E martë, 22 Qershor, 2021

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Duhet të lexoni

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe me artin.
Në një status të tij, Berisha shprehet për shfaqen teatrale Boeing Boeing, një nga shfaqet kjo më të ndjekura nga publiku, por që zotëria në fjalë nuk ngurron që ta politizoj, ku përmend dhe emrin e aktores Rudina Dembacaj dhe bashkëshortit të saj. Gjë për të cilën ka reaguar Dembacaj.

Postimi i plotë:

I painformuar Z. Anonim i Z. Sali Berisha,
I mashtruari Z. Berisha,

Nuk kthej kurrë përgjigje për statuse të çdo lloji që kam ndeshur, jo se nuk i lexoj, por sepse mendoj që ky vend është i mbushur me shumë mllef që ti shtohem dhe unë.

Kam zgjedhur humorin dhe këtë mund ta dëshmojnë spektatorët e 158 shfaqeve të deritanishme të Boeing-Boeing. Do doja shumë që këtë shfaqje ta shihnin të gjithë dhe kemi bërë jo pak sakrifica për t’ja dalë mbanë.

Z. Berisha po të ishte i bindur se votat paguhen me të qeshura do kishte investuar më shumë në kohën e tij dhe ndoshta nuk do kishte humbur kurrë, por e vërteta përtej keqpërdorimit të një komedie është se njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikën, të gjithë kemi nevojë të qeshim e të gëzojmë.

Kjo shfaqje nuk është një monolog i Rudina Dembacaj e as nje duo me Mark Frrokun. Është produkt i një kasti të mrekullueshëm profesionistësh zgjedhur nga një regjizor i nderuar.

Jam e nderuar për familjen dhe burrin që kam në krah, për dashurinë që kemi për Pukën dhe gjithë Malësinë dhe do ta tregojmë sa herë që mundemi me kulturë apo dhe turizëm. Po ju çfarë bëni??!!

Unë jam malsore dhe nëse do ju kishin informuar më shumë mbi profilin tim ndoshta do ju vinte më natyrale të më përgëzonit e jo të më përdornit emrin pa të drejtë.

Një analizë mllefit të anonimit mbase dhe duhet t’ja kishit bërë pasi edhe në foton që ju vetë keni publikuar nuk ka asnjë organizim me fëmijë.

Z. Berisha, nuk po e marr shumë seriozisht këtë status se kuptoj që jam efekt kolateral i halleve tuaja, por kur të jemi sërish me data të sigurta të shfaqjes do ju ftojmë të na shihni personalisht se mbase ju ndihmojmë ta kaloni me të qeshura dhe ngarkesën tuaj negative.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve të rrezikuara. Kjo kishte ardhur...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA deklaron se shpallja non grata...

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se cili është pozicioni i Sali...

Më shumë artikuj të ngjajshëm