Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për herë të parë “Zajednicën” (asociacionin e komunave me shumicë serbe), UNMIK-u ka reaguar për ta kundërshtuar përmes një deklarate zyrtare të Michael Steiner, të dërguarit të posaçëm në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së (UNMIK-u: struktura e gabuar që detyrohet të pranojë gjënë e duhur). Në vijim deklarata e plotë e Steiner:
“Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Korniza Kushtetuese nuk parashikojnë institucione të bazuara mbi mono-etnicitetin”, duke shtuar më tej se asociacioni “nuk ka vlerë ligjore për Kosovën”.

Pra, përveç se Kushtetuta e Kosovës e ndaloi një gjë të tillë ku konstatoi se Zajednica shkel Kushtetutën në së paku 23 nene, edhe vet Michael Steiner, ish administrator i UNMIK-ut në Kosovë kishte kundërshtuar diçka të tillë.

Në dokumentin më poshtë mund të shihni diçka të tillë.