E enjte, 23 Shtator, 2021

Komanda e votës për Bashën: Nuk mund të bëhesh kryeministër se të erdhi radha

Duhet të lexoni

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Gazeta Ora/ Ekskluzive nga Roland Qafoku

Ka një lexim më specifik vota popullore e 25 prillit përposfitores së Partisë Socialiste. Ajo ishte më shumë si një komandëpër kryetarin e Partisë Demokraktike Lulzim Basha. Nëse lexonsi rezultat final kjo votë konkludon në atë se askush nuk mund tëbëhet kryeministër në Shqipëri vetëm e vetëm sepse të erdhiradha. E gjitha historia politike e Lulzim Bashës në këto 8 vjetkëtë përshtypje të lë. Ai kurrë nuk arriti të krijojë besim, frymëdhe siguri që PD do kthehej në pushtet. Në Shqipëri mund tëbëhesh kryeministër sepse spikat, sepse krijon frymë, sepse bënbeteja, sepse edhe kur humbet ringrihesh dhe fiton. Por nukmund të bëhesh kurrë kryeministër vetëm për faktin se meqënëse ke qendruar tetë vjet në opozitë dhe ti ke zënë radhën. Kjo radhë të erdhi dhe tani mund ta fusësh veten në histori sikryeministri i 34-ët në historinë e shtetit shqiptar. Jo. Me votënqë hodhën shqiptarët në kutitë e votimit kjo nuk ndodhi me Lulzim Bashën dhe nuk mund të ndodhë me askënd. Prandaj ai duhet të largohet nga drejtimi I PD ashtu sic bëri edheparaardhësi i tij Sali Berisha.

BASHA, KY HUMBËS I MADH. 10 BETEJA QË NUK I FITOI

Lulzim Basha tregoi edhe në këto zgjedhje që ai është humbësimë i madh i Partisë Demokratike. Janë të paktën 10 beteja dheaksione politike që ai në këto 8 vjet vetëm i ka humbur. Nuk ka asnjë fitore të vetme dhe nuk ka asnjë garë që rezulton të jetësuperior. E para nisi në vitin 2015 kur me vendim të tij personal PD braktisi reformën terriotoriale. Nga kjo, Partia Demokratikevetëm humbi. Humbi për faktin se ndarja e territorit u bë e njëanshme dhe PS ndau në mënyr të gabuar shumë nga zonat qëi interesonin asaj. E dyta është humbja e zgjedhjeve lokale tëvitit 2015 duke shënuar një rekord historik negativ për PD nëhistorinë e zgjedhjeve pas rrëzimit të komunizmit. Beteja e tretëe humbur është marrëveshja e 17 majit të vitit 2017 mes tij dheEdi Ramës pa protestës së çadrës në bulevard, një marrëveshjeaspak transparente, me shumë pasoja për PD dhe që solli njëkoalicon gjysmë qeveritar që jo vetëm e dëmtoi këtë parti por e çoi në humbjen e katërt, atë të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017. Beteja e pestë ishte lënia pa mbështetje e protestës së kuksianëve për traun e rrugës së kombit dhe siç ka thënë edhe Sali Berisha me atë protest baza i dha leksionlidershipit të PD. Gabimi i gjashtë i madh i Lulzim Bashës ishtedjegia e mandateve të deputetëve të PD më 19 shkurt 2019 duke krijuar jo vetëm një precedent por duke marrë zemëriminekstrem të faktorit ndërkombëtar. E shtata ishte mosmarrja pjesënë zgjedhjet lokale të 30 qershorit vitit 2019 duke i dorëzuar PS të gjitha ato bashki që PD i kishte të sigurta, ndërkohë që mori zemërimin e dytë të madh të faktorit ndërkombëtar dhe duke krijuar një precedent po aq të rrezikshëm sa dorëzimi imandateve. E teta ishte dështimi për mbrojtjen nga shkatërrimitë godinës së Teatrit Kombëtar. Premtoi se vetëm nëse kalopninmbi trupin e tij ai teatër do shkatërrohej, por jo vetëem që kjondodhi por edhe mbështetja popullore nuk ishte e madhe. E nënta ishte dështimi i reformës zgjedhore që edhe si jurist nukarriti të gjejë mekanizma juridikë për të mos lejuar PS tëavantazhohej në shumë aspekte specifikisht në atë tëkolaicioneve. Humbja e dhjetë është ajo që i vulos të gjitha:humbja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit duke bërë që PD të jetë në moment kritik që nuk e ka patur as në vitin e keq 1997. Një bilanc që askush më parë si kryetar I PD nuk e ka patur siSali Berisha, Tritan Shehu, Eduart Selami e Azem Hajdari.

KRYETARI I ARDHSHËM

Por kush mund të jetë kryetari i ardhshëm në PD? Sigusrisht qëkëtë nuk mund ta vendos askush me një të rënë të lapsit apo me një emër të hedhur në ajër pse ashtu mendon ai. Lajmi i mirë dheqë i shërben PD është se nuk është një e dy por shumë nga ata qëkërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi PD. BujarNishani, Fatbardh Kadilli, Fatos Hoxha, Ibsen Elezi e të tjerëkanë dalë tashmë hapur që Basha duhet të jap dorëheqjen. Ata janë sigurisht të pakënaqurit e këtyre 8 viteve, por sigurisht qëjanë kritikues me të drejtë të tij. Ai humbi dhe ata rrjedhimishtkanë shumë të drejtë. Përjashtim bën Buajr Nishani, figura më e lartë në PD që kërkoi largimin e tij. Për vetë atë që ka afruarNishani nuk e ka bërë këtë as në zemërim e sipër e as përinteres. Karakteri i tij por edhe integriteti tregojnë qartë se BujarNishani e ka bërë këtë kërkesë dhe deklaratë për interes vetëm tëPD. Dhe Lulzim Basha duhet ta dëgjojë këtë thirrje. Por a mundtë jenë ata kandiaatë për kryetarë? Padyshim që po. Ajo që duhetnë këto momente është se vota e anëtarësisë së PD duhet të jetëkomanda që duhet të vendosë për kryetarin e ri.

TË LARGUARIT QË DUHET TË KTHEHEN NË SHTËPI

A mund të kuptohet Partia Demoratike e re me të larguar? Jo. Pavarësisht se çfarë ndodhi, pavarësisht se krijuan parti të rejaata duhet të kthehen atje ku e kanë nisur, në PD. JozefinaTopalli, Astrit Patozi, Arben Imami, e shumë e shumë të tjerë tëtjerë i kanë dhënë asaj partie. Sigurisht që edhe i kanë marrëshumë asaj, por nuk mund të themi kurrë që PD të rithemelohetpa bërë një bashkim të të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e saj. Kjo është pjesa më e vështirë e atij që do jetë pasardhës i LulzimBashës. Pa revansh, me frymë dhe me bahskim, lideri I ri I Partisë Demokratike duhet të arrijë të kthejë në PD të gjithë ataqë kanë qenë pjesë integrale e asaj. Ndryshe do të bëjë të njëjtëngjë dhe gabim që bëri Basha. Kjo nuk i vlen askujt.  

KANDIDATËT E PD, SHEHAJ NË POLE POSITION

Agron Shehaj është një fitues i madh I PD në këto zgjedhje. Duket se kjo nuk ka rëndësi huymbjen e rëndë pësoi PD. Por mund themi se vërtetë PD humbi zgjedhjet, por ama fitoinjë kandidat denjë për kryeatr. A mund jetë Agron Shehaj? Sigurisht këtë e vendos anëtërsia, por e vërteta është se kuotate tij këtë parti janë rritur shumë. Një djalë i ardhur ngaemigrimi, ka fituar beteja jetë, nuk e ka mbajtur askushme hatër, nuk e ka përkëdhelur njeri punët e tij, paku duhettëjetë një model se si duhet jetë kryetari I ri I PD. Një model Basha nuk e bëri dhe nuk e kishte kurrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për herë të parë "Zajednicën" (asociacionin...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve të rrezikuara. Kjo kishte ardhur...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA deklaron se shpallja non grata...

Më shumë artikuj të ngjajshëm