E martë, 22 Qershor, 2021

Mësimdhënia është art apo shkencë?

Duhet të lexoni

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’

Kjo është një pyetje subjektive. Shumë specialist të fushave të ndryshme kanë dhënë mendimet e tyre nëse mësimdhënia është art, shkencë apo të dyja bashkë. Disa specialistë shprehen se mësues nuk bëhesh, por lind i tillë.

A po flasim për mësimdhënien, domethënë aktin e qëndrimit para një grupi studentësh dhe shpjegimin e informacionit? A po po flasim për profesionin që ne e njohim sot si arsim? A i referohemi mësimdhënies si udhëzim i thjeshtë në të cilin një tjetër fiton njohuri? Përgjigja për këtë debat “ndoshta bie diku midis dy poleve” kështu thotë Olivia Gordon.

Arti i mësimdhënies përfshin jo vetëm njohjen e asaj se çfarë duhet të bëjmë dhe si ta bëjmë, por edhe të dimë se kur duhet ta bëjmë dhe në çfarë situatash nuk duhet ta bëjmë atë. Është ky lloj procesi që e tejçon mësimdhënien nga një bazë shkencore në një formë arti.

Ka shkrime të shkruara në pyetjen nëse mësimdhënia është një shkencë apo një art. Interesante, duket se shumë prej tyre theksojnë se mësimdhënia është njëkohësisht edhe shkencë edhe art. Një mësues nuk mund të jetë efektiv nëse nuk është në gjendje të integrojë si shkencën ashtu edhe artin e mësimdhënies. Njeriu mund të jetë një gjeni, por nëse nuk është në gjendje të komunikojë njohuritë e tij në mënyrë efektive, ai nuk mund t’i jap njohuri të tjerëve. Anasjelltas, mund të jetë një orator i shkëlqyer, i aftë për të hipnotizuar një audiencë, por ai/ajo duhet të ketë njohuri për lëndën, teoritë e të mësuarit dhe strategjitë e mësimdhënies, si dhe të kuptuarit e nevojave të nxënësve të tij, në mënyrë që të fitojë besimin që është thelbësor për krijimin e një mjedisi efektiv mësimi.

Mësimdhënia është një proces i cili planifikohet, drejtohet, organizohet nga mësimdhënësi sipas stileve të të nxënit dhe me pjesëmarrjen aktive të nxënësve, ku përvetësohen njohuri, përdoren metoda, teknika ndërvepruese, zhvillohen aftësitë, shkathtësitë, formohen shprehitë si dhe ndodh formimi tërësor i përsonalitetit të nxënësve. Sigurisht ai është një proces kompleks, veprimtari e rëndësishme shoqërore dhe me tepër përgjegjësi.

Mësimdhënia si art shikohet në aspektin e mënyrës, emocioneve që transmetohen nga ana mësuesit, ndërsa mësimdhënia si shkencë mbështetet tek procedurat që ndjek mësuesi, tek ana shkencore e përmbajtjes që ka teksti. Pra shikohet mësimdhënësi si individ, si qënie humane që merr dhe jep emocione, dhe si “makineri” që të jep dije shkencore.

 

Sipas Bardhyl Musait “ Nëse është mësimdhënia art, kërkon frymëzim, intuitë, talent e krijimtari dhe pak prej tyre mund të mësohen. Nëse është shkencë, mësimdhënia kërkon njohuri dhe shprehi që me të vërtetë mund të mësohen.”

Si konsiderohet procesi i mësimdhënies sipas autorëve të ndryshëm: si art apo si shkencë.

Duke nisur me Highet (1995), ai argumenton se mësimdhënia është art dhe jo shkencë. Mësimdhënia, sipas tij, përfshin emocione të cilat nuk mund të vlerësohen sistematikisht dhe njëkohësisht gjëra që nuk mund të mësohen. Për të mësimdhënia është si të pikturosh një pikturë ose të kompozosh muzikë, art që vetëm pak njerëz dijnë ta realizojnë.

