E enjte, 23 Shtator, 2021

 “Sikur të isha djalë” dhe “Pse?”, psikologjia dhe tragjizmi i personazheve

Duhet të lexoni

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar...

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se...

Urimi i ministres Belinda Balluku për Fitër Bajramin: Vatrat tuaja qofshin të lumtura e të begata!

Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, ministrja Belinda Balluku ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një postimi...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’

Ishte viti 1935 kur botohej “Pse?” e Sterjo Spasses dhe vetëm disa muaj më vonë “Sikur të isha djalë” i Haki Stërmillit, e prej asaj kohe nisi të marrë formë edhe romani shqip. Përtej afërsisë kohore, këto vepra kanë pika të shumta takimi si në formë ashtu dhe në përmbajtje. Afërsia kohore kur janë shkruar i bën plotësuese të njëra-tjetrës në rrafshin dokumentues të psikologjisë së shoqërisë shqiptare të viteve 30′ të shekullit të kaluar. Mungesa e një kinemaje kombëtare apo e një teatri të spikatur ku të luheshin në skenë tragjeditë dhe komeditë e një shoqërie, i jep letërsisë përveç të drejtës, edhe detyrën e pasqyrimit të asaj çfarë ishte dhe si ishte shoqëria shqiptare e asaj periudhe.

Në “Sikur t’isha djalë”, Stërmilli përdor një stil sentimental për të ndërtuar heroin e veprës, Dijen, dhe mjedisin që e rrethon, duke e futur personazhin në vorbullën e emocioneve dhe duke e kthyer në viktimë të patosit të vet, ndryshe nga Spasse që zgjedh të krijojë një personazh i cili është më tepër i dhënë filozofisë dhe e zhyt në ide metafizike duke e mbytur në dyshime ekzistenciale. Në dukje të largët këto personazhe tragjike janë krejt të afërt, të dy në kërkim të dashurive ideale por në forma të ndryshme, në luftën e pashtershme të unit të tyre me mbiunin social shtypës e mbytës të traditave shumë shekullore i bashkon thirrja e paparë dhe e padëgjuar për ndryshim, fati i shkruar keq. Mure të pakapërcyeshëm, dallgët e turmave që zënë përposhtë iniciativat individuale, kjo ështa tabloja që paraqitet.

Gjon Zaveri i Spasses pyet Pse?,dhe nuk merr përgjigje, edhe Dija e Stërmillit bën të njëjtën pyetje.
Gjoni kërkoi t’i përgjigjej dilemave delikate me filozofinë, kurse Dija me emocionet. Ai nuk diti t’i njihte ndjenjat rinore, kurse asaj i’u mohua arsimi dhe kultura, të dy pa të drejta të plota pëkundrejt jetës së tyre.

I ati i Dijes thotë: “Më nxive në sytë e  botës, duhet të pranosh fatin që unë kam caktuar për ty. Babai i Gjonit thotë: “Më nxive në sytë e fshatit, duhet të pranosh fatin që unë kam caktuar për ty. I njëjti refren ishte formësuar deri edhe në këngët dhe lirikën popullore, duke e bërë zakonin edhe më të fortë se ligji.

E çfarë është individi përveçse zgjedhja e tij, është maksima e filozofisë ekzistencialiste të Sartrit. Lira pra konsiston tek zgjedhja, zgjedhja të bën ai që je, përcakton njeriun. Por në mungesë së kësaj lirie cënohet dhe individi, pra këto vepra pasqyrojnë një shoqëri të ndërtuar jo nga një shumësi individësh, por në një shoqëri e cila vepron e gjitha si e tërë, ku ndërgjegjia individuale nuk ka pse ekziston, e kurdisur nga ajo kolektive e cila e ka përcakturën rrugën. Aty ku arsimimi është i pakët, zakonet bëhen të forta, në mungesë të së ardhmes kthejmë kokën pas. Turma merr një vajzë të botës dhe ta sjell në vatër duke të thënë me detyrim:“Ja, kjo është gruaja jote”. Dhe Gjon Zaveri çuditet sesi gruan që i’a caktoi bota nuk mund ta shihte deri në ditën e dasmës, nuk mund të bisedonte me të, nuk mund t’i jepte dhurata, nuk mund t’i zgjaste dorën për një kërcim. “I fejuari s’ka të drejtë se është turp”, ishte parimi që Gjoni duhet të respektonte për hir të zakonit. Dhe nga ana tjetër me Polën, vajzën e qytetit, fliste lirisht, kërcente dans, merrte e jepte dhurata, dhe nuk ishte as gruaja e tij. Një kontradiktë sa groteske aq dhe trishtë e përndjek atë deri në fund. Grotesku i Pse?-së  është realizuar në mënyrë të përkryer në skenën e Natës së kuvendimit  ku bëhet pazari për çmimin e blerjes së nuses së Gjonit, (a thua të jetë pra njeriu mall për shkëmbim, a thua po blihet një mushkë!). Në parakalimin nëpër fshat bashkë me nusen, ai duhet të ecte shumë përpara saj, por kur ai refuzon e ecën përkrah saj kjo sjell përshpëritje sikur një krisje e një mali të madh.

