E enjte, 23 Shtator, 2021

Tre variante, kë kryeministër mund të dekretojë presidenti Meta pas zgjedhjeve të 25 prillit? Shpjegimi shterues i Kristaq Kumes

Duhet të lexoni

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nuk pritet të jetë aq i thjeshtë emërimi dhe dekretimi ikryeministrit të ri që del nga zgjedhjet e 25 prillit. Me ndryshimet kushtetuese presidenti I republikës nuk dekreton përkryeministër që del nga ajo forcë politike që merr më shumëmandate se forcat e tjera, por ai që del nga ajo parti apo koaliconqë arrin të zotërojë 71 mandate ose më shumë. Ish-kryetari iKQZ Kristaq Kume, sqaroi me detaje të gjitha variantet mbrëmënë emisioninDekalogtë gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24. Ai dha të gjitha opsionet e mundshme që mund të ndodhinpër të cilat ka shumë rëndësi aleancat e partive por që ajo qëmund të ndodhë si fenomen negative është trafikimi i deputetëvenga njëra forcë politike në tjetrën për të ndihmuar emra tëndryshëm për të qenë kryeministër. Pra, duket se pas betejës sëvotës më 25 prill, në politikën shqiptare do ketë një betejë tjhetërmes forcave potlike që nis më 26 prill dhe mbaron më 12 shtator për të arritur numrin 71 të mandateve. Ndiqni sqariminshterues të ekspertit të zgjedheve Kristaq Kume.

Zoti Kume, kë dekreton presidenti i Republiëks sikryeministër pas zgjedhjeve të 25 prillit mbi bazën e rezulteteve?

E ka të zgjidhur kushtetuta. Ajo shprehet se presidenti iRepublikës emëron për kryeministër, pra personin që do drejtojëqeverinë, pra dekreton, kandidatin që i vjen nga partia osekoalicioni që zotëron shumicën e mandateve në kuvend.

Që do të thotë?

Që do të thotë se kushtetuta nuk i referohet rezultatit tëzgjedhjeve që ti japë të drejtë partisë ose koalicionit që fiton mëshumë mandate. Kushtetuta nuk i shkon këtij. Kushtetuta thotëse çon emrin te presidenti partia ose koalicioni që zotëronshumicën e mandateve në kuvend. Dhe jo partia ose koalicioniqë fiton zgjedhjet ose është i pari. Jo. Por që zotëron. Që do tëthotë se nga momenti kur shpallet fituesi.

Zoti Kume, marrim një rast hipotetik konkret. Kur PS merrmë shumë mandate se forcat e tjkera politike, por nuk ka kaluar 50 për qind të votave, pra nuk ka arritur 71 mandate. Si dekretohet kryeministri?

E marrim nëse PS fiton 68 mandate. PS nuk dërgon dot emër përkryeministë te presidenti për ta dekretuar ai nëse nuk bëhetbashkë me të edhe tre deputetë të tjerë që të bëhen 71.

E dërgon por nuk e dekreton presidenti?

Jo. Nuk ka të drejtë fare. Nuk e dërgon dot emrin.

Domethënë te presidenti shkon vetëm ai emër përkryeministër që ka 71 vota?

Shkon ai që e dërgojnë, demethënë ai grup deputetësh që mundtë jenë deputetë të një partie ose koalicioni.

Marrim një rast tjetër hipotetik. Fjala vjen, nëse PS merr 68 mandate dhe plus 3 deputetë të Lëvizja për Ndryshim. A e dërgojnë këta emrin te presidenti?

Po, këta e bëjnë 71 dhe e dërgojën emrin te presidenti. Presidentie dekreton atë dhe ai I dekretuar nga presidenti si kryemnsuërduhet të vijë në parlament të marrë votëbesimin në parlament.

Por parlamenti aktual është në punë deri në shtator?

Këto veprime fillojnë të bëhen vetëm pas konstituimit tëkuvendit të ri. Nuk bëhen përpara këto veprime. Domethënëkonstituohet kuvendi më 12 shtator, vetëm atëherë kuvendarëtqë kanë fituar mandate nga zgjedhjet e 25 prillit duhet të bëhennëse nuk ka asnjë parti që ka marrë 71 mandate, duhet të bëhënbashkë 71 mandate dhe këta 71 të dërgojnë emrin te presidenti. Dhe pasi presidenti nxjerr dekretin, ky emër vjen në kuvend dhetë marrë mandatin Mund të ndodhë që këta 71 ishin dakordderisa çuan emrin dhe nuk janë më dakord. Ky emër bie.

Prandaj zoti Kume, një focë politike duhet të fitojë patjetër71 mandat që të quhet e sigurtë që nxjerr kryeministrin qëmund ta dekretojë presidenti?

Po.

A ekziston mundësi që presidenti të thërrasë për tëdekretuar kryeministrin forcën e parë politike që ka dalënga zgjedhjet për ta ngarkur që të dekretojë kryeministrin?

Në Kosovë ndodh kështu që presidenti thërret për të dekretuar sikryeminstër nga forca që fiton më shumë mandate në zgjedhje. Në Shqipëri jo.

Marrim një shembull tjetër hipotetik. PS merr 68 mandate por nuk arrin të bashkojë më shumë mandate. Ndërkohë qëPD bën 71 mandate bashkë me LSI. Atëherë kë dekretonpresidenti?

PD ka të drejtë të dërgojë emrin për kryeministër të presidenti. Sepse kushtetuta thotë që jo partinë e parë që ka fituar më shumëmandate, por që zotëron 71 mandate e më shumë. Që do të thotëqë nga dita kur del rezultati përfundimtar dhe dy partitë e mëdhanuk kanë arritur të kenë 71 mandate, këto katër muaj këto punëdo bëjnë këta, do bëjnë aleanca dhe do gjejnë vota.

Zoti Kume kur ju shpjegoni kushtetutën në këtë rast e kenifjalën për koalicion parazgjedhor apo?

Jo. Nuk ka lidhje. Vetëmn nga parlamenti që ka dalë ngazgjedhjet.

Marrim një rast tjetër hipotetik. Po nëse PD ka 66 mandate, PS 64 mandate dhe LSI 10 mandate. PD vetëm nuk e dërgondot emrin. Kë dekreton presidenti?

Presidenti dekreton atë me të cilin shkon LSI. Ku të vejë LSI,ajo arrrin më shumë se 71 mandate.

Pra PD vetë nuk e dërgon dot.

Po. Duhet që të 76 deputetë të bien dakord që të mandadojnë njëkryeministër.

Po nëse PS arronë bëjë marrëveshje me disa deputetë dhearrin numrin 71?

Po. Vlen

Dhe më tej. Nëse kryeministri i caktuar nuk e merr mandatin, atëherë një grup tjetër deputetësh që do formohet me 71 deputetëdërgon emrin te presidenti. Dhe presidenti bën të njëjtën gjë. Ky emër vjen në kuvend dhe nëse nuk e merr mandatin e kryeministrit sepse nuk arrin të marrë votat as ky. Nëse edheemri i dytë nuk përfundon me sukses, atëherë parlamenti është aiqë emëron kryeministrin e ri. Kjo do të thotë që kuvendi bënpërpjekje të bëjë 71 vota që të nxjerr një kryeministër të cilin e votojnë. Dhe pasi e votojnë këta ia dërgon presidenti dhepresidenti jep ok dhe bënë vetëm noterizimin.

A ekziston munsia që kryeministër të caktohet një emërqë mund të mos jetë deputet?

Po.

Pra sa variante kemi?

Kushtetuta ka tre raunde. Raundi i parë kur duhen bërë bashkë71 deputet që nuk kanë rëndësi se të cilës parti kanë qenë që idërgojnë emrin presidentit dhe më pas votohet në kuvend. Raundi i dytë caktimi i emrit të dytë pasi bëhen 71 vota dhe qëia dërgojnë presidenti dhe kthehet në kuvend dhe i treti qëkuvendi cakton dhe voton dikë që mbështetet nga 71 vota. Nëseedhe në këtë rast nuk arrin kuvendi ta vototjë, vendi pas 45 ditëve kalon në zgjedhje reja parlamentare. Kjo ështëkushtetuta jonë. Në Kosovë është ndryshe. Atje presidentimandaton si kryeministër atë që përcakton partia që ka dalë e para nga zgjedhjet. Jo ajo që zotëron shumin, por që është e para. Nëese ai nuk arrin të thërrasë qeverinë, thërret partinë e dytë. Ne nuk e kemi kështu.

Presidenti Meta ka thënë se nëse PS fiton në mënyrë tërregullt zgjedhjet, më 26 prill jep dorëheqjen. Si zëvendësohet ai nëse largohet?

Kryetari i Kuvendit Gramos Ruçi merr edhe atributet e presidentit të Republiëks. Mban të dyja detyrat deri në shtatorkur konstituohet kuvendi i ri i dalë nga zgjedhet e 25 prillit.

Pra zoti Kume nga 26 prilli deri më 12 shtator Shqipëria do ketë dy parlamente, një që është në punë dhe një që pret tëfilojë punën?

Po. Kështu është, një që është në puë dhe një që pret të fillojëpunë. Sepse kushtetuta thotë që mandati i parlamentit është katërvjet. Dhe llogaritet afatit 4 vjar mbaron në të njëjtën ditë të tënjëjtit muaj, katër vjet nga hapja e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për herë të parë "Zajednicën" (asociacionin...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve të rrezikuara. Kjo kishte ardhur...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA deklaron se shpallja non grata...

Më shumë artikuj të ngjajshëm