw fitimin e çmimit pwr kwngwt popullore nw Dizhon tw Francws. Arti që prodhoi Agim Krajka është i papërsëritshëm. Unë kam patur fatin që ti marr intervistën e fundit më 14 dhjetor 2015. Një intervistë e plotë, të gjatë rreth dy orë dhe e gjitha për jetën e vet. U prehsh në paqe mjeshtër! Ke lwnw pas art të parritshëm. Më poshtë linku i emisionit si dhe një pjesë e zbardhur nga ajo intervistë mbresëlënëse.

Çfarë pasojash patët me këngën Kafe Flora burra plot?
Kur morrëm pjesë në festival me këngën “Kafe Flora burra plot” më lajmëruan se më kërkonin në degën e brendshme. Kryetari I degës sa më pa tha: “Ku je se po na shkatërron rininë”. I thashë se ajo ishte një këngë pogonishte. Pas pak më nxorri prangat dhe tha do t’i kisha vendosur në vend, por përpara se ti vë ty, duhet t’ja vendos fëmijëve tanë që e dëgjonë gjithë ditën këtë këngë. Pas festivalit të 11-të u izolova totalisht nga Asambli për10 vjet. Kudo që shkonin jashtë, provat i bëja unë, deri ditën e fundit, dhe më pas gjenin dikë tjetër, mua më izoluan totalisht.
A ju survejonin si edhe ekipet e sportit?
Si mund të mos survejoheshim? Na vinin pas deri në shtëpi. Mua më kanë ndenjur 6 javë përpara shtëpisë sepse ëm ksihte ardhur djali I tezes nga Dibra e Madhe. Edhe kur ikinim jashtë na shoqëronin punonjës të sigurimit, ata silleshin si shokët tanë.
Përse gjithmonë ju jepnin vetëm çmimin e dytë dhe të tretë?
E dija gjithmonë që merrja ose çmimin e dytë, ose çmimin e tretë. Në festival nuk shkoja, isha i bindur që çmimin e parë nuk e merrja, shkoja vetëm në prova. Atë natë shkova me një shok të pinim fërrnet. Më pas u nisëm për në shtëpi, e kishim harruar festivalin. Kur shkoj në shtëpi e gjeta gruan të mjeruar, si gjithmonë kur ishte festivali. Ajo ishte konsulentja ime në muzikë, vinte nga një familej me shumë kulturë, në familejn e saj flitej vetëm frengjisht. Në atë kohë po jepeshin çmimet. U dhanë 3 çmime të treta dhe unë po shpresoja të dytin ta merrja unë. Kur dha çmimin e parë kam përplasur në tokë një pjatancë të madhe që e kisha blerë në Turqi. Kërkova pak alkool për ta pirë, kisha vetëm alkool dezinfektimi në shtëpi dhe atë e piva. Në atë moment ra zilja, shohim një klasë mature. Nuk di sa gëzim të madh kam ndjerë, sesi më trajtuan për atë çmim që mora. E mbaj mend Fatbardhin (Kadilli) që erdhi me disa djem dhe vajza dhe kemi qendruar përgjithë natën bashkë. Ishte suprizë e këndshme.
Cili është zëri që ju ka bërë më shumë përshtypje?
Vaçe Zela, Irma Libohova, Luan Zhegu dhe Parashqevi Simaku, për mua këta janë zërat më të mirë. Parashqevia ëhstë zeri femëror më i mirë i këngës së lehtë shqiptare dhe Luan Zhegu zëri më i mirë i mashkull i këngës shqiptare. Janë të paparsëritshëm.
Si u bëtë pjesë e filmit “Sex and the city”?
Unë shkoj shpesh tek një restorant që quhej Broadway. Shkova të më dëgjonte shefi i kuzhinës në prani të disa muzikantëve për të më marrë në punë. Ishte ditë e shtunë, dimër. Pasi luajta një pjesë të gjithë më duartrokitën fort. I thashë bosit nëse do të punoja atje apo jo. Më tha do të punosh, por varet sa e do rrogën. Më tha të punoja 6 netë në javë dhe nëse nuk bën gabime do të ikësh i fundit ky restorant, i fundit do të iki unë që do të mbyll restorantin. Punova 12 vjet dhe fitova një vlerë që nuk do ta kisha fitur kurrë në Shqipëri. Chris i “Sex and the city” vinte shpesh atje dhe i duhej dikush që luante me firzamonikë. Më pas mora pjesë edhe në 2-3 filma të tjerë.
Në shumë foto jeni me bashkëshorten. Kaq shumë e doni?
Jemi me shumë fat që kemi gjetur njëri-tjetrin. E kam parë rastësisht me shoqet në Liceun Artistik. Ishte ashtu siç dëshiroja unë të ishte një grua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat e braktisur shtëpitë e dikurshme...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e Partisë Socialiste, ka zgjedhur të...

Agim Bajko në mbështetje të Eljo Hyskos: Ngritje kapacitetesh në industrinë kreative dhe start-up

Pas një periudhe jashtë vëmendjes së jetës publike, ikona e humorit dhe satirës Agim Bajko rishfaqet në mbështetje tëangazhimit qw deputeti Eljo Hysko ka...

Flora Nika, nga biznesi në politikë

Nuk është një emër i panjohur ai i Flora Nikës, juriste në profesion dhe sipërmarrëse e njohur në vend. Prej shumë vitesh vajza nga...

Më shumë artikuj të ngjajshëm