Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat e braktisur shtëpitë e dikurshme në të cilat kanë lindur e janë rritur me dhjetra breza.
I tillë është dhe Plashniku. Një fshat i lënë në harresë, nga i cili u larguam qindra banorë, për të mos ditur më se kur do të kthehen.Një fshat i shtrirë në rrethin e Beratit, në krahinën e Ballollit.
Ndonëse kanë kaluar 30 vite që kur njerëzit filluan të largohen nga ky fshat, sot shihet një tjetër ndërgjegjësim dhe dëshirë. Banorët janë bërë bashkë për të investuar në të, duke u rikthyer tek banesat e dikurshme, për të kaluar aty jetën, por edhe për tu rikthyer fundjavave për pushim.
Mes pyejeve, e tokava pjellore, sot në Plashnik mungon rruga. Është pikërisht kjo një tjetër shtysë e banorëve të asaj zone të cilët janë bërë bashkë për të arritur që të kryejnë një investim të tillë me fondet e komunitetit, duke investuar gjithë secili nga një vlerë minimale për të arritur ta kryejnë sado pak atë.