E martë, 18 Maj, 2021

Bashkëpunimi midis Frashërit dhe Rahovecit një model dhe shembulli që jo vetëm duhet përgëzuar, por mbështetur dhe stimuluar.

Duhet të lexoni

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se...

Urimi i ministres Belinda Balluku për Fitër Bajramin: Vatrat tuaja qofshin të lumtura e të begata!

Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, ministrja Belinda Balluku ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një postimi...

 “Sikur të isha djalë” dhe “Pse?”, psikologjia dhe tragjizmi i personazheve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Ishte viti 1935 kur botohej “Pse?” e Sterjo Spasses dhe vetëm disa muaj më...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga
Tomorr Kotorri

Fejzo  Subashi


“Me dëshirën e mirë  ju kam sjell pak aromë nga vendlindja e vëllezërve
Frashëri, freskinë e ujit të bredhit të Hotovës  dhe shumëllojshmërinë e trëndafilave  të qytetit të Përmetit”—Kështu do ta niste  fjalën e përshëndetjes Kryetari i Shoqatës “Atdhetare kulturore mbarëkombëtare vëllezërit Frashëri“ Z. Tomorr  Kotorii, me rastin e dhënies së turtullit : “Qytetar Nderi i Komunës Rahovec”.  Vërtet ky çast ishte jo vetëm njëditë dhe gëzim i veçantë për  Z. Tomorri, por një dite gëzimi dhe vlerësimi për figurat dhe vendlindjen e Kombit. Z. Tomorri vjen nga një familje patriotike, pjesëmarrëse dhe me kontribute duke dhënë dhe gjak për Shqipërinë, ashtu si mijëra e mijëra vajza dhe djem të kësaj krahine,

Një vlerësim  të tillë e bëjnë ata njerëz që në thelb, në gjenezëdhe në damarët e tyre rrjedh gjaku i atdhedashurisë, mirësisëdhe përkushtimit ndaj Kombit.

Komuna e Rahovecit është jo vetëm  një luginë e bukur,  me një natyrë mahnitëse, me maja alpine  e mbuluar me kurorën e vreshtave pa fund, e cila  duket dhe shfaqet  me një peizazh  e një pamjeje magjepse si një amfiteatër natyror.      

Por kjo bukurie e Rahoveci bashkë me rrethinat është një nga qendrat më të lashta  e me  pasuri e potenciale historike kulturore e me traditë mjaft të spikatur,  si një vendbanim  i lashtë  antik, arkeologjik  i cili i përket periudhës së hershme  Romako- Ilire. Është pikërisht kjo arsyeja, e cila është edheAND-ja jonë Kombëtare.

Dhënia e këtij titulli është një nderim i madh, i cili në thelb ka detyrimin, respektin, bashkëpunimin, mbështetjen, dashurin dhe për  respektin reciprok por të domosdoshëm, të nevojshëm dhe shumë frytdhënës  midis këtyre zonave dhe krahinave të Kombit tonë..

Tituj të tillë tregojnë për fillimin dhe është në vazhdën e kontakteve dhe të bashkëpunimit që ka bërë  Komuna Frashër, Bashkia Përmet  me Komunën  Rahovec dhe komuna  Frashër, Bashkia Përmet   me shkollën “Mustaf Ibishi” Kramovik Njëpunë që kemi 14 vite që e kemi nisur, ku bashkëpunimi dhe mbështetje reciproke është ende prezent, ku përgjatë kësaj rruge deri më tani janë organizuar  veprimtari kombëtare dhe konferenca shkencore  në Frashër për çdo 25 Maj. Ajo qëkonfirmojmë sot në këtë ceremoni, është se në këtë bashkëpunim kemi nisur jo një rrugë që mbaron këtu, por vetëm fillimin ka këtu.

Ky bashkëpunim është  dhe si rezultat i mbështetjes që ka dhënë komuna  Rahovec  ndër vite, por në veçanti  Kryetari Komunës zoti Smajl Latifi, si dhe puna shumë këmbëngulëse dhe e dallueshme e mësuesit  Bekim Kelmendi,  dhe e të ndjerit mësues  Miftar Thaci. –Ky bashkëpunim flet për punën e madhe të bërë nga nxënësit,  mësuesit e  shkollës Mustaf Ibishi  si dhe për të gjithë stafin e komunës Rahovec dhe veçanti   Z. Qemal Krasniqi  që kanë marrë pjesë në këto evenimente kulturore që është organizuar në  Frashër.  Falënderoj edhe njëhere kryetarin e komunës Z. Smajl Latifi dhe kryesuesin e Asamblesë se kuvendit komunal z. Afrim Dino si dhe gjithëanëtaret  e kësaj  Asambleje  te kuvendit  komunal, nxënësit e shkollës” Gjon Buzuku “ Prizren  dhe nxënësit e shkollës “Jete e re “ në Suhareke , mësuesit dhe në vecanti mësuesin  përkushtuar Muarem Gashi , Sadik Shala të cilët kanë qenë të parët mysafir në  Frashër  nga Kosova, në këto veprimtari kombëtare dhe konferenca shkencore që kemi organizuar  duke e filluar nga 18 Qershori i vitit 2004 e ne vazhdim

Këto veprimtari atje në prehër të maleve nuk i bëri ndonjë fuqi çudibërëse, por i ka bërë vetë ndërgjegjja kombëtare që rron dhe do të rrojë në zemër të Shqiptarëve, veçanërisht në këto zona e krahina dhe kështu do të vazhdojmë dhe në të ardhmen.