“Çdokush kënaqet me të ngjashmin”, thonë latinët, e kësaj pike i qëndron Dija e Stërmillit: përpara se ta bashkojnë fatin e jetës lypset të jenë njoftë, t’i kenë pajtue karakteret dhe të jenë dashunue me njeni-tjetrin. Përndryshe s’bajnë tjetër veçse krijojnë një ferr…” .A thua të ishte dëshmitare e parakalimit të Gjonit: “Pra ecja krah për krah me nusen: unë i veshur me rroba qytetare, ndërsa ajo veshur allakatunarçe!”.

Gjoni ishte një djalë i shkolluar, i ri e i lexuar, luante violinë, botëkuptimi i tij ishte tepër i gjerë për fshatin por familja e tij thotë: “Kjo vajzë që ne të zgjodhëm do të bëjë të lumtur”. Pra përsëri mbi-uni di më tepër, traditat e zakonet na qëndrojnë mbi dijen! Sa vlerë ka të dish kur nuk mund të zgjedhësh? “More, ajo është shënuar prej kohësh për ty; s’ke pse të bësh më cinci-pinci”.

Dija nga ana e saj habitet sesi i mohohet arsimi, pse një vajzë nuk mund të marrë atë djalë që do, pse i mohohet lumturia që ajo zgjedh, pse dikush martohet pa thënë “po”, pse i mohohet jeta. Pse-të e Dijes nuk janë naive, pyetjet që dalin nga goja e saj janë frustrimi shekullor i femrave. Pse-të e Dijes janë po aq të mëdha sa ato të Gjonit, por Dija nuk ka lexuar Gëten, Shopenhaurin, Tolstoin si Gjoni, dhe ajo përgjigjen e këtyre pyetjeve kërkon ta gjej brenda vetes, e për këtë tretet shpirtërisht, ndryshe nga Gjoni i  filozofisë që rënimi i vjen nga mendja.

Sipas pikëpamjes sime, Gjonin e Spasses nuk mund ta përcaktoj një personazh pesimist, siç është etiketuar gjërësisht, anipse një idealist s’mund të jetë i tillë, por një individ të dobët dhe fatalist. Personazhi i tij është një mpleksje e një inteligjence jokomode per moshën dhe e një ane emocionale krejt të turbulluar. Etikemimi i Gjonit si personazh pesimit ka sjellë në mënyrë krejt të gabuar që edhe vepra të përceptohet si e tillë. Jo përherë fryma e një vepre letrare përfaqësohet nga mendimet apo veprimet e personazhit kryesor, madje shpesh herë ato ide të përfaqësuara nga heroi mund të shërbejnë si tezë e nevojshme për t’u hedhur poshtë nga antiteza e veprës, e për të arritur më pas në sintezën përfundimtare, e cila jo gjithmonë është e nevojshme të jepet qartë nga autori.

Nuk ka më mirë sesa fjalët e Erich Fromm për të zbërthyer fundin e Dijes dhe Gjonit: “Sa më tepër ecja përpara drejt jetës të ketë pengesa, aq më e fortë është shtysa drejtë shkatërrimit. Sa më tepër jeta shkon drejt realizimit, më e vogël është forca shkatërruese. Shkatërrimi është rezultati i një jete të pajetuar”.

Renis Hyka
Programi Regji filmi
Universiteti i Arteve, Tiranë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për herë të parë "Zajednicën" (asociacionin...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve të rrezikuara. Kjo kishte ardhur...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA deklaron se shpallja non grata...

Më shumë artikuj të ngjajshëm