Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’
Fantazma jote më flet në gjumë,
nëpër ëndrra më tërbon.
Çfarë kërkon prej meje me kaq ngulm?
Që me sytë e tu po më vështron.
Ende prej meje nuk je ndarë,
je aty në hidherime, gëzime.
Shpesh këto mendime vlejnë për të parë,
sa thellë je në greminën e zemrës sime.
Fantazma jote vallëzon me mua në gjumë,
në ëndërr thur vallen e saj madhështore.
Dhe sytë e kam të pamundur t’ja ndaj unë,
prej aureolës tënde ëngjëllore.
Mbrëmë gjithçka nisi e u venit,
prisja në ënderr siluetën bardhoshe.
Me sy të hutuar kërkoj e verbuar,
të kerkoja ty mbi çdo qoshe.
Por ti nuk erdhe, përsëri më braktise,
në kopshtin e ëmbël të marrezisë sime,
U largova me hidherimin që po më shastiste
Të gjitha dalëngadalë po shkrihen…
IRIS NURI
Gjimnazi: ‘PARTIZANI’