E diel, 18 Prill, 2021

Si u përshtat Sfida IDEA 2020 me COVID-19?

Duhet të lexoni

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’

Programi “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Promovimi i Punësimit, Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri” (ProSEED) financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Projekti mbështet Ministrinë Shqiptare të Financave dhe Ekonomisë (MEF), Zyrën e Kryeministrit (ZKM) dhe Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

 

“Sfida IDEA” është pjesë e programit GIZ-ProSEED dhe fokusohet në inovacion dhe sipërmarrje. Qëllimi është të rrisë aftësitë sipërmarrëse mes pronarëve të NMVM-ve të reja ose atyre ekzistuese, të cilët synojnë të zgjerojnë biznesin e tyre për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në tregun kombëtar dhe global. Ky projekt ekzekutohet nga CEFE International dhe PEM Consult, në bashkëpunim të ngushtë me AIDA dhe sektorin privat. Gjatë procesit do të krijohet Rrjeti i Mentorëve dhe Engjëjve të Biznesit.

 

Rreth 1500 start-up inovative  kanë marrë pjesë në Sfida IDEA gjatë 2018, 2019 dhe 2020. Ata kanë zhvilluar  kompetencat e tyre sipërmarrëse dhe aftësitë për biznes, kanë gjeneruar ide novatore, dhe rreth 600 prej tyre kanë hartuar një plan biznesi bindës. Janë hapur rreth 350 biznese të reja, mbështetur 240 biznese ekzistuese, dhe janë krijuar rreth 500 vende të tjera pune.

 

450 nga 1700 aplikantë u përzgjodhën të përfitojnë nga Sfida IDEA 2020, e organizuar si sfidë kombëtare e përbërë nga 6 sfida rajonale, në Vlorë, Shkodër, Berat, Korçë, Elbasan e Tiranë.
180 \sipërmarrës u përzgjodhën të marrin pjesë në Modulin për kompetencat e avancuara të biznesit dhe 170 prej tyre hartuan nje plan biznesi bindës.

 

Si?: “ Sfida IDEA” përmes metodologjisë CEFE ka përmirësuar shërbimet e zhvillimit të biznesit në Shqipëri. CEFE është një metodologji me pjesëmarrje të lartë e orientuar drejt veprimit dhe e përdorur në më shumë se 70 vende të botës. Kjo metodë përfshin përvojën teorike dhe praktike për të lehtësuar zhvillimin e ideve dhe planeve të qëndrueshme të biznesit.

 

Jeta  e përditshme, dhe ajo profesionale në nivel global ndryshoi në mënyrë të menjëhershme dhe drastike për shkak të COVID 19 dhe masave për të kufizuar shpërndarjen e tij. Kjo situatë e pa jetuar më parë, kufizoi jetën e gjithkujt dhe e orientoi drejt një mënyre të re të jetuari dhe të komunikimit dhe lidhjes përmes platformave online. Në këtë situatë, skuadra IDEA dhe 450 pjesëmarrësit e Sfida IDEA 2020 u përshtatën me këtë realitet të ri duke sjellë edhe risi ne fushat si më poshtë: sigurimi dhe ruajtja e shëndetit të të gjithë pjesmarrësve, trajnerëve, këshilluesve dhe mentorëve përmes hartimit dhe zbatimit të protokollit për masat ndaj COVID në çdo aktivitet të SFIDA IDEA, pasurimi i programit të trajnimit me një modul për sipërmarrës rezilient,  të aftë për t’iu përshtatur tregut dhe kërkesave të konsumatorëve, webinar dhe diskutime në panel online, rikonceptimi i fundjavave me mentorët, si dhe organizimi i finales së SFIDA IDEA në një format hibrid.

Gjatë prillit dhe majit 2020, ekipi IDEA zhvilloi “Vlerësim i Shpejtë i Ndikimit të Koronës” për një grup të synuar prej 33 alumni të projekti IDEA, të cilët kishin/kanë pasur një biznes prej të paktën 1,5 vitesh. Rezultatet e sondazhit dhe gjetjet nga studimi shërbyen për hartimin dhe zbatimin e strategjive të reja në mbështetje të bizneseve të prekura prej tyre. Së shpejti do jemi duke ofruar mbështetjen e duhur!