Mësimdhënia konsiderohet art duke u bazuar në katër drejtime: mësim si burim i përvojës estetike, si e varur në përceptimin dhe kontrollin e cilësisë, si orientuese e aktiviteteve të rastësishme. Si përfundim, të mësuarit të një studenti, është një formë e artit. Thotw Elliot Eisner në librin e tij“ Imagjinata arsimore”

 

Mësimdhënia konsiderohet shkencë nga shumë të tjerë të cilët japin arsyet e tyre pse duhet të merret një konsideratë e tillë. Gjatë mësimdhënies ndiqen procedura të ngjashme me ato që ndjekin shkencëtarët në veprimtaritë e tyre shkencore. Sipas Douglas Greer “mësimdhënia konsiderohet si shkencë, e realizuar prej tyre që përfshin kërkimet shkencore dhe modelet e inkorporuara të mësimdhënies”.

 

 

Gjatë mësimdhënies ne ndeshemi me situata të ndryshme dhe jo gjithmonë shkenca na vjen në ndihmë për ti zgjidhur, shpesh herë duhet të jemi kreativ, “artistë” për të dalë nga situata, për të manovruar me zgjuarsi duke shfrytëzuar situatën në të cilën ndodhemi në të mirën tonë.

 

Psikologu Silberman është shprehur: “Për të qenë të sigurt, mësimdhënia, ashtu si dhe praktika mjekësore, është shumë art, ajo kërkon ushtrimin e talentit dhe të krijmtarisë. Por ashtu si dhe mjekësia, ajo është ose duhet të jetë shkencë. Për këtë ajo përmbledh një repertor teknikash, procedurash dhe shprehish që duhet të përshkruhen, të transmetohen dhe të përmirësohen. Mësues i madh sikurse mjek i madh bëhet ai që shton krijmtarinë dhe frymëzimin tek ky repertor bazë”. Siç thuhet dhe nga Silberman idealja do ishte gërshetimi i tyre dhe jo mbajtja e njërës anë.

Shkenca e mësimdhënies është akumulimi i informacionit dhe përmirësimi i praktikave të mësimdhënies bazuar në informacionin e fituar. Akumulimi i informacionit mund të shikohet në tri nivele. Grupi më themelor i informacionit do të jetë marrja e njohurive në fushën e lëndës, në mënyrë që të jetë në gjendje të mësojë atë. Pa të, nuk ka asgjë për të mësuar.

Grupi tjetër i informacionit është ai që mund të merret nga studimi i hulumtimit të kryer nga të tjerët. Ekziston një “bazë shkencore për artin e mësimdhënies.” Për mësuesit, kjo bazë shkencore gjendet kryesisht në shkencat shoqërore, në hulumtimin mbi të mësuarit e krijuar nga disiplinat e psikologjisë, sociologjisë dhe komunikimit të fjalës.

Në përfundim mendoj se është e vështirë të zgjedhësh se çfarë është mësimdhënia, art apo shkencë, por jam e sigurtë se përgjigja më e mirë është ndërthurja e të dyjave. Mësimdhënia e mirë është një përzierje e zgjuar mes elementeve artistike dhe atyre shkencore.

Shkenca dhe arti janë të bashkuara dhe nuk mund të ndahen. Richard Bankert ka thënë: Mesuesit më të mirë janë artistët që njohin shkencën e mësimdhënies”.

Nuk ka mësimdhënie si art pa shkencë dhe nuk ka mësimdhënie si shkencë, pa art!

 

 

 

Ergi Hoxha

Master – Programi Kimi 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës,Tiranë

Associate Member at Royal Society of Chemistry,London

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve të rrezikuara. Kjo kishte ardhur...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA deklaron se shpallja non grata...

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se cili është pozicioni i Sali...

Më shumë artikuj të ngjajshëm