Për të gjithë ne, vëllezërit Frashëri kanë qenë e do të mbeten simbol i dashurisë e krenarisë  kombëtare. Është rasti ndoshta më unikal në botë që nga një kupë qiell i Frashërti, kësaj kryeqendre të Dangëllisë, kësaj. ”Meke “ të Shqipërisë, të dalin nga një derë e vetme tre Viganë  të mendimit e të veprimit kombëtar,  tre simbole që do t’i kishte zili çdo komb i kulturuar .  Poeti atdhetar nga Zagoria Andon Zako Çajupi, pate shkruar: “Si Naimi s’ka të tjerë”. Kjo do të thotë se dhe “si Frashëri s’ka të tjerë”, se zor se mund të gjendet një tjetër fshat që t’i ketë dhënë kombit tre kolosë të historisë dhe të kulturës së tij: burrin e shtetit dhe diplomatin Abdyl Frashëri, Poetin Kombëtar, Naim Frashëri, ideologun dhe shkencëtarin Sami Frashëri, pa veprën e të cilëve nuk mund të kuptohet rilindja e kombit tonë, ajo lëvizje e madhe politike, mendore e kulturore, që e nxori kombin shqiptar nga robëria shekullore në udhën e lirisë. Frashëri ka  historinë e lavdinë e vet. Është zona, që ndër të parat ,ka zgjuar  frymën kombëtare dhe që ka ndikuar fuqishëm për të ngjizur kombin shqiptar.    Me një histori mbi 600 vjeçare, i dokumentuar  rreth viteve 1431-1432.  Lulëzimin me te madhe ekonomiko shoqëror Frashër e ka pasur ne gjysmen e dyte te shekullit te XIX. Ai numëronte 375 shtëpi  me 22 lagje dhe 20 dyqane.  Frashëri cilësohej si  qyteti i dytë i kazasë së Përmetit .. Në vitet e stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit  në  Teqenë e Frashërti 1878 deri në 1880 u mbajtën dy kuvende ndërkrahinore të vilajetit të Janinës.  Kuvendi i parë u mbajt në fund të Maj  1878 ,u protestua kundër vendimeve  të traktatit të Shën Stefani si dhe   shprehen vullneti per faorminin  e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit  dhe u caktuan delegatët që do të përfaqësonin Shqipërinë e jugut në mbledhjen historike të Prizrenit. Ideja e formimit të qeverisë së përkohëshme u hodh në kuvendin  e dytë   që u realizua në  Janar të vitit 1881,me kryeministër Ymer Prizreni  dhe me ministër të jashtëm Abdyl Frashëri.   Kjo vatër e shenjtë  ishte jo vetëm shkolla e dijes  dhe e mësimit të gjuhës shqipe por ajo u bë dhe selia e degës  të Lidhjes Shiptare  Prizrenit për Shqipërinë jugut. Në këtë vatër të shenjtë  morën  mësim edhe vëllezërit Frashëri, Frashëri sipas historianit frashërlli prof. Kristo Frashëri ka njohur një  zhvillim e lulëzim ekonomik deri në vitin1914, edhe më pas  nuk u kujdes kush për Frashrin,  megjithatë ai ka arritur të mbijetojë  deri në ditët tona  sado i regjur  e i braktisur

Komuna Rahovec  është një qendër   me kulture dhe traditë mjaft të spikatur sa të lashtë po aq edhe të më vonshme. Me turizëm rekreativ si Kanionet e  luginës së Drinit të  Bardhë . Në qendër të qytetit dhe në rrethinat e tij ka monumente historike  arkeologjike dhe etnografike të vjetra  e të nderuara mbi 400 vite më parë . Turizmi kulturor është bazuar kryesisht në trashëgiminë Antike,  arkeologjike , Etnografike si Kulla e Sahatit e ndërtuar në vitin 1791 dhe disa objektet si shtëpi tradicionale,  shpella dhe ndërtesa të kulteve fetare të cilat janë të shekullit  XIV dhe të shekullit  XVI.  Si dhe  e veçante për nga rëndësia,  janë dhe depot e mëdha të verës, në qendër të qytetit .

Në këtë qendër të lashtë dhe të rëndësishme të Kosovës, me arsim kulturë dhe bujqësi të zhvilluar , banorët e saj janë    punëtore dhe mikpritëse të dashur dhe të respektuar   të cilët çmojnë vendlindjen dhe atdheun, janë shembull në punimin e tokës bujqësore dhe në kultivimin e hardhisë dhe prodhimeve të verërave, dallohet në rajon dhe është ballkoni  vreshtarisë   për Kosovën.

Lufta e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës ishte lufta për liri dhe pavarësi, ishte një luftë që i hapi faqe të re Kosovës. Ishin bijtë e Rahovecit dhe  të gjithë Kosovës  që rrokën armët  për liri dhe pavarësi  ishin këta të rinj dhe të reja,  dhe gjithë populli i Kosovës, që sakrifikuan gjithçka  edhe veten që Kosova të Çlirohej dhe të fitonte Pavarësinë.  Dëshmorët ranë në luftë që të mos u grabisnin  vatanin e të parëve.  Dëshmorët dhe heronjtë nuk ranë për këngë, por u bënë kënga e luftës për liri.  Për lirinë e atdheut është nder të japësh gjënë më të shtrenjtë, jetën.  Gjithë këta të rënë gjithë ky gjak, gjithë këto vuajtje  të popullit tonë dëshmojnë  se sa  shtrenjtë  e paguam lirinë  dhe pavarësinë e Kosovës tone te dashur .  Lavdi 146  Dëshmorëve të Rahovecit.  Lavdi 2500 Dëshmorëve të  Kosovës.  Lavdi Dëshmorëve të kombit.  I përjetshëm kujtimin i tyre.

Ish komuna e Frashërti,  bashkia  Përmet dhe  shoqata “atdhetare kulturore mbarëkombëtare vëllezërit Frashër”  ka punuar dhe po punohet në vazhdimësi për ruajtjen e  traditave  të shquara  atdhetare dhe kulturore. Në bashkëpunim me Ministrinë e   Kulturës,    Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe me shoqatën “Tomori” të Skraparit,  Komuna Rahovec dhe shoqata “Zëri Dardan” Rahovec  si dhe me nxënësit e shkollave të mesme  Prizren dhe Suharekë  nga Maji i  viti 2004 deri në vitin 2011  si dhe në vazhdimësi  deri 30 në tetor  2020 janë organizuar  çdo 25 Maj në ditëlindjen e Naimit 19 veprimtari kombëtare dhe konferenca shkencore  për figurat e shquara  të historisë, vëllezërve  Frashër si dhe të patriotët e tjerë që ka nxjerrë  kjo trevë. Organizimi i këtyre  veprimtarive  kombëtare dhe konferencave shkencore  kanë    për  qëllimi përveç vlerësimit në vijueshmëri të jetës dhe veprës bijve të mëdhenj  të Frashërti dhe Shqipërisë, por njëherësh edhe një thirrje për të ruajtur e lartësuar emrin e Frashërti dhe për sensibilizimin e shqiptarëve, të shtetit dhe kombit që, me projekte të veçanta, të mbështesin e ndihmojnë fuqishëm Frashrin me qëllim që ai të kthehet   në një qendër historike  – turistike – muzeale—  Ndërsa këtë vit  me 25 maj 2021 do të, organizojmë në   Frashër veprimtarinë  kombëtare  kulturore-shkencore me temë:  

“Vëllezërit Frashër dhe  Lasgush Poradeci ”,si dhe –Poeteka  Frasher”.        

 Nën shembullin e intelektualëve pishtarë Si Naim Frashëri, Sulejman Krasniqi. Fahredin Shehu, Sami Frashëri, Jusuf Gërvalla,  Ukshi Hoti, Ymer  Prizreni , Sulejman Vokshi, Abdyl Frashëri, Isa Boletin dhe  Adem Jashari  e të tjerë le të na prijnë udhën tonë  të përparimit  dituria,  atdhedashuria e përkushtimi për punë të çmuara në shërbim të atdheut dhe të njerëzimit.   Ky titull më obligim më shumë për   komunën  Rahovecit. Obligim më shumë për te punuar për  bashkinë tonë Përmet dhe në veçanti për Frashrin . Obligim më shumë për të punuar për atdheun tonë të përbashkët Shqipëri,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se...

Urimi i ministres Belinda Balluku për Fitër Bajramin: Vatrat tuaja qofshin të lumtura e të begata!

Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, ministrja Belinda Balluku ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare...

 “Sikur të isha djalë” dhe “Pse?”, psikologjia dhe tragjizmi i personazheve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Ishte viti 1935 kur botohej “Pse?” e Sterjo Spasses dhe vetëm disa muaj më vonë “Sikur të isha djalë”...

Letra e një të panjohure

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' Dashuria është një ndjenjë e pastër që shumë shkrimtarë rreken ta përcjellin në mënyra të larmishme e sa më...

Kompozim/Koka e prerë e Ali Pashait në kamare

Kompozim/Koka e prerë e Ali Pashait në kamare Euro Rrasa Fakulteti i Arteve të Bukura Programi – Skulpturë Universiteti i Arteve, Tiranë

Më shumë artikuj të ngjajshëm