Rreth 200 sfidantë të përzgjedhur të vazhdojnë sfidën IDEA patën mundësi të ndjekin Webinare dhe diskutime në panel për sektorët e TIK, Prodhimtari dhe Artizanat, Shërbime, Bujqësi dhe Agro-Përpunimi, si edhe Turizëm; me sipërmarrës dhe ekspertë të huaj e shqiptarë mbi sfidat dhe mundësitë qe shkaktoi COVID 19. Pjesëmarrësit morën një perspektivë më të gjerë mbi mundësitë dhe sfidat në lidhje me sektorin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Ekspertët dhe pjesëmarrësit arritën në përfundimin se të kuptuarit e nevojave të klientit, kreativiteti, fleksibiliteti dhe një rrjet i mirë i kontakteve ndihmojnë në zbutjen e sfidave.

Gjatë kohërave të vështira dhe të pasigurta që shoqëruan fillimin e pandemisë në Shqipëri, bizneset në këtë sektor vazhduan të punojnë rregullisht duke përmbushur çdo nevojë të konsumatorit. Kështu, ndërmarrjet në bujqësi dhe agropërpunim ishin më afër se kurrë me konsumatorin.

Turizmi është një ndër sektorët më të prekur gjatë pandemisë, e ekspertët shqiptarë dhe gjermanë ndanë përvojën e tyre dhe theksuan faktin se turizmi i brendshëm do të luante një rol vendimtar si gjenerues i të ardhurave për sektorin gjatë vitit 2020. Një mësim i rëndësishëm nga diskutimi ishte se faktorët kryesorë të suksesit në qasjen ndaj krizës janë bashkë-krijimi, fleksibiliteti, përshtatshmëria dhe besimi.

Tre ekspertë shqiptarë patën një diskutim mbi sfidat e sektorit të shërbimeve. Ata nënvizuan se cilësia e shërbimeve, standardet, inovacioni në shërbime, çmimet e arsyeshme dhe fokusi te klientët ndihmojnë bizneset të përmbushin këtë sfidë dhe të kapërcejnë kohërat e krizës.

Një mësim i rëndësishëm nga diskutimi në panel mbi sigurinë e ushqimit, veçanërisht për bizneset gastronomike që duan të qëndrojnë në treg dhe të kapërcejnë krizën që ka shkaktuar Covid-19, ishte theksimi i faktorëve si në vijim: konsumatorët, sigurimi i menuve fikse, shpërndarja e ushqimit në destinacion pa kontakte dhe nevoja për planin B në çdo rast.

U përgatit një protokoll sigurie që do të zbatohej gjatë trajnimeve në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe rregullores shqiptare. Protokolli i ri përfshinte nënshkrimin e vetëdeklaratës nga ana e trajnerëve, pjesëmarrësve, dhe mbikëqyrësve të higjienës. Maska një përdorimshe, higjenizues duarsh dhe termometra dixhitalë u siguruan nga projekti gjatë trajnimeve. Shërbimi katering, gjithashtu, u përshtat me paketa individuale të ushqimit. Grupet e pjesëmarrësve u zvogëluan me rreth 15 pjesëmarrës në klasë. Të gjithë trajnerët e përfshirë në Sfidën IDEA morën pjesë në një sesion informues për protokollin e ri të masave kundër COVID-19.

Moduli që vijoi, Eksplorimi i Tregut u përshtat me nevojat e pjesëmarrësve dhe u përqendrua në qëndrueshmërinë e biznesit dhe menaxhimin e krizave. Ky modul u integrua në programin e trajnimit, për të stimuluar sipërmarrësit e rinj të vlerësonin edhe njëherë zgjidhjen që ata duan të ofrojnë në treg, dhe ta përshtatnin atë me realitetin e ri, si dhe për të zhvilluar aftësitë e menaxhimit të krizës.

Ceremonitë e çertifikimit janë momente për të celebruar arritjen, punën këmbëngulëse dhe përkushtimin e sipërmarrësve të rinj. Skuadra IDEA zgjodhi të udhëtonte në secilin prej rajoneve në mënyrë që të ruanim shëndetin dhe jetën e secilit.

