E diel, 18 Prill, 2021

7 Marsi, si sakrificë drejt shtetformimit!

Duhet të lexoni

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Ana Abdi

7 Marsi i ne shqiptarëve… Rruga e sakrificës për dije, ardhmëri të ndritur, sakrificës për liri e shanse të barabarta ekonomike si dhe sakrificës për të mbrojtur trojet e lirinë…Vlerat mbi të cilat duhet të ngrihet një komb…

Sot në 7 Mars të gjithë urojmë mësuesit tanë… mësuesit e klasës së parë, ata që na kanë lënë mbresa e që kanë ndikuar tek njeriu që ne jemi sot… Kush e ka bërë me një mesazh privat e kush me një status pubik… unë këtë vit zgjodha të uroj secilin nga mësuesit privatisht, pasi është shumë private ajo ç’ka një mësues ka zgjuar e frymëzuar tek ty, ndoshta pa e ditur dhe ai vetë…

Ne shqiptarëve na duhet si popull të jemi mirënjohës për mësuesin si institut e si figurë… Ishin sakrificat e pandalura të patriotëve e arsimdashësve ato që me përpjekje bënë që më 7 Mars 1887 të hapej Mësonjëtorja e parë shqipe… atëherë mësuesia nuk ishte profesion, por mision ku shpërndahej drita për të edukuar brezat që do të çonin Shqipërinë aty ky i takonte, në lavdinë e historisë së saj… Duhet pranuar që me gjithë anët negative që pati e solli shteti komunist, ai diti t’ia ngrejë vlerën e ta shndërrojë në një idhull mësuesin e pedagogun… 7 Marsi i vitit 1887 nuk përbënte vetëm dëshirën për dije, por përmes dijes, përçonte përpjekjen e intelektualëve shqiptarë për një shtet laik e të pavarur…

7 Marsi shënjon dëshirën e ne shqiptarëve për të bërë progres, për të qenë të barabartë mes qytetarëve të tjerë evropian, dëshirën e përpjekjen tonë për një jetë më të mirë, për liri e mundësi ekonomike të barabarta… Kështu filloi, më 7 Mars 1991, me nisjen e anijes “Legend” drejt Brindizit. Ato pamje rrënqethëse kanë brenda brengat e popullit tonë, shpresën e dëshirën e paepur për t’u bërë si gjithë qytetarët e tjerë të Evropës, të zhvilluar… Ne si shqiptarë gjithmonë e kemi pasur së brendshmi e pjesë tonën vlerat më të mira evropiane, gjithmonë kemi besuar tek këto vlera e këtë e treguan pamjet e atyre anijeve. Anije të mbushura me njerëz që nuk dinin ku shkonin, çfarë do bënin e çfarë i priste në anën tjetër të detit, por që hypën në to besimplotë, se do t’i prisnin vëllezërit italianë me të cilët bashkkëjetonin nëpërmjet televizorit që e shikonin fshahurazi…
7 Marsi 1991 shënjon sakrificën e dëshirën e shqiptarëve për progres, një sakrificë që ishte brenda tyre e që në rastin e parë që ju dha e ndërmorën pa e menduar dy herë, udhëtuan me shpresë dhe ia dolën… Ja dolën shqiptarët të zenë vendet e tyre krah nxënësve më të mirë në shkolla e fakultete, si punonjës të dalluar në ndërtim, në katerdra universitetesh, në institucione të thjeshta e në ato më prestigjozet, si sanitarë, si specialistë e punonjës shembullor, si drejtues e si sipërmarrës, shembuj e modele në komunitetet ku jetojnë e punojnë. Shqiptarët ja dolën që me shpresë e nga hiçi të jenë të barabartë me bashkëqytetarët europianë, ja dolën të jenë ambasadorët më të mirë të vlerave të kombit tonë…

7 Mars 1998, në Prekaz të Kosovës u vra Kryekomandanti dhe themeluesi i UÇK-së, Heroi Adem Jashari. Vdekja e tij, sakrifica e tij si dhe e familjes Jashari e shumë atdhetarëve e dëshmorë të tjerë, shënoi e shenjoi shumë në përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj drejt lirisë dhe pavarësisë… Sot, sa herë që kujtohet Kosova e lirë dhe e pavarur nuk mund të mos mendosh Adem Jasharin, një hero që jeton në krenarinë e memorien e çdo shqiptari… Adem Jashari nuk është vetëm simbol kombëtar i qëndresës e sakrificës për liri, por mësues i gjithë kombit që sakrifica e sotme është e vogël krahasuar me dhuratën që u bëhet brezave, jetesën në një shtet të lirë e të pavarur… Ai sakrifikoi jetën, nuk jetoi si frikacak e servil në shërbim të armikut, as ju desh të hiqej si patriot e të fliste në emër të atdhedashurisë… Ai tregoi me vepra dashurinë për vatanin e Kosovën, qëndroi dhe fizikisht vdiq si burrë por jeton në çdo zemër shqiptari, është fytyra e Kosovës e përpjekjet e sakrificat e çdo shqiptari për liri…

7 Marsi ndër vite ka qenë dita kur kanë kulmuar sakrificat e shqiptarëve drejt vlerave më të larta të shtetformimit, dijes, dëshirës për progres e liri, vlera të cilat duhet të jenë themelet për ngritjen e shtetit që ne të gjithë synojmë të përcjellim tek brezat…

Mirënjohje sakrificës së shqiptarëve ndër vite…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat e braktisur shtëpitë e dikurshme...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e Partisë Socialiste, ka zgjedhur të...

Agim Bajko në mbështetje të Eljo Hyskos: Ngritje kapacitetesh në industrinë kreative dhe start-up

Pas një periudhe jashtë vëmendjes së jetës publike, ikona e humorit dhe satirës Agim Bajko rishfaqet në mbështetje tëangazhimit qw deputeti Eljo Hysko ka...

Flora Nika, nga biznesi në politikë

Nuk është një emër i panjohur ai i Flora Nikës, juriste në profesion dhe sipërmarrëse e njohur në vend. Prej shumë vitesh vajza nga...

Më shumë artikuj të ngjajshëm