E hënë, 21 Qershor, 2021

Letër drejtuar z. Hygo                     

Duhet të lexoni

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar...

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se...

Urimi i ministres Belinda Balluku për Fitër Bajramin: Vatrat tuaja qofshin të lumtura e të begata!

Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, ministrja Belinda Balluku ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një postimi...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’

I nderuar z.Hygo,

Unë jam Kristi Balla, një 16 vjeçar nga një vend i vogël në Europë, nga Shqipëria.

Jam fansi juaj i madh dhe kam lexuar prej vitesh librat tuaj. Thuhet se çdo libër hap një derë të re nga e cila merr informacione nga më të ndryshmet. Kjo vihet re lehtësisht në librat tuaj. Nëpërmjet tyre kam marrë dije mbi periudhën e iluminizmit në Paris dhe mënyrat e sjelljes së parisienëve. Gjithashtu kam përfituar shumë mesazhe të vlefshme mbi jetën, si për shembull “Ki guxim për brengat e mëdha në jetë dhe durim për të voglat”, mbi miqësinë, dashurinë dhe vlerat e familjes.

Një nga veçoritë, të cilën do të doja ta specifikoja në këtë libër, do të ishte polisemia e fjalëve. Sigurisht gjatë përkthimeve kjo vritet, pasi lexuesit të huaj i serviret vetëm kuptimi dhe nuk lihet ta interpretojë veprën në këndvështrimin e tij. Por për një njohës të frengjishtes, këto fjalë të përzgjedhura marrin jetë, krahasimet bëhen më të gjalla dhe personazhet vizualizohen më qartë.

Gjithsesi, kjo letër nuk po dërgohet për të lavdëruar krijimtarinë tuaj, sukseset e së cilës janë të njohura. Kjo letër po dërgohet për të shuar disa nga pikëpyetjet e mia si lexues, të cilat më kanë lindur gjatë leximit të veprave tuaja. Së pari do të doja të dija se si i’u vjen frymëzimi për të shkruar një numër kaq të madh veprash. Mos ndoshta janë ngjarje që i keni përjetuar apo ndoshta i keni dëgjuar nga miqtë? Mund të jenë dhe zjarre të ndezura nga shkëndijat e momentit?

Siç e dimë, secili shkrimtar ka rutinën e tij të të shkruarit, për shembull Charles Dickens shëtiste përgjatë rrugëve të Londrës mbrëmjeve, duke mbajtur një bllok të kuq në dorë, në të cilin mbante shënime, të cilat më pas bëheshin pjesë e veprave të tij.

Ernest Hemingway  shkruante vetëm në mëngjes dhe ekzaktësisht 500 fjalë. Më pas ndalonte, edhe sikur të ishte në mes të një fjalie. Arthur Conan Doyle mbyllej në dhomën e tij për orë të tëra duke thurur misterin e rradhës për detektivin e tij, ndërsa J.K.Roëling i kristalizonte fantazitë e saj në mes të zhurmës dhe kaosit të një klubi. Po ju z.Hygo? Në ç’mënyra ndërtoni koreografinë e Esmeraldës, apo si skiconi jetën e së gjorës Kozetë?

Shpeshherë jemi ndeshur me përshkrime përbindëshash, si për shembull krijesat e ferrit të Dante Aligerit, apo deformimet e ndryshme njerëzore përmendur në horroret e Edgar Allan Poe. Sado të pështira të jenë këto krijesa për t’u imagjinuar, përshkrimet e tyre janë të arrira dhe të gjalla, pasi shpeshherë na shfaqet në kokë pamja e asaj krijese. Në vazhdim mund të them me siguri të plotë se dhe ju keni kampionët tuaj të frikës, me të cilët konkurroni me këta gjigandë botërorë. Duke filluar që nga i gjori Kuazimodo dhe deri tek fëmijët e gjorë në vazo tek ‘Njeriu që qeshi“. Ndërgjegjia më shtyn të pyes se si ia arrini? Si i‘a dilni të krijoni deformime kaq të gjalla, në kufirin e të konceptueshmes?

Z.Hygo, nëse i hedhim një sy kryeveprave tuaja do të vemë re, se kemi një gamë të gjerë temash, ku në disa nga të cilat jeni përpjekur të ruani pozicionin objektiv, por në disa të tjera keni shprehur hapur mendimin tuaj me sistemin e qeverisjes, me shoqërinë parisiene, me burokracinë e shumë çështje të tjera, të cilat për mendimin tim do të mbeten gjithnjë aktuale. Gjithësesi nuk keni shprehur mendimin tuaj në lidhje me fazat thelbësore të jetës: fëmijëria, adoleshenca, mosha e rritur dhe pleqëria. Ju i keni kaluar të gjitha këto faza të jetës. Nëse do të kishit mundësinë t’i bënit një dhuratë secilit brez, cilën do të zgjidhnit? Do të ishte ndonjë dhuratë, e cila do t’i ndihmonte në të ardhmen, apo do t’u jepte kënaqësinë e momentit?

Dikur një burrë i mençur tha:“Krijimi i së ardhmes duket si një ëndërr“. Dua të them se ky burrë i mençur motivoi një brez të tërë me krijimet e tij dhe kontribuoi në shumë studime historike. Ky burrë i mençur ndërmorri iniciativën, kur askush tjetër nuk guxonte të ngrinte kokën. Ky burrë i mençur jeni ju z.Hygo dhe unë ju falenderoj për horizontet që më keni hapur dhe këndvështrimet e reja që më keni dhuruar.

 

I juaji,

Kristi Balla

Gjimnazi  ‘‘Sami Frashëri‘‘

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve të rrezikuara. Kjo kishte ardhur...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA deklaron se shpallja non grata...

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se cili është pozicioni i Sali...

Më shumë artikuj të ngjajshëm