Eksperti ndërkombëtar për mentorimin, Klaus Kammermaier, ofroi trajnimin online sipas nivelit të trajnerëve senior dhe atyre të rinj përgjatë 7 seancave. Ky modul synonte forcimin e komptencave të mentorimit, krijimin e një marrëdhënie të shëndetshme midis mentorëve dhe të mentoruarve, si dhe lidhjen e mentorëve të rinj dhe atyre të angazhuar me IDEA. Ne jemi krenarë me grupin e mentorëve që në mënyrë vullnetare dhe profesionale, kanë ndihmuar me njohuritë dhe dijet e tyre.

40 pjesëmarrës të zgjedhur përfituan mentorim nga rreth 40 mentorë. Vizitat në biznese të zgjedhura në grupe të vogla, në përputhje me rregullat e sigurisë, u shoqëruan me aktivitete në natyrë, të cilat krijuan mjedis shumë të favorshëm për t’u njohur nga afër me mentorin apo sipërmarrësin e preferuar. Open talk ofroi një mjedis të sigurt në ajër të pastër, dhe një larmi mundësish për sipërmarrësit për të folur e konsultuar me mentorë nga fusha dhe eksperienca të ndryshme. Paneli i bankierëve ofron gjithmonë mundësinë e artë për sipërmarrësit për të pasur këshillat dhe opinionet e tyre pa shkuar në bankë!

Sfidantët e IDEAs manifestuan edhe njëherë vullnetin për të marrë fatin në duart e tyre, besimin për të ndërtuar një të ardhme në vendin e tyre, dhe angazhimin për të realizuar idetë e tyre me hartimin e një plani biznesi bindës, dhe me fillimin e biznesit, apo krijimin e produkteve të reja për tregun shqiptar, dhe jo vetëm.

Finalistët kanë marrë pjesë në 8 muaj intensiv inkubimi te Sfida IDEA 2020, 10 ditë trajnim interaktiv për biznesin me  trajnerët CEFE, 2 muaj me këshilltarët e biznesit për hartimin e planit të biznesit, dhe 2 muaj me mentorët për të njohur nga afër realitetin shqiptar të biznesit. Programi i trajnimit kombinon teorinë me praktikën, të mësuarit përmes eksperiencës (metoda CEFE), koncepte të lean start up, dizajn thinking, dhe sipërmarrës rezilient.

Në finale 16 finalistët e përzgjedhur përfaqësues të gjashtë rajoneve Vlorë, Berat, Korçë, Elbasan, Shkodër, Tirana do të prezantojnë përpara jurisë me përfaqësues nga sektori privat. Organizimi i finales së SFIDA IDEA në një format hibrid, ku finalistët festuan nga afër së bashku me të ftuarit e nderit Shkëlqesia e tij Ambasadori Gjermen Z. Peter Zingraf, Zv. Ministren e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Dajna Sorensen, drejtore e programit të GIZ-ProSEED, virtualisht u bashkuan mbi 15000 ndjekës në livestream.

135 sipërmarrës janë mbështetur nga skema e granteve IDEA. Të gjithë ata që marrin çertifikaten e trajnimeve IDEA, kanë përqasje të privilegjuar në skemën  e granteve IDEA, dhe të aplikojnë për mbështetje financiare për të përmirësuar proceset e tyre të biznesit – qoftë si një start-up ose si ide inovative biznesi për t’u integruar në një biznes ekzistues.

Ne jemi duke u përgatitur për të sjellë një ofertë inovatore dhe të avancuar për aspirantët që duan tënisin nje biznes gjatë vitit 2021.

Skuadra IDEA ka qenë shumë e angazhuar për realizimin e IDEA dhe suksesi i Sfida IDEA është e lidhur ngushtë jo vetëm me pjesëmarrësit, por edhe falë punës së trajnerëve, skuadrës, GIZ-ProSeed dhe partnerëve tanë, si Bashkia Tiranë apo ente të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat e braktisur shtëpitë e dikurshme...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e Partisë Socialiste, ka zgjedhur të...

Agim Bajko në mbështetje të Eljo Hyskos: Ngritje kapacitetesh në industrinë kreative dhe start-up

Pas një periudhe jashtë vëmendjes së jetës publike, ikona e humorit dhe satirës Agim Bajko rishfaqet në mbështetje tëangazhimit qw deputeti Eljo Hysko ka...

Flora Nika, nga biznesi në politikë

Nuk është një emër i panjohur ai i Flora Nikës, juriste në profesion dhe sipërmarrëse e njohur në vend. Prej shumë vitesh vajza nga...

Më shumë artikuj të ngjajshëm