Nuk është një emër i panjohur ai i Flora Nikës, juriste në profesion dhe sipërmarrëse e njohur në vend. Prej shumë vitesh vajza nga Puka ka drejtuar agjencinë e saj turistike “Flora Travel” teksa e kemi parë edhe si aktore në filmat e Drilon Hoxhës.
Por qëllimi i saj është që të mos ndalet. Së fundi Flora i ka hyrë edhe politikës. Në zgjedhjet e datës 25 Prill , ajo do të kandidojë për deputete në Qarkun e Tiranës nën siglën e ADR (Aleanca Demokracia e